EmailFacebookKontakt

Hapi dyert kisha e re e Shën Gjergjit në Fier

Ti dielën, 22 prill, qindra besim- tarë u mblodhën në kishën e re të Shën Gjergjit, në qendër të Fierit. 40 vjet pasi ishte shembur dhunshëm kisha e vjetër, në të u krye Liturgjia e parë Hyjnore. Kishin ar- dhur me këtë rast përfaqësues të komuniteteve fetare, kryetari i ba- shkisë, prefekti, autoritete të tjera lokale e deputetë të zonës, si edhe besimtarë nga qytetet e tjera të Dioqezës së Beratit.

Meshuan me këtë rast Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Ignat, Episkopi i Apollonisë Nikolla dhe klerikë nga e gjithë Mitropolia.

Që kur erdhi në vendin tonë, Fortlumturia e Tij Anastasi tregoi një vëmendje të veçantë për këtë qytet. Madje, një nga kishat e para parafabrikat, që u ndërtuan për të plotësuar nevojat urgjente të viteve të para, u ngrit aty, në një cep të territorit të kishës së vjetër. Por, duke parë nevojat e mëdha të këtij qyteti me shumë besimtarë të për- kushtuar orthodhoksë, shpejt u nis nga puna për ringritjen e kishës së madhe. Projekti i saj u bë nga një studio shqiptare, e drejtuar nga arkitekti fierak Agron Jano, duke u përpjekur për të integruar në të tipare të kishës së vjetër. Kisha është e tipit bazilikë dhe ka një si-

Kremtim i gëzuar dhe solemn
për këtë ditë historike

(Vijon ngafaqja 1)

Kisha këtu. Kështu që ishte Kisha jonë e cila i kërkoi përsëri Patriarkanës Ekumenike të themelonte, të rivendoste Sinodin dhe Kryepiskopin.

Kryepiskopi Anastas u tregua gjatë gjithë këtyre viteve mbrojtësi, konsoliduesi dhe forcuesi i kësaj Autoqefalie. Siç e përmendi Kryepiskopi, Autoqefalia nuk është vetëm thjesht të qenit i pavarur nga kishat e tjera, sepse me kishat e tjera orthodhokse ne jemi të lidhur në mënyrë dogmatike, por Autoqefali do të thotë e pavarur nga çdo grupim që ndodhet jashtë apo brenda vendit, siç theksohet edhe te Tomosi, për të cilin shteti shqiptar i asaj kohe i dha garanci Patriarkanës, që nuk do të ndërhynte në çështjet e brendshme të Kishës. Pikërisht kjo ishte edhe një nga arsyet që Patriarkana dha Autoqefalinë. Kjo Autoqefali është e njëjta edhe sot, që shteti duhet të garantojë pavarësinë e brendshme të Kishës.

Unë, meqenëse kam sot rastin, do të shpreh falënderimin për Kryepiskopin, për veprën e tij të madhe jo vetëm në rindërtimin e Kishës, që është gjëja themelore, por edhe në forcimin dhe konsolidimin e kësaj Autoqefalie. Perëndia t’i japë jetë të gjatë, t’i japë fuqi për të mirën tonë dhe të mirën e Krishterimit kudo në botë”.

Luljeta Pjetri

përfaqe ndërtimi rreth 1200 m2 (më e madhja në vend), me lartësi në kupolë rreth 23 metra dhe në kambanore 30 metra.

Pas Liturgjisë Hyjnore i pari e mori fjalën Hirësia e Tij Ignati, i cili tha:

“Shumë i përndrituri Fortlu- mturi, të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare. Të dashur be- simtarë të pranishëm në këtë ceremoni festive.

Jemi mbledhur në këtë ditë festive për të përuruar këtë kishë madhështore që mban emrin e dëshmorit të madh Shën Gjergj Trofeprurësit. Erdhi dita e shumë- pritur nga themelet e këtij tempu- Ui, që regjimi ateist e shkatërroi, por nuk e zhduku besimin e nje- rëzve të thjeshtë tek feja jonë e ndritur e krishterë.

Në këtë moment historik me- ndja drejtohet tek paraardhësit, të cilët që në shekullin e parë pritën të dërguarit e parë, apo- stujt e Zotit. Si shën Pavlin, që shkeli edhe trojet e vendit tonë për të mbjellë kudo farën e kri- shterimit. E themi me krenari se zona e Myzeqesë u mbush nga (Vijon në faqen 8)

(Vijon nga faqja 8) të katër anët me kisha, manastire dhe objekte të tjera të shenjta… Të gjitha ato u bënë vatra të zjarrta të përçuarjes së dritës së arsimimit fetar dhe laik, të për- hapjes së kulturës dhe edukatës mbarëqytetare dhe të zhvillimit të pandërprerë të kësaj zone dhe më gjerë në të gjitha fushat.

