TEMPULLI DHE QELLIMII EKZISTENCES
Nga Hirësia e Tij,
Mitropoliti i Korçës JOANI
Ndonëse qëllimi në jetë nuk mund të jetë i dukshëm në planin e
mendimit, përsëri, thellë brenda njeriut, është nevoja për të pasur një qëllim në jetë, për të pasur një arsye. Në planin ekzistencial të gji- thë e ndiejmë se një jetë pa qëllim nuk është një jetë e plotë…
Kënaqësia mund të duket shpesh si një përmbushje e jetës së njeriut dhe njeriu, i cili i provon të gjitha kënaqësitë e kësaj bote, mund të duket si një njeri i lumtur. Por përvoja e njerëzimit deri tani na tregon gjë tjetër. Madje, kur njeriu mund t’i ketë të gjitha mundë- sitë për kënaqësitë e kësaj jete, atëherë para tij hapet humnera e madhe e zbrazëtirës ekzistenciale. Përpara tij del akoma më e qartë
(vijon nga numri i kaluar)
mungesa e qëllimit. Një njeri që nuk i ka këto mund të mendojë se po t’i kishte do të ishte i lumtur. Por jeta e njerëzve që i kanë patur dëshmon të kundërtën. Kishtari, libri më filozofik i Dhiatës së Vjetër dhe ndoshta, siç mendohet nga shu- më studiues, i pari libër ekzisten- cialist në botë, e shpreh më së miri këtë ide. Solomoni ishte mbreti më i ditur, më i fuqishëm dhe më i pasur i Lindjes. Atij s’i mungonte asgjë nga ato që formojnë kënaqësitë e jetës: kishte pasuri, verë, gra, kopshte, pi- shina, shërbëtorë dhe gjithçka tje- tër. Por këto nuk i sollën atij për- mbushje, përkundrazi ato sollën para tij kotësinë e këtyre gjërave, du
ke u bërë kështu kontrasti që të ndihmon për ta parë më mirë zbra- zëtinë e kësaj jete. Ja si shprehet ai: “Unë thashë në zemrën time: ‘Eja tani, dua të të vë provë me gëzimet: dëfrehu!’ Porjaedhekjo është kotësi. Për të qeshurit kam thënë: ‘Është një marrëzi, dhe për gëzimin: ‘Kujt i shërben?’ Kër- kova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t’i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është më e mira që bijtë e njerëzve do të duhet të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre. Kështu kreva punime të mëdha për (vijon n’ë faqen 10)
(vijon ngafaqja 9)
vete; ndërtova shtëpi, mbolla vre-
shta, bëra kopshte dhe parqe, duke
mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;
ndërtova pellgje për ujin me të cilat
mund të vadis pyllin që të rriten
drurët. Bleva shërbëtorë dhe shër-
bëtore, dhe u bëra me shërbëtorë
që lindën në shtëpi; pata pasuri të
mëdha në kope me bagëti të trashë
dhe të imët më tepër se ata që ki-
shin qenë para mee në Jerusalem.
Grumbullova për vete edhe argjend,
ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të
krahinave; gjeta këngëtarë dhe kë-
ngëtare, dhe shumë konkubina, kë-
naqësi e bijve të njerëzve dhe vegla
muzikore të çdo lloji… Tërë ato që
sytë e mi dëshironin, nuk ua moho-
va atyre; nuk i refuzova zemrës si-
me asnjë qejf, sepse zemra ime kë-
naqej me çdo punë timen; dhe ky
ka qenë shpërblimi për çdo punë
të bërë nga unë. Pastaj u ktheva
të shikoj tërë veprat që kishin bërë
duart e mia dhe mundin tim për t’i
kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi
dhe një kërkim për të kapur erën;
nuk kishte asnjë përfitim nën diell.”
