EmailFacebookKontakt

Dëshpërim e shpresë

—————

Napoleon Tasi

Dëshpërim e shpresë

Dëshpërimi, i mekur, me një pish’në dorë,

Nën tingujt e rrënkimeve të tija, Po çan errësirën me një hap të rëndë

Drejt Kodrës ku është mbërthyer Dashuria.

Arrin në majë dhe n ’at pamje të hidhur

Shpërthen në vaj dhe bie përmbys në tokë;

Shkoi nata, u gdhi, shkoi dita e prap ra nata,

Dhe ai vazhdon vajtimin e s’ngre kokë.

Nga mesi i natës, zemra e fry r’nga dhembja

Pëlcet e n’qiell rrufetë copëtojnë errësirën!!

Heshtja, e shurdhër, trembet e arratiset;

Mpihet Urrejtja e vren me ankth Mëshirën.

Përplaset krisma e çfrehet në kup ’ të Qiellit,

Dhe oshtimat hyjn ’ si tmerr te Zgavra e Vdekjes;

Si rreze agimi Dashuria ngrihet, Plot dhembshuri ndaj vuajtjeve t ’përpjekjes.

Dhe, ndërsa ngjitet lart në kulme të artë,

Shpërndan me dritën e buzëqeshjes Ndjesën, Dhe njom me vesën që i kullon nga sytë

Lulen që i mbiu në varr Dëshpërimit – Shpresën!

Pashkë1966 I

V . .:

— — —— —
Napoleon Tasi
Dëshpërim e shpresë
Dëshpërimi, i mekur, me një
pish’në dorë,
Nën tingujt e rrënkimeve të tija,
Po çan errësirën me një hap të
rëndë
Drejt Kodrës ku është mbërthyer
Dashuria.
Arrin në majë dhe n ’at pamje të
hidhur
Shpërthen në vaj dhe bie përmbys
në tokë;
Shkoi nata, u gdhi, shkoi dita e
prap ra nata,
Dhe ai vazhdon vajtimin e s’ngre
kokë.
Nga mesi i natës, zemra e fry r’nga
dhembja
Pëlcet e n’qiell rrufetë copëtojnë
errësirën!!
Heshtja, e shurdhër, trembet e
arratiset;
Mpihet Urrejtja e vren me ankth
Mëshirën.
Përplaset krisma e çfrehet në
kup ’ të Qiellit,
Dhe oshtimat hyjn ’ si tmerr te
Zgavra e Vdekjes;
Si rreze agimi Dashuria ngrihet,
Plot dhembshuri ndaj vuajtjeve
t ’përpjekjes.
Dhe, ndërsa ngjitet lart në kulme
të artë,
Shpërndan me dritën e
buzëqeshjes Ndjesën,
Dhe njom me vesën që i kullon
nga sytë
Lulen që i mbiu në varr
Dëshpërimit – Shpresën!
Pashkë1966 IV . .:.