Pikërisht për të vazhduar dhe forcuar këtë traditë të vyer të orthodhoksisë shqiptare Fortlum- turia e Tij, Kryepiskopi ynë i nde-. ruar Anastasi, u përkujdes me vendosmëri të veçantë për të ri- ngjallur këtë tempull të shenjtë mu në qendër të qytetit të Fierit, që është një pikë ndërlidhëse e jugut me veriun, e lindjes me pe- rëndimin. Prandaj të gjithë ne i shprehim mirënjohjen tone më të sinqertë dhe më të thellë për këtë dhuratë të paçmuar që po na jep me dashamirësinë dhe bamirë- sinë e tij të pafund në këtë ditë të ngazëllueshme. Ai me perso- nalitetin e tij të fuqishëm e të pa- diskutueshëm duke siguruar ndihma të pallogaritshme nga miqtë e tij të shumtë në mbarë botën gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë të mundur edhe lulëzi- min e vendit me gjithë këto vepra mbresëlënëse kishtare, arsimore, kulturore, mjekësore, zbukuruese.

Me këtë rast të paharruar i premtojmë solemnisht Kryepi- skopit tonë shumë të dashur se do të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për t’i mirëmbajtur këto dhurata të vye- ra dhe për të dhënë edhe ndih- mesën tonë në ngritjen e obje- kteve të reja kishtare në territo-

rin e dioqezës sonë të shenjtë.

Me këtë rast, si simbol të vogël të mirënjohjes sonë për bamirësitë e tij dhe në veçanti për këtë tempull të shenjtë, i ofrojmë një dhuratë simbolike, me kryqin e çmuar, meqenëse me anën e kryqit erdhi gëzimi në botë dhe gjithë të mirat me anën e kryqit. Meqë jeta e tij ishte një kryq dhe një ngjallje me bamirë- sitë e tij dhe kalimi i tij në botë dhe në këtë tokë të Shqipërisë ishte kalimi i bekimit dhe i bami- rësisë me anën e kryqit.

Dhe një herë ju falënderoj- më thellësisht nga zemra, ta gëzojmë në jetë të jetëve. Amin”

Pastaj të pranishmëve iu drejtua Kryepiskopi Anastas, i cili ndër të tjera tha:

“Hirësi të nderuar dhe vëlla Ignat, përfaqësues të komunite- teve fetare, miq shumë të dashur përfaqësues politikë dhe admi- nistrativë, mendoj që gjëja më vyer është të them motra dhe vë- llezër të dashur.

Më kujtohet 7 gushti i vitit 1991, kur për herë të parë erdha dhe bëra vizitë këtu në qytetin e Fierit. Nuk kishte mbetur asnjë shenjë nga kisha e mëparshme dhe e bë- më takimin e parë në shesh, mbi një podium. Që nga ajo kohë ka- luan mjaft vjet dhe shumë gjëra janë bekuar këtu në Shqipëri. Kur erdha këtu, shumica e kishave ishin shkatërruar dhe meshonim mes gërmadhash ose nën hijen e pemë- ve. Me hirin e Perëndisë dhe me dashurinë e sakrificën e shumë njerëzve, Zoti na bëri të denjë këto vite te jetonim një mrekulli të vër-

tetë. Shumë nga kishat e vjetra dhe manastiret ne i rindërtuam e i riparuam dhe sot në Shqipëri janë ndërtuar 141 kisha të reja dhe 150 kisha të tjera janë riparuar. Dhe mbi të gjitha këto mbizotëron kisha e Shën Gjergjit në Fier. Sot nuk është ende ceremonia zyrtare e përurimit, është një shërbesë që quhet hapja e dyerve që të fun- ksionojë për Liturgjinë Hyjnore, deri sa të bëhet përurimi.

Desha t’u shpreh mirënjo- hjen të njohurve e të panjohurve që kanë kontribuar për ngritjen e kësaj kishe. Dua t’i falënderoj të gjithë, arkitektët, inxhinierët sipërmarrësit që kanë kontribuar në ngritjen e saj. Si dhe qindra vëllezër nga Evropa, Amerika dhe Greqia që na kanë ndihmuar me dhurimin e shumave të kon- siderueshme. Këto kohët e fundit u shtuan edhe shandanët, ikono- stasi etj., që na lehtësuan punë dhe shumë nga ata që kanë kontribuar janë të panjohur për ju, por janë të njohur tek Perëndia për dashurinë dhe sakrificën që kanë treguar. Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përher- shme dhe e thellë.

