EmailFacebookKontakt

Përgjigje ndaj heshtjes dhe tendenciozitetit

Përgjigje
ndajheshtjes
dhe tendenciozitetit

– Gazeta REPUBLIKA shmang botimin e përgji- gjeve që i dërgohen, ndërkohë që nuk ngurron të botojë gjithfarë sajesash e akuzash ordinere –

D

uke u nisur nga shkrimi i datës 26 maj 2007, për vjedhjen e kambanës në kishën e shën Kollit të fshatit Shelcan, në gazetën “Republika”, mendova të bëj disa sqa- rime në adresë të kësaj gazete dhe autorit, z. Hyqmet Zane. Parapra- kisht duhet të sqaroj lexuesin se kjo përgjigje i është dërguar disa herë gazetës “Republika” dhe direkt kryeredaktorit të saj, por gjithçka është lënë në heshtje për shumë kohë dhe si përfundim jemi të bindur që nuk duan ta botojnë. Si arkitekt restaurator më duhet të them se shkrimi ka shumë pasa- ktësi, të cilat shtrembërojnë në më- nyrëtëdrejtpërdrejtëpunën ekryer nga Kisha për restaurimin e monumenteve të kulturës të kultit ortho- dhoks në Shqipëri. Kisha jonë, me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas nga donatorë të ndryshëm, miq të tij, ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në ndërtimin e kishave të reja, që janë objekte shpirtërore në shërbim të komunitetit të besimtarëve, por dhe në restaurimin e kishave monument.

Në shkrim mungon kultura dhe informacioni rreth temës për të cilën flitet. Autori, duke mos njohur historinë e ikonografisë shqiptare,

thotë se kisha është “pikturuar nga Konstandin Shpataraku (Onw- fn)”(?!). Kemi të bëjmë me persona të ndryshëm: Konstandin Shpataraku ka jetuar gati njëqind vjet pas Onufrit….

Në shkrimet e botuara vihet re mungesa e informacionit rreth te- mës për të cilën flitet dhe duken qartë e hapur tendencat negative që ka autori për të minimizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kontri- butin e Kryepiskopit Anastas për monumentet e kulturës në Shqipëri. Asnjë gjë nuk është e vërtetë në këto që thuhen në këtë shkrim kur dihet, jo vetëm nga besimtarët or- thodhoksë, por dhe nga njerëzit pro- fesionistë, të cilët merren me resta- urimet e monumenteve, që e vërteta është se me kujdesin e fondet e siguruara nga Kryepiskopi kanë inves- tuar për restaurimin e objekteve monumente kulture miliona euro.

Deri tani janë restauruar 82 objekte kishtare monument, kisha dhe manastire. Ka shumë kohë që pranë Kishës është ngritur Bër- thama e Trashëgimisë Kulturore, në të cilën specialistë të njohur dhe restauratorë të monumenteve të kulturës japin kontributin e tyre në restaurimet e këtyre lloj monume

nteve, si dhe bëjnë koordinimin e punës me Institutin e Monumenteve të Kulturës për bashkëpunimin bre- nda akteve ligjore.

Bashkëpunimi me Institutin e Monumenteve, duke filluar që në fillim të viteve ’90, ka qenë shumë i suksesshëm dhe vazhdon të jetë i tillë, sidomos kur për shkak të tran- zicionit është shumë e vështirë që shteti të gjejë fonde për të restauruar këto monumente. Projektet e restaurimit realizohen nga njerëz të licensuar për këtë fushë. Ato shqy- rtohen e miratohen nga Komisioni Kombëtar i Restaurimit dhe zbato- hen nga kompani të licensuara për restaurim, si dhe me një supervizim të ngushtë nga ana e Institutit.

Në qarkullim është dhe një libër shumë profesional: “Restaurimi i monumenteve të Kishës Orthodho- kse në Shqipëri”, i cili tregon në më- nyrë shumë të qartë për restaurimet që ka bërë Kisha Orthodhokse.

Duke u bazuar në sa më sipër, mendoj që ekziston një lloj dasha- keqësie e hedhur në këta artikuj për të lënë në hije gjithë këtë punë të bërë nga Fortlumturia e Tij, si dhe specialistët përkatës, por edhe indi- rekt IMK-në, me të cilin Kisha bashkëpunon ngushtë.

