EmailFacebookKontakt

Himnologjia dhe Muzika Bizantine, brenda adhurimit

Himnologjia
dhe Muzika

Bizantine,
brenda
adhurimit

“Perëndi është Zoti dhe u shfaq ndër ne…”, është ky tropar, i cili pa- raprin në Shërbesën e Mëngjesores dhe me të cilin nis dita e re. Jo pa qëllim Kisha e ka vendosur në nisje te saj. Ajo dëshiron që në fillim të bëjë te ditur mesazhin kryesor, që Perëndia bëhet njeri, merr mish dhe bëhet si ne.

Jo pa qëllim e nisim kështu këtë shkrim, duke dashur brenda Kishës, të bëjmë të ditur që në fillim se, si himnologjia ashtu dhe muzika bizantine në këtë rast, kanë si qëllim të marrin pjesë në misionin apo- stolik të Kishës në përhapjen e laj- mit të mirë, që Perëndia u bë njeri.

Himnologjia kishtare është një shprehje e dogmës së Kishës në mënyrë letrare krijuese. Ajo është shkenca që merret me lindjen, zhvillimin dhe me interpretimin e thellë të himneve të Kishës sonë.

Muzika bizantine është e lidhur ngushtë me himnologjinë. Muzika bizantine kishtare ka si traditë të psalet e pashoqëruar nga veglat muzikore, jo vetëm sepse ajo për- bëhet nga tone të ndryshme, por dhe se Perëndisë i ofrohet gjithmo- në më e mira: Atëherë kush është vegla më e përkryer që ekziston, përveç zërit të njeriut, që vetë Mjeshtri i madh e ka krijuar?

Që njerëzit i këndonin Perë- ndisë, që e lavdëronin Atë më kën- gë, kjo ka një zanafillë shumë të hershme. Mund të gjejmë shumë referime si nga Dhiata e Vjetër ashtu dhe nga Dhiata e re.

Himnologjia e krishterë ndahet në katër stade zhvillimi.

Periudha e parë, (shek I-IV) himnologjia protokristiane. Kjope- riudhë karakterizohet nga një dë- shirë për të hapur rrugën e krijim- tarisë së himnologjisë kishtare. Bij- të e Kishës përpiqen të gjejnë zërin poetik dhe të shprehurit që i për- shtatet në jetën e tyre liturgjikale. Në këtë periudhë marrin formë tro- paret e para.

Periudha e dytë (shek. V-VII), sheh si kulm të zhvillimit të saj

kryeveprën poetike, Shkurtoren, në personin e Romano Melodit.

Periudha e tretë (shek.VIII- XI) e dërgon himnografinë në një tje- tër pikë të lartë, e cila karakterizohet nga krijimi dogmatik i Kanoneve.

Periudha e katërt, (shek.XII e deri sot). Në këtë periudhë himnologjia fillon të perëndojë, sepse shër- besat dhe librat liturgjikë pothuajse i përkasin periudhës së kaluar, por vazhdon krijimi i himneve të reja, sepse caktohen festa e shërbesa të reja.

Dëshiroj që këtu të ndaloj pak më gjerë në periudhën e parë, në atë protokristiane.

Fillimet e himnografisë së kri- shterë, duhet të lidhen historikisht me kryerjen e misterit të Falënde- rimit Hyjnor. Dëshmia e dy ungji- llorëve, Matheut dhe Markut, që

pas traditës së misterit të Falënde- rimit hyjnor me nxënësit “dhepast kënduan himnin, dolën jashtë tek Mali i Ullinjve” vërteton se atë mbrëmje u ruajt prej Zotit e nxënë- sve, tradita e popujve të Lindjes, që pas një darke familjare ose festive të falënderonin Perëndinë me anë të këngës, të të psalurit.

Në periudhën apostolike, Kisha e institucionalizoi këtë veprim të Zotit dhe e vendosi si adhurim kishtar. Kështu fillon të zhvillohet shkë- ndija e parë e himnografisë së krishte- rë me qendër misterin e jetës e të ba- shkimittë Kishës, Falënderimin Hyjnor.

Himnet protokristiane duhen quajtur një lloj i ri krijimi – të pak- tën për sa i përket përmbajtjes – në krahasim me atë judaik që para- ekzistonte, pra i përgjigjet nxitjes profetike të Davidit “këndojini Zotit këngë të re”.

Duhet parë dhe ndryshimi nga ana gjuhësore dhe ajo metrike në krahasim me atë që ekzistonte; pra himni i ri i përgjigjej gjuhës së kohës dhe njëkohësisht shpreh fjalën un- gjillore, dogmën dhe karakterin e Kishës, me qartësi dhe saktësi, pa kufizimet e ashpra metrike të poe- zisë tradicionale.