Sot, kur jemi në një periudhë dekadence dhe rënieje, kemi gëzimin e madh që të çelim edhe një qendër tjetër shpirtërore, një kishë të tillë. Eshtë një qendër lutjeje, ngushëllimi, vëllazërimi, dashurie, për më tepër edhe një qendër komunikimi, me Perëndi- min, me njerëzit e tjerë, me gjithë botën. Se çdo kishë e re na lidh me mbarë kishat në botë që mbaj- në dhe lavdërojnë emrin e Tij. Eshtë një qendër që na lidh si

me të shkuarën edhe me të tash- men e të ardhmen. Na lidh me mba- rë njerëzimin e të gjitha kohëve.

Por është një fakt që të gjithë duhet ta kemi në mend, se sistemi që shkoi nuk shkatërroi vetëm kishat materialisht, por shkatë- rroi shpirtrat e njerëzve, besimin dhe shpresën brenda tyre. Ndaj kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Gjëja më e rëndësishme janë ato kisha që duhet të ndërtoj- më brenda nesh. Ka mijëra njerëz që presin ende që të mund ta njo- hin Perëndinë dhe të bashkohen me Të.

Uroj me gjithë zemër, që gjithsecili të ketë mundësinë që të njohë dhe të dojë sa më shumë Perëndinë. Le të frymëzohemi nga shembulli i ndritur i Shën Gjergjit, nga durimi, nga zemër- fortësia dhe forca që ai tregoi. Madje të ndriçohemi nga dashu- ria e tij shumë e madhe për Perë- ndinë e njerëzit.

Pra, me më shumë forcë dhe guxim në vazhdimin e jetës sonë. Duhet të përpiqemi që mbi vendin tonë të vijë bekimi i Perëndisë, që të zhvillohet një shoqëri e drejtësisë dhe vëllazërisë. Ju falënderoj të gjithëve dhe ju lus të përpiqeni që këtu në Fier dhe mbarë zonën të shkëlqejë drita e Kryqit dhe e Ngjalljes. ”

Në fund Kryepiskopi falënde- roi në mënyrë të veçantë Mitropo- litin Ignat për ditën e sotme dhe për gjithë këto vite, si dhe përmendi kontributin tij dhe të të gjithë mi- tropolitëve dhe episkopëve të tjerë në mbarëvajtjen e Kishës sonë.

Hapi dyert kisha e re e Shën Gjergjit në Fier
– Liturgjia e parë Hyjnore në të u krye nga Kryepiskopi Anastas i cili bashkëmeshoi me Mitropolitin e Beratit,
Hirësinë e Tij Ignatin dhe me Episkopin e Apollonisë, Hirësinë e Tij Nikollën –

i dielën, 22 prill, qindra besim-
tarë u mblodhën në kishën e
re të Shën Gjergjit, në qendër të
Fierit. 40 vjet pasi ishte shembur
dhunshëm kisha e vjetër, në të u krye
Liturgjia e parë Hyjnore. Kishin ar-
dhur me këtë rast përfaqësues të
komuniteteve fetare, kryetari i ba-
shkisë, prefekti, autoritete të tjera
lokale e deputetë të zonës, si edhe
besimtarë nga qytetet e tjera të
Dioqezës së Beratit.
Meshuan me këtë rast Kryepi­
skopi Anastas, Mitropoliti Ignat,
Episkopi i Apollonisë Nikolla dhe
klerikë nga e gjithë Mitropolia.
Që kur erdhi në vendin tonë,
Fortlumturia e Tij Anastasi tregoi
një vëmendje të veçantë për këtë
qytet. Madje, një nga kishat e para
parafabrikat, që u ndërtuan për të
plotësuar nevojat urgjente të viteve
të para, u ngrit aty, në një cep të
territorit të kishës së vjetër. Por,
duke parë nevojat e mëdha të këtij
qyteti me shumë besimtarë të për-
kushtuar orthodhoksë, shpejt u nis
nga puna për ringritjen e kishës së
madhe. Projekti i saj u bë nga një
studio shqiptare, e drejtuar nga
arkitekti fierak Agron Jano, duke
u përpjekur për të integruar në të
tipare të kishës së vjetër. Kisha
është e tipit bazilikë dhe ka një si-