***
Pa një qëllim në jetë, pa patur “një arsye për të jetuar dhe një ar- sye për të vdekur”, gjithçka mbetet një kotësi e kotësive. Pikërisht këto dy arsye, për fat keq, nuk i jep më qytetërimi ynë. Mungesa e mendi- mit rreth jetës dhe qëllimit të ekzis- tencës së saj nuk do të thotë se nje- riu mund të shpëtojë nga kjo pyetje torturuese. Ndonëse në qytetërimin e sotëm pyetja rreth qëllimit të ekzistencës është bërë e rrallë dhe ndoshta nuk vjen tek të gjithë njerëzit me të njëjtën forcë, përsëri kjo pyetje vjen para qenies njerëzo- re, herë më me forcë dhe më e qartë dhe herë më e dobët dhe e turbullt, sidomos në tri gjendje themelore të saj: a) Në çastet e dëshpërimit dhe fatkeqësive të mëdha, si personale, ashtu edhe kombëtare apo botërore. b) në ça- ste gëzimi kur para njeriut zbulohet një vizion i ri i gjithçkaje rreth tij dhe c) në çastet e kotësisë, kur jeta nuk ka më as gëzim dhe as tri- shtim. Në gjendje “normale” nje- rëzit ndalojnë së pyeturi veten për
qëllimin e ekzistencës, por kur ek- zistenca e tyre tronditet, kur jeta e tyre preket në themelin e saj është vetë ajo, jeta që i pyet njerëzit se kush është qëllimi i tyre.
Fatkeqësitë e mëdha padyshim e trondisin njeriun dhe çdo njeri për- piqet të gjejë një arsye për atë që ka ndodhur. Pyetje të pafundme lindin tek ai. Gjithçka që ai ka jetuar vihet në diskutim. Ai kërkon kuptim për qëllimin e ekzistencës. Para tij hapet një humnerë e madhe e cila nuk mund të mbushet dot’me për- gjigje dhe përjetime sipërfaqësore. “Pse, pra më nxore nga barku”, i ankohet Zotit Jobi mb as atyre fat- keqësive të mëdha që i ndodhën atij. Fatkeqësia e madhe kërkon përgjigje. Po ashtu edhe në fatke- qësi të mëdha kombëtare ose pla- netare para njeriut del përsëri pyetja bazike e qëllimit të ekzistencës. Kërkohet një shpjegim për vuajtjen e madhe. Nëse nuk do të ketë për- gjigje, nëse njeriu nuk do të gjejë një arsye, atëherë dëshpërimi do të zërë vend me tërë pasojat e tij shkatërruese.
Po ashtu edhe në gëzime të më- dha, kur para njeriut hapet një vizion tjetër që e transhendenton realitetin para tij vjen pyetja e qëllimit të ek- zistencës. Horizonti i ri i zbuluar kërkon përgjigje, sepse këto përje- time japin thellësi dhe ky dimension i thellë përjetimi kërkon kuptim. Emocionet e mëdha hapin para shpirtit njerëzor dimensione të reja, të cilat ndoshta ishin të panjohura
më parë. Janë pikërisht ato që e bëjnë njeriun një qenie transhendentale. Trashendenca krijon pyetje dhe pyetjet duan përgjigje.
Çdo njeri në jetën e tij ndeshet me kotësinë e kësaj jete. Të dallosh kotësinë kërkon dituri, ashtu si të dallosh marrëzinë kërkon urtësi dhe të dallosh mëkatin kërkon shenjtëri. Të mos dallosh kotësinë e jetës, do të thotë të jetosh në kotë- si dhe në një jetë shumë sipërfaqë- sore, apo siç e shpreh më mirë edhe Paskali se “ai njeri që nuk e dallon kotësinë e jetës, është me të vërtetë i kotë”. Ndeshja me këtë realitet patjetër do ta bëjë njeriun të me- ndojë për qëllimin e ekzistencës së tij. Shpeshherë kjo mund ta çojë njeriun në depresion dhe nihilizëm. Shmangia nga mendimi nuk është zgjidhje, ajo është dehje dhe dehja është një jetë në iluzion, d.m.th. jo jetë.
***
Humbja e qëllimit të jetës dhe bashkë më të humbja e vetes së vërtetë është diçka katastrofike për njeriun dhe për shoqërinë njerë- zore.
Humbja e qëllimit vjen nga humbja e besimit në ekzistencën e Perëndisë. Duke mos pranuar ek- zistencën e Perëndisë nuk mund të pranohet as Ligji Moral dhënë nga Perëndia. Duke mos qenë Ligji Moral, nuk mund të ketë besnikëri dhe duke mos patur besnikëri, nuk mund të ketë martesë. Duke mos patur një martesë normale, nuk mund të ketë një familje normale dhe duke mos patur një familje normale, ne nuk mund të kemi një shoqëri normale.