Himnet protokristiane ishin personale e lokale. Ka shumë mundësi që nuk u shkruajtën fare, por u më- suan gojarisht nëpërmjet adhurimit, për këtë arsye nuk kemi të ruajtur shumë shkrime të asaj periudhe. Fraza e apostull Pavlit “secili prej

jush psalm ka” (1 Kor. 14,26), e forcon mendimin që në këtë peri- udhë kjo ishte hir, talent i disa per- sonave. Besohet se me shfaqjen e gnostikëve e herezive të tjera judai- ke, kisha “u detyrua” që të përdor- te librin e Psaltirit në.adhurimin e saj, duke krijuar një siguri përballë për- hapjes së himneve heretike, të cilat nga njëra anë shtrembëronin dog- mën dhe nga ana tjetër mashtronin – me muzikën e tyre provokuese – naivët dhe të sëmurët rreth besimit.

Është fat për historinë e him- nografisë protokristiane fakti që shu- më himne të asaj periudhe u shkru- an dhe në Dhiatën e Re. Shumë nga ato janë vendosur në adhurim dhe thuhen dhe sot, disa me të psa- lur, disa si tekste uratash priftërore. Po përmendim tekstet e njohura të shkëputura nga ungjillor Llukai: l)kënga e Elisabetës( Lk.1,42) 2)kënga e Hyjlindëses (Lk. 1,46-55) 3)kënga e Zaharisë (Lk. 1.68-79) 4)himni dhoksologjik i engjëjve në lindjen e Zotit (Lk.2,14) dhe 5)këngën e Simeonit (Lk.2,29-32). Sigurisht që ekzistojnë dhe shumë himne të tjera si nga letrat e ap. Pavlit si p.sh. Rom. 11,33-36, 16,20, 1 Kor. 8,6, 11 Kor. 13,13, 11 Tim. 4,22, Tit. 3,15 dhe nga zbulesa e Joanit 4,8. 19,1. 3,4. 6,22-21.

Vijon

Harallamb TERZIU, pedagog
i Muzikës Bizantine, në
Akademinë Teologjike

Himnologjia
dhe Muzika
Bizantine,
brenda
adhurimit
“Perëndi është Zoti dhe u shfaq
ndër ne…”, është ky tropar, i cili pa-
raprin në Shërbesën e Mëngjesores
dhe me të cilin nis dita e re. Jo pa
qëllim Kisha e ka vendosur në nisje
te saj. Ajo dëshiron që në fillim të
bëjë te ditur mesazhin kryesor, që
Perëndia bëhet njeri, merr mish dhe
bëhet si ne.
Jo pa qëllim e nisim kështu këtë
shkrim, duke dashur brenda Kishës,
të bëjmë të ditur që në fillim se, si
himnologjia ashtu dhe muzika bi­
zantine në këtë rast, kanë si qëllim
të marrin pjesë në misionin apo-
stolik të Kishës në përhapjen e laj-
mit të mirë, që Perëndia u bë njeri.
Himnologjia kishtare është një
shprehje e dogmës së Kishës në
mënyrë letrare krijuese. Ajo është
shkenca që merret me lindjen,
zhvillimin dhe me interpretimin e
thellë të himneve të Kishës sonë.
Muzika bizantine është e lidhur
ngushtë me himnologjinë. Muzika
bizantine kishtare ka si traditë të
psalet e pashoqëruar nga veglat
muzikore, jo vetëm sepse ajo për-
bëhet nga tone të ndryshme, por
dhe se Perëndisë i ofrohet gjithmo-
në më e mira: Atëherë kush është
vegla më e përkryer që ekziston,
përveç zërit të njeriut, që vetë
Mjeshtri i madh e ka krijuar?
Që njerëzit i këndonin Perë-
ndisë, që e lavdëronin Atë më kën-
gë, kjo ka një zanafillë shumë të
hershme. Mund të gjejmë shumë
referime si nga Dhiata e Vjetër
ashtu dhe nga Dhiata e re.
Himnologjia e krishterë ndahet
në katër stade zhvillimi.
1) Periudha e parë, (shek I-IV)
himnologjia protokristiane. Kjope-
riudhë karakterizohet nga një dë-
shirë për të hapur rrugën e krijim-
tarisë së himnologjisë kishtare. Bij-
të e Kishës përpiqen të gjejnë zërin
poetik dhe të shprehurit që i për-
shtatet në jetën e tyre liturgjikale.
Në këtë periudhë marrin formë tro-
paret e para.
2) Periudha e dytë (shek. V-VII),
sheh si kulm të zhvillimit të saj
kryeveprën poetike, Shkurtoren, në
personin e Romano Melodit.
3) Periudha e tretë (shek.VIII-
XI) e dërgon himnografinë në një tje-
tër pikë të lartë, e cila karakterizohet
nga krijimi dogmatik i Kanoneve.
4) Periudha e katërt, (shek.XII e
deri sot). Në këtë periudhë himno­
logjia fillon të perëndojë, sepse shër-
besat dhe librat liturgjikë pothuajse
i përkasin periudhës së kaluar, por
vazhdon krijimi i himneve të reja, se­
pse caktohen festa e shërbesa të reja.
Dëshiroj që këtu të ndaloj pak
më gjerë në periudhën e parë, në
atë protokristiane.
Fillimet e himnografisë së kri-
shterë, duhet të lidhen historikisht
me kryerjen e misterit të Falënde-
rimit Hyjnor. Dëshmia e dy ungji-
llorëve, Matheut dhe Markut, që