përfaqe ndërtimi rreth 1200 m2
(më e madhja në vend), me lartësi
në kupolë rreth 23 metra dhe në
kambanore 30 metra.
Pas Liturgjisë Hyjnore i pari e
mori fjalën Hirësia e Tij Ignati, i cili
tha:
“Shumë i përndrituri Fortlu-
mturi, të nderuar përfaqësues të
institucioneve shtetërore, komu­
niteteve fetare. Të dashur be-
simtarë të pranishëm në këtë
ceremoni festive.
Jemi mbledhur në këtë ditë
festive për të përuruar këtë kishë
madhështore që mban emrin e
dëshmorit të madh Shën Gjergj
Trofeprurësit. Erdhi dita e shumë-
pritur nga themelet e këtij tempu-
Ui, që regjimi ateist e shkatërroi,
por nuk e zhduku besimin e nje-
rëzve të thjeshtë tek feja jonë e
ndritur e krishterë.
Në këtë moment historik me-
ndja drejtohet tek paraardhësit,
të cilët që në shekullin e parë
pritën të dërguarit e parë, apo-
stujt e Zotit. Si shën Pavlin, që
shkeli edhe trojet e vendit tonë
për të mbjellë kudo farën e kri-
shterimit. E themi me krenari se
zona e Myzeqesë u mbush nga
(Vijon në faqen 8)

