“Jeta juaj bën pjesë në planin e madh të Perëndisë”
Diplomohen studentët e vitit të katërt në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash
D
ata 14 qershor ishte një ditë e veçantë për studentët e vitit IV të
Akademisë Teologjike. Ata e filluan ditën me Liturgjinë Hyjnore të
kryesuar nga Hirësi Ilia Ketri, drejtor i Akademisë. Bashkëmeshuan
Hirësi Nikolla, atë Kozmai, atë Gjerasimi, atë Emanueli, dhjakon Spiro etj.
Në mesditë, të gjithë së bashku; klerikë, pedagogë, studentë, prindër
dhe të ftuar të tjerë, u mblodhën në sallën e Akademisë, ku pritën duke
psalur Famën e Kreypiskopit, Fortlumturinë e Tij, Prof. Dr. Anastasin.
(Vijon në faqen 2)
“Jeta juaj bën pjesë nëplanin e madh të Perëndisë”
(Vijon ngafaqja 1)
Ceremoninë e rastit e hapi Hirësi Ilia, i cili, ndër të tjera tha: “.. .Të da-
shur pjesëtarë të klasës 2007, kam nderin t’ju përgëzoj për diplomimin
tuaj dhe i lutem Perëndisë që t’ju bekojë në gjithë përpjekjet tuja në
shërbim të Kishës së Krishtit. Mos u ngatërroni me jetën e botës si
sekularistët, por imitoni dishepujt e Krishtit, që lanë rrjetat e tyre dhe
ndiqni Zotin, që t’ju tregojë peshkatarë njerëzish.”
Në përfundim të këtij udhëtimi katërvjeçar të studentëve të
sapodiplomuar, e mori fjalën edhe Kryepiskopi Anastas, i cili tha: “Bijtë
e mi, nuk është thjesht që ju keni marrë një diplomë, por me katër vitet
që keni kaluar këtu, jeta juaj futet në planin e madh që ka Perëndia.
Është shumë e rëndësishme që ne ta sjellim ndër mend këtë fakt, edhe
pse duket që jemi një grup i vogël, por jemi një grup që bëjme pjesë në
një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Me seriozitetin e duhur,
ne marrim pjesë në ripërtëritjen dhe transformimin e mbarë botës. Ka
rëndësi që ne ta mendojmë këtë fakt që të gëzohemi për misionin tonë
dhe t’i rezistojmë vështirësive e tundimeve që na ka ruajtur jeta më
vonë. Të gjithë jemi të vyer për Kishën. Dua t’ju uroj me gjithë zemër
që jeta juaj të jetë gjithmonë plot me praninë e Krishtit, plot me rrezatimin
e Shpirtit të Shenjtë, plot me aktivitet dhe me frytshmëri. Dua të them
atë që shpesh e përsëris dhe që përbën mbështetjen tonë.”
Të gjithë kaluan së bashku drekën në sallën e ngrënies së Akademisë,
ku harmonia, këngët, kujtimet e studentëve dhe prindërve të tyre e bënë
më të ngrohtë këtë ditë të bukur jo vetëm për të sapodiplomuarit, por
edhe për të pranishmit e tjerë.
Julia Pjetri