Goranxi
Përdhoset kryqi –
autorët të paditur
Eshtë thënë shpesh, që gjuha e urrejtjes e përdorur në mënyrë të papërgjegjshme nga media dhe politikanë, mund të japë fryte të hidhura, që mund të sjellin mjaft pasoja. Në këtë kuadër duhet parë edhe ajo çka ngjau në Goranxi, në datën 15 qershor. Natën persona të panjohur, por të vetëidentifikuar si ekstremistë nacionalistë, prishën mbishkrimet greqisht ndanë rrugës nacionale. Por, ata nuk u ndalën këtu: thyen e përdhosën edhe një konizmë dhe kryqin e saj.
Ky sulm ndaj besimit, duke bërë unifikimin e problemeve me sfond nacional me fenë, e ka burimin tek ajo papërgjegjshmëri që thamë më lart, e cila identifikon jo vetëm kombe “armiq”, por edhe besime të tilla, gjë që mund të jetë me pasoja të paparashikueshme edhe për një realitet pozitiv si ai shqiptar. Pema e harmonisë dhe e bashkëjetesës fetare është e brishtë dhe ka nevo- jë për kujdesin e të gjithëve për të qëndruar në këmbë.
Goranxi
Përdhoset kryqi –
autorët të paditur
Eshtë thënë shpesh, që gjuha e urrejtjes e
përdorur në mënyrë të papërgjegjshme nga me
dia dhe politikanë, mund të japë fryte të hidhura,
që mund të sjellin mjaft pasoja. Në këtë kuadër
duhet parë edhe ajo çka ngjau në Goranxi, në
datën 15 qershor. Natën persona të panjohur,
por të vetëidentifikuar si ekstremistë nacionalistë,
prishën mbishkrimet greqisht ndanë rrugës
nacionale. Por, ata nuk u ndalën këtu: thyen e
përdhosën edhe një konizmë dhe kryqin e saj.
Ky sulm ndaj besimit, duke bërë unifikimin e
problemeve me sfond nacional me fenë, e ka
burimin tek ajo papërgjegjshmëri që thamë më
lart, e cila identifikon jo vetëm kombe “armiq”,
por edhe besime të tilla, gjë që mund të jetë me
pasoja të paparashikueshme edhe për një realitet
pozitiv si ai shqiptar. Pema e harmonisë dhe e
bashkëjetesës fetare është e brishtë dhe ka nevo-
jë për kujdesin e të gjithëve për të qëndruar në
këmbë.