Vetëm një shoqëri e cila udhë- ton së bashku drejt një destinacioni të përbashkët mund të jetë funksio- nale. Prandaj, qëllimi në jetë, nevo- ja për të patur “një arsye për të jetuar dhe një arsye për të vdekur”, janë të domosdoshme, si në planin individual ashtu edhe në atë sho- qëror. Sepse vetëm njerëz që kanë një qëllim në jetë mund të ndërtojnë një komunitet. Dhe vetëm nëse ndërtohet një komunitet mund të ndërtohet një qytetërim. ■
Marrë nga revista “Tempulli”Nr. 12,2007
TEMPULLI DHE QELLIMII EKZISTENCES
Nga Hirësia e Tij,
Mitropoliti i Korçës JOANI
Ndonëse qëllimi në jetë nuk
mund të jetë i dukshëm në planin e
mendimit, përsëri, thellë brenda
njeriut, është nevoja për të pasur
një qëllim në jetë, për të pasur një
arsye. Në planin ekzistencial të gji-
thë e ndiejmë se një jetë pa qëllim
nuk është një jetë e plotë…
Kënaqësia mund të duket
shpesh si një përmbushje e jetës së
njeriut dhe njeriu, i cili i provon të
gjitha kënaqësitë e kësaj bote,
mund të duket si një njeri i lumtur.
Por përvoja e njerëzimit deri tani
na tregon gjë tjetër. Madje, kur nje
riu mund t’i ketë të gjitha mundë-
sitë për kënaqësitë e kësaj jete,
atëherë para tij hapet humnera e
madhe e zbrazëtirës ekzistenciale.
Përpara tij del akoma më e qartë
(vijon nga numri i kaluar)
mungesa e qëllimit. Një njeri që
nuk i ka këto mund të mendojë se
po t’i kishte do të ishte i lumtur.
Por jeta e njerëzve që i kanë patur
dëshmon të kundërtën. Kishtari,
libri më filozofik i Dhiatës së Vjetër
dhe ndoshta, siç mendohet nga shu-
më studiues, i pari libër ekzisten-
cialist në botë, e shpreh më së miri
këtë ide. Solomoni ishte mbreti më
i ditur, më i fuqishëm dhe më i pasur
i Lindjes. Atij s’i mungonte asgjë nga
ato që formojnë kënaqësitë e jetës:
kishte pasuri, verë, gra, kopshte, pi-
shina, shërbëtorë dhe gjithçka tje-
tër. Por këto nuk i sollën atij për-
mbushje, përkundrazi ato sollën pa
ra tij kotësinë e këtyre gjërave, du
ke u bërë kështu kontrasti që të
ndihmon për ta parë më mirë zbra-
zëtinë e kësaj jete. Ja si shprehet
ai: “Unë thashë në zemrën time:
‘Eja tani, dua të të vë provë me
gëzimet: dëfrehu!’ Porjaedhekjo
është kotësi. Për të qeshurit kam
thënë: ‘Është një marrëzi, dhe për
gëzimin: ‘Kujt i shërben?’ Kër-
kova në zemrën time si ta kënaq
trupin tim me verë, duke e nxitur
njëkohësisht zemrën time drejt
diturisë dhe t’i qepet marrëzisë, deri
sa të shoh cila është më e mira që
bijtë e njerëzve do të duhet të bënin
nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.
Kështu kreva punime të mëdha për
(vijon n’ë faqen 10)
TEMPULLIDHE QËLLIMIIEKZISTENCËS
(vijon ngafaqja 9)
vete; ndërtova shtëpi, mbolla vre-
shta, bëra kopshte dhe parqe, duke
mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;
ndërtova pellgje për ujin me të cilat
mund të vadis pyllin që të rriten
drurët. Bleva shërbëtorë dhe shër-
bëtore, dhe u bëra me shërbëtorë
që lindën në shtëpi; pata pasuri të
mëdha në kope me bagëti të trashë
dhe të imët më tepër se ata që ki
shin qenë para mee në Jerusalem.
Grumbullova për vete edhe argjend,
ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të
krahinave; gjeta këngëtarë dhe kë-
ngëtare, dhe shumë konkubina, kë-
naqësi e bijve të njerëzve dhe vegla
muzikore të çdo lloji… Tërë ato që
sytë e mi dëshironin, nuk ua moho-
va atyre; nuk i refuzova zemrës si-
me asnjë qejf, sepse zemra ime kë-
naqej me çdo punë timen; dhe ky
ka qenë shpërblimi për çdo punë
të bërë nga unë. Pastaj u ktheva
të shikoj tërë veprat që kishin bërë
duart e mia dