Manastiri është ngritur në kujtim të murgut shenjtor Kozma nga Etolia, i cili i përshkoi dy herë këto
krahina, më 1777 dhe 1779, për të ushtruar veprimtarinë e tij fetare dhe arsimore. Sundimtari i Beratit,
Ahmet Kurt Pasha, dha urdhër të vrisnin murgun Kozma. Vrasja u krye më 24 gusht 1779 dhe trupi i tij
u hodh në lumin e Semanit, i cili e nxori pranë fshatit Kolkondas, ku u varros në narteksin e kishës së
Shën Marisë dhe më vonë, për nder të tij, pranë kishës së Shën Marisë, u ngrit manastiri (12 maj 1814).