Pas Tomosit të Autoqefalisë, Patriarkana Ekumenike dha një Tomos të veçantëpër Dioqezën e Gjirokastrës, duke zgjidhur përfundimisht dhe kanonikisht çështjen e përkatësisë dhe administrimit territorial të saj, duke kompletuar kështu definitivisht Autoqefalinë e dhënë me Tomosin e mëparshëm.
Tomosi Patriarkal e Sinodik
i krijimit të Episkopatës së Gjirokastrës
+ VENIAMINI me mëshirë të Perëndisë, Kryepiskop i Konstandinopojës, i Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
Kisha ka për detyrë të saj të kujdesohet për drejtimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve kishtare dhe, duke patur parasysh të drejtën e vjetër të krijimit apo të suprimimit të dioqezave, sipas nevojave të çdo kohe, të rregullojë pjesërisht apo dhe tërësisht qenien dhe qeverisjen e tyre.
Meqenëse edhe në këtë rast, në mbledhjen e tanishme të Sinodhit u pa se një pjesë e Mitropolisë fort të shenjtë të Dhrinopojës, Gjirokastrës, pas shpalljes në kohët e fundit të pavarësisë së mbretërisë shqiptare, përfshihet në territorin e saj, u gjykua se është më e dobishme dhe më e përshtatshme me gjendjen e tanishme dhe nevojat, të shkëputet nga pjesa tjetër e dioqezës së shenjtë të lartpërmendur dhe të nderohet e të ngrihet në dioqezë kishtare më vete, sot për sot nën vartësi dhe drejtimin nga Froni ynë i Tërëshenjtë patriarkal, Apostolik dhe ekumenik dhe që në të ardhmen të bëjë pjesë edhe kjo në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që po formohet.
Modestia jonë, duke gjykuar bashkë dhe me mitropolitët tanë të hirshëm, vëllezërit tanë të dashur e bashkëmeshtarë më shpirtin e shenjtë, vendosën dhe caktuan sinodikisht që: pjesa e Mitropolisë
së tërëshenjtë të Dhrinopojës – Gjirokastër, që ndodhet në Mbretërinë e perëndishpëtuar të Shqipërisë, të jetë që tani e tutje dioqezë kishtare më vete, me nderimin dhe vlerësimin e një aspirate dhe me emrin “Episkopatë e hirshme e Gjirokastrës” dhe kryeprifti i vendosur në të me zgjedhje kanonike të emërohet: “Episkop i hirshëm i Gjirokastrës” duke gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë kryepriftërinjve në aktivitet.
Prandaj, si dëshmi dhe vërtetim dhe si konfirmim të qëndrueshëm të atyre që gjykuan dhe vendosën kishëtarisht, u bë dhe ky Tomi ynë patriarkal e Sinodik, i regjistruar dhe i nënshkruar në Kodikun e Kishës sonë të madhe e të shenjtë të Krishtit.
Në vitin shpëtimtar 1937, muaji mars (30), periudhë e V-të.
Patriku i Konstandinopojës +VENIAMINI
Vërteton Maksimi i Kalqidonës, Joaqim i Dherkonit, Polikarpi i Prusës, Thomai i Prinqiponisës, Gjermanoi i Sardës, Gjenadi i Iliopojës dhe Thirës, Leonti i Theodoro- pojës, Konstandini i Irinopojës, Meleti i Kristopojës, Doroteu i Laodiqisë, Gjermanoi i Enit.
Pas Tomosit të Autoqefalisë, Patriarkana Ekumenike dha një Tomos të veçantëpër Dioqezën e Gjirokastrës, duke zgjidhur
përfundimisht dhe kanonikisht çështjen e përkatësisë dhe administrimit territorial të saj, duke kompletuar kështu definitivisht
Autoqefalinë e dhënë me Tomosin e mëparshëm.
Tomosi Patriarkal e Sinodik
i krijimit të Episkopatës së Gjirokastrës
+ VENIAMINI me mëshirë të Perëndisë, Kryepiskop i
Konstandinopojës, i Romës së Re dhe Patrik Ekumenik
Kisha ka për detyrë të saj të kujdesohet për drejtimin dhe zgjidhjen
e të gjitha çështjeve kishtare dhe, duke patur parasysh të drejtën e
vjetër të krijimit apo të suprimimit të dioqezave, sipas nevojave të çdo
kohe, të rregullojë pjesërisht apo dhe tërësisht qenien dhe qeverisjen e
tyre.
Meqenëse edhe në këtë rast, në mbledhjen e tanishme të Sinodhit u
pa se një pjesë e Mitropolisë fort të shenjtë të Dhrinopojës,
Gjirokastrës, pas shpalljes në kohët e fundit të pavarësisë së
mbretërisë shqiptare, përfshihet në territorin e saj, u gjykua se është
më e dobishme dhe më e përshtatshme me gjendjen e tanishme dhe
nevojat, të shkëputet nga pjesa tjetër e dioqezës së shenjtë të
lartpërmendur dhe të nderohet e të ngrihet në dioqezë kishtare më
vete, sot për sot nën vartësi dhe drejtimin nga Froni ynë i Tërëshenjtë
patriarkal, Apostolik dhe ekumenik dhe që në të ardhmen të bëjë
pjesë edhe kjo në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që
po formohet.
Modestia jonë, duke gjykuar bashkë dhe me mitropolitët tanë të
hirshëm, vëllezërit tanë të dashur e bashkëmeshtarë më shpirtin e
shenjtë, vendosën dhe caktuan sinodikisht që: pjesa e Mitropolisë
së tërëshenjtë të Dhrinopojës – Gjirokastër, që ndodhet në
Mbretërinë e perëndishpëtuar të Shqipërisë, të jetë që tani e tutje
dioqezë kishtare më vete, me nderimin dhe vlerësimin e një aspirate
dhe me emrin “Episkopatë e hirshme e Gjirokastrës” dhe kryeprifti
i vendosur në të me zgjedhje kanonike të emërohet: “Episkop i
hirshëm i Gjirokastrës” duke gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë
kryepriftërinjve në aktivitet.
Prandaj, si dëshmi dhe vërtetim dhe si konfirmim të qëndrueshëm
të atyre që gjykuan dhe vendosën kishëtarisht, u bë dhe ky Tomi
ynë patriarkal e Sinodik, i regjistruar dhe i nënshkruar në Kodikun
e Kishës sonë të madhe e të shenjtë të Krishtit.
Në vitin shpëtimtar 1937, muaji mars (30), periudhë e V-të.
Patriku i Konstandinopojës +VENIAMINI
Vërteton Maksimi i Kalqidonës, Joaqim i Dherkonit,
Polikarpi i Prusës, Thomai i Prinqiponisës, Gjermanoi i
Sardës, Gjenadi i Iliopojës dhe Thirës, Leonti i Theodoro-
pojës, Konstandini i Irinopojës, Meleti i Kristopojës, Doroteu
i Laodiqisë, Gjermanoi i Enit.