Së pari, këta shkrues duhet të dinë që objekti për të cilin flasim ka statusin e monumentit të kultu- rës të kategorisë së parë. Nuk është nevoja të diskutojmë rreth vlerave të tij, të cilat specialistët i dinë që shumë vite më parë. Por, në bazë të ligjit të trashëgimisë kulturore duhet të kihet parasysh që është IMK që duhet të kujdeset direkt për monumentet e kategorisë së këtij lloji, megjithëse duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjitha vështi- rësitë që ka ky institut, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha monumentet e Shqipërisë…

Nga ana tjetër, nga Kisha, për- veç restaurimeve të bëra që thamë më sipër, gjatë kohës që ne flasim janë nën restaurim 4 objekte monumente kulture, një kishë dhe tre manastire, si dhe janë në plan për t’u restauruar dhe shumë objekte të tjera dhe në një të ardhme jo shumë të largët do vijë radha për monumentin e përmendur, por fillimisht është e rëndësishme të merremi me ato në emergjencë, që nga çasti në çast mund t’i humbim përgjithmonë…

Për sa i përket vjedhjes së kam- banës është e mira të mos trumbe- tojmë nëpër artikuj që kambanat na qenkan ansambluar me metale të çmuara, gjë që nuk është e vërtetë, sepse krijojmë mundësi, si në rastet precedente, të vjedhjes së tyre .

Në fund, duke kërkuar për t’u distancuar nga çdo lloj ngjyrimi politik, klanor etj., ftoj shkruesit e këtyre artikuj ve të azhornohen me informacion të plotë pranë Bër- thamës së Trashëgimisë Kulturore, të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gentian Stratobërdha
Arkitekt Restanrator