Hapi dyert kisha e re e Shën Gjergjit në Fier

(Vijon nga faqja 8)
të katër anët me kisha, manastire
dhe objekte të tjera të shenjta…
Të gjitha ato u bënë vatra të
zjarrta të përçuarjes së dritës së
arsimimit fetar dhe laik, të për-
hapjes së kulturës dhe edukatës
mbarëqytetare dhe të zhvillimit të
pandërprerë të kësaj zone dhe
më gjerë në të gjitha fushat.
Pikërisht për të vazhduar dhe
forcuar këtë traditë të vyer të
orthodhoksisë shqiptare Fortlum-
turia e Tij, Kryepiskopi ynë i nde-.
ruar Anastasi, u përkujdes me
vendosmëri të veçantë për të ri-
ngjallur këtë tempull të shenjtë
mu në qendër të qytetit të Fierit,
që është një pikë ndërlidhëse e
jugut me veriun, e lindjes me pe-
rëndimin. Prandaj të gjithë ne i
shprehim mirënjohjen tone më të
sinqertë dhe më të thellë për këtë
dhuratë të paçmuar që po na jep
me dashamirësinë dhe bamirë-
sinë e tij të pafund në këtë ditë
të ngazëllueshme. Ai me perso-
nalitetin e tij të fuqishëm e të pa-
diskutueshëm duke siguruar
ndihma të pallogaritshme nga
miqtë e tij të shumtë në mbarë
botën gjatë gjithë këtyre viteve
ka bërë të mundur edhe lulëzi-
min e vendit me gjithë këto vepra
mbresëlënëse kishtare, arsimore,
kulturore, mjekësore, zbukuruese.
Me këtë rast të paharruar i
premtojmë solemnisht Kryepi-
skopit tonë shumë të dashur se
do të përpiqemi me të gjitha
forcat dhe mundësitë tona për t’i
mirëmbajtur këto dhurata të vye-
ra dhe për të dhënë edhe ndih-
mesën tonë në ngritjen e obje-
kteve të reja kishtare në territo-
rin e dioqezës sonë të shenjtë.
Me këtë rast, si simbol të
vogël të mirënjohjes sonë për
bamirësitë e tij dhe në veçanti
për këtë tempull të shenjtë, i
ofrojmë një dhuratë simbolike,
me kryqin e çmuar, meqenëse me
anën e kryqit erdhi gëzimi në
botë dhe gjithë të mirat me anën
e kryqit. Meqë jeta e tij ishte një
kryq dhe një ngjallje me bamirë-
sitë e tij dhe kalimi i tij në botë
dhe në këtë tokë të Shqipërisë
ishte kalimi i bekimit dhe i bami-
rësisë me anën e kryqit.
Dhe një herë ju falënderoj-
më thellësisht nga zemra, ta
gëzojmë në jetë të jetëve. Amin”
Pastaj të pranishmëve iu
drejtua Kryepiskopi Anastas, i cili
ndër të tjera tha:
“Hirësi të nderuar dhe vëlla
Ignat, përfaqësues të komunite-
teve fetare, miq shumë të dashur
përfaqësues politikë dhe admi-
nistrativë, mendoj që gjëja më
vyer është të them motra dhe vë-
llezër të dashur.
Më kujtohet 7 gushti i vitit 1991,
kur për herë të parë erdha dhe
bëra vizitë këtu në qytetin e Fierit.
Nuk kishte mbetur asnjë shenjë
nga kisha e mëparshme dhe e bë-
më takimin e parë në shesh, mbi
një podium. Që nga ajo kohë ka-
luan mjaft vjet dhe shumë gjëra
janë bekuar këtu në Shqipëri. Kur
erdha këtu, shumica e kishave ishin
shkatërruar dhe meshonim mes
gërmadhash ose nën hijen e pemë-
ve. Me hirin e Perëndisë dhe me
dashurinë e sakrificën e shumë
njerëzve, Zoti na bëri të denjë këto
vite te jetonim një mrekulli të vër-
tetë. Shumë nga kishat e vjetra
dhe manastiret ne i rindërtuam e i
riparuam dhe sot në Shqipëri janë
ndërtuar 141 kisha të reja dhe 150
kisha të tjera janë riparuar. Dhe
mbi të gjitha këto mbizotëron kisha
e Shën Gjergjit në Fier. Sot nuk
është ende ceremonia zyrtare e
përurimit, është një shërbesë që
quhet hapja e dyerve që të fun-
ksionojë për Liturgjinë Hyjnore,
deri sa të bëhet përurimi.
Desha t’u shpreh mirënjo-
hjen të njohurve e të panjohurve
që kanë kontribuar për ngritjen
e kësaj kishe. Dua t’i falënderoj
të gjithë, arkitektët, inxhinierët
sipërmarrësit që kanë kontribuar
në ngritjen e saj. Si dhe qindra
vëllezër nga Evropa, Amerika
dhe Greqia që na kanë ndihmuar
me dhurimin e shumave të kon-
siderueshme. Këto kohët e fundit
u shtuan edhe shandanët, ikono-
stasi etj., që na lehtësuan punë
dhe shumë nga ata që kanë kon­
tribuar janë të panjohur për ju,
por janë të njohur tek Perëndia
për dashurinë dhe sakrificën që
kanë treguar. Mirënjohja jonë
ndaj tyre do të mbetet e përher-
shme dhe e thellë.
Sot, kur jemi në një periudhë
dekadence dhe rënieje, kemi
gëzimin e madh që të çelim edhe
një qendër tjetër shpirtërore, një
kishë të tillë. Eshtë një qendër
lutjeje, ngushëllimi, vëllazërimi,
dashurie, për më tepër edhe një
qendër komunikimi, me Perëndi-
min, me njerëzit e tjerë, me gjithë
botën. Se çdo kishë e re na lidh
me mbarë kishat në botë që mbaj-
në dhe lavdërojnë emrin e Tij.
Eshtë një qendër që na lidh si
me të shkuarën edhe me të tash-
men e të ardhmen. Na lidh me mba-
rë njerëzimin e të gjitha kohëve.
Por është një fakt që të gjithë
duhet ta kemi në mend, se sistemi
që shkoi nuk shkatërroi vetëm
kishat materialisht, por shkatë-
rroi shpirtrat e njerëzve, besimin
dhe shpresën brenda tyre. Ndaj
kemi shumë për të bërë në këtë
drejtim. Gjëja më e rëndësishme
janë ato kisha që duhet të ndërtoj-
më brenda nesh. Ka mijëra njerëz
që presin ende që të mund ta njo-
hin Perëndinë dhe të bashkohen
me Të.
Uroj me gjithë zemër, që
gjithsecili të ketë mundësinë që
të njohë dhe të dojë sa më shumë
Perëndinë. Le të frymëzohemi
nga shembulli i ndritur i Shën
Gjergjit, nga durimi, nga zemër-
fortësia dhe forca që ai tregoi.
Madje të ndriçohemi nga dashu-
ria e tij shumë e madhe për Perë-
ndinë e njerëzit.
Pra, me më shumë forcë dhe
guxim në vazhdimin e jetës sonë.
Duhet të përpiqemi që mbi vendin
tonë të vijë bekimi i Perëndisë,
që të zhvillohet një shoqëri e
drejtësisë dhe vëllazërisë. Ju
falënderoj të gjithëve dhe ju lus
të përpiqeni që këtu në Fier dhe
mbarë zonën të shkëlqejë drita
e Kryqit dhe e Ngjalljes. ”
Në fund Kryepiskopi falënde-
roi në mënyrë të veçantë Mitropo-
litin Ignat për ditën e sotme dhe për
gjithë këto vite, si dhe përmendi
kontributin tij dhe të të gjithë mi-
tropolitëve dhe episkopëve të tjerë
në mbarëvajtjen e Kishës sonë.