pas traditës së misterit të Falënde-
rimit hyjnor me nxënësit “dhepast
kënduan himnin, dolën jashtë tek
Mali i Ullinjve” vërteton se atë
mbrëmje u ruajt prej Zotit e nxënë-
sve, tradita e popujve të Lindjes, që
pas një darke familjare ose festive
të falënderonin Perëndinë me anë
të këngës, të të psalurit.
Në periudhën apostolike, Kisha
e institucionalizoi këtë veprim të
Zotit dhe e vendosi si adhurim kish­
tar. Kështu fillon të zhvillohet shkë-
ndija e parë e himnografisë së krishte-
rë me qendër misterin e jetës e të ba-
shkimittë Kishës, Falënderimin Hyjnor.
Himnet protokristiane duhen
quajtur një lloj i ri krijimi – të pak-
tën për sa i përket përmbajtjes – në
krahasim me atë judaik që para-
ekzistonte, pra i përgjigjet nxitjes
profetike të Davidit “këndojini
Zotit këngë të re”.
Duhet parë dhe ndryshimi nga
ana gjuhësore dhe ajo metrike në
krahasim me atë që ekzistonte; pra
himni i ri i përgjigjej gjuhës së kohës
dhe njëkohësisht shpreh fjalën un-
gjillore, dogmën dhe karakterin e
Kishës, me qartësi dhe saktësi, pa
kufizimet e ashpra metrike të poe-
zisë tradicionale.
Himnet protokristiane ishin per­
sonale e lokale. Ka shumë mundësi
që nuk u shkruajtën fare, por u më-
suan gojarisht nëpërmjet adhurimit,
për këtë arsye nuk kemi të ruajtur
shumë shkrime të asaj periudhe.
Fraza e apostull Pavlit “secili prej

jush psalm ka” (1 Kor. 14,26), e
forcon mendimin që në këtë peri-
udhë kjo ishte hir, talent i disa per-
sonave. Besohet se me shfaqjen e
gnostikëve e herezive të tjera judai-
ke, kisha “u detyrua” që të përdor-
te librin e Psaltirit në.adhurimin e saj,
duke krijuar një siguri përballë për-
hapjes së himneve heretike, të cilat
nga njëra anë shtrembëronin dog-
mën dhe nga ana tjetër mashtronin
– me muzikën e tyre provokuese –
naivët dhe të sëmurët rreth besimit.
Është fat për historinë e him-
nografisë protokristiane fakti që shu-
më himne të asaj periudhe u shkru-
an dhe në Dhiatën e Re. Shumë
nga ato janë vendosur në adhurim
dhe thuhen dhe sot, disa me të psa-
lur, disa si tekste uratash priftërore.
Po përmendim tekstet e njohura të
shkëputura nga ungjillor Llukai:
l)kënga e Elisabetës( Lk.1,42)
2)kënga e Hyjlindëses (Lk. 1,46-55)
3)kënga e Zaharisë (Lk. 1.68-79)
4)himni dhoksologjik i engjëjve në
lindjen e Zotit (Lk.2,14) dhe
5)këngën e Simeonit (Lk.2,29-32).
Sigurisht që ekzistojnë dhe shumë
himne të tjera si nga letrat e ap.
Pavlit si p.sh. Rom. 11,33-36,
16,20, 1 Kor. 8,6, 11 Kor. 13,13, 11
Tim. 4,22, Tit. 3,15 dhe nga zbulesa
e Joanit 4,8. 19,1. 3,4. 6,22-21.
Vijon
Harallamb TERZIU, pedagog
i Muzikës Bizantine, në
Akademinë Teologjike