Përgjigje
ndajheshtjes
dhe tendenciozitetit
– Gazeta REPUBLIKA
shmang botimin e përgji-
gjeve që i dërgohen,
ndërkohë që nuk ngurron
të botojë gjithfarë sajesash
e akuzash ordinere –
D
uke u nisur nga shkrimi i datës
26 maj 2007, për vjedhjen e
kambanës në kishën e shën Kollit
të fshatit Shelcan, në gazetën “Re­
publika”, mendova të bëj disa sqa-
rime në adresë të kësaj gazete dhe
autorit, z. Hyqmet Zane. Parapra-
kisht duhet të sqaroj lexuesin se kjo
përgjigje i është dërguar disa herë
gazetës “Republika” dhe direkt
kryeredaktorit të saj, por gjithçka
është lënë në heshtje për shumë
kohë dhe si përfundim jemi të
bindur që nuk duan ta botojnë. Si
arkitekt restaurator më duhet të
them se shkrimi ka shumë pasa-
ktësi, të cilat shtrembërojnë në më-
nyrëtëdrejtpërdrejtëpunën ekryer
nga Kisha për restaurimin e monu­
menteve të kulturës të kultit ortho-
dhoks në Shqipëri. Kisha jonë, me
fondet e siguruara nga Kryepi­
skopi Anastas nga donatorë të
ndryshëm, miq të tij, ka dhënë një
kontribut të madh jo vetëm në
ndërtimin e kishave të reja, që janë
objekte shpirtërore në shërbim të
komunitetit të besimtarëve, por dhe
në restaurimin e kishave monument.
Në shkrim mungon kultura dhe
informacioni rreth temës për të
cilën flitet. Autori, duke mos njohur
historinë e ikonografisë shqiptare,
thotë se kisha është “pikturuar nga
Konstandin Shpataraku (Onw-
fn)”(?!). Kemi të bëjmë me per­
sona të ndryshëm: Konstandin
Shpataraku ka jetuar gati njëqind
vjet pas Onufrit….
Në shkrimet e botuara vihet re
mungesa e informacionit rreth te-
mës për të cilën flitet dhe duken
qartë e hapur tendencat negative
që ka autori për të minimizuar në
mënyrë të drejtpërdrejtë kontri-
butin e Kryepiskopit Anastas për
monumentet e kulturës në Shqipëri.
Asnjë gjë nuk është e vërtetë në
këto që thuhen në këtë shkrim kur
dihet, jo vetëm nga besimtarët or-
thodhoksë, por dhe nga njerëzit pro-
fesionistë, të cilët merren me resta-
urimet e monumenteve, që e vërteta
është se me kujdesin e fondet e sigu­
ruara nga Kryepiskopi kanë inves-
tuar për restaurimin e objekteve
monumente kulture miliona euro.
Deri tani janë restauruar 82
objekte kishtare monument, kisha
dhe manastire. Ka shumë kohë që
pranë Kishës është ngritur Bër-
thama e Trashëgimisë Kulturore,
në të cilën specialistë të njohur dhe
restauratorë të monumenteve të
kulturës japin kontributin e tyre në
restaurimet e këtyre lloj monume­
nteve, si dhe bëjnë koordinimin e
punës me Institutin e Monumenteve
të Kulturës për bashkëpunimin bre-
nda akteve ligjore.
Bashkëpunimi me Institutin e
Monumenteve, duke filluar që në
fillim të viteve ’90, ka qenë shumë
i suksesshëm dhe vazhdon të jetë i
tillë, sidomos kur për shkak të tran-
zicionit është shumë e vështirë që
shteti të gjejë fonde për të restau­
ruar këto monumente. Projektet e
restaurimit realizohen nga njerëz të
licensuar për këtë fushë. Ato shqy-
rtohen e miratohen nga Komisioni
Kombëtar i Restaurimit dhe zbato-
hen nga kompani të licensuara për
restaurim, si dhe me një supervizim
të ngushtë nga ana e Institutit.
Në qarkullim është dhe një libër
shumë profesional: “Restaurimi i
monumenteve të Kishës Orthodho-
kse në Shqipëri”, i cili tregon në më-
nyrë shumë të qartë për restaurimet
që ka bërë Kisha Orthodhokse.
Duke u bazuar në sa më sipër,
mendoj që ekziston një lloj dasha-
keqësie e hedhur në këta artikuj për
të lënë në hije gjithë këtë punë të
bërë nga Fortlumturia e Tij, si dhe
specialistët përkatës, por edhe indi-
rekt IMK-në, me të cilin Kisha
bashkëpunon ngushtë.
Së pari, këta shkrues duhet të
dinë që objekti për të cilin flasim
ka statusin e monumentit të kultu-
rës të kategorisë së parë. Nuk është
nevoja të diskutojmë rreth vlerave
të tij, të cilat specialistët i dinë që
shumë vite më parë. Por, në bazë
të ligjit të trashëgimisë kulturore
duhet të kihet parasysh që është
IMK që duhet të kujdeset direkt
për monumentet e kategorisë së
këtij lloji, megjithëse duhet të jemi
të vetëdijshëm për të gjitha vështi-
rësitë që ka ky institut, i cili duhet
të mbajë përgjegjësi për të gjitha
monumentet e Shqipërisë…
Nga ana tjetër, nga Kisha, për-
veç restaurimeve të bëra që thamë
më sipër, gjatë kohës që ne flasim
janë nën restaurim 4 objekte monu­
mente kulture, një kishë dhe tre ma­
nastire, si dhe janë në plan për t’u
restauruar dhe shumë objekte të
tjera dhe në një të ardhme jo shumë
të largët do vijë radha për monume­
ntin e përmendur, por fillimisht është
e rëndësishme të merremi me ato
në emergjencë, që nga çasti në çast
mund t’i humbim përgjithmonë…
Për sa i përket vjedhjes së kam-
banës është e mira të mos trumbe-
tojmë nëpër artikuj që kambanat na
qenkan ansambluar me metale të
çmuara, gjë që nuk është e vërtetë,
sepse krijojmë mundësi, si në rastet
precedente, të vjedhjes së tyre .
Në fund, duke kërkuar për t’u
distancuar nga çdo lloj ngjyrimi
politik, klanor etj., ftoj shkruesit e
këtyre artikuj ve të azhornohen me
informacion të plotë pranë Bër-
thamës së Trashëgimisë Kulturore,
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë.
Gentian Stratobërdha
Arkitekt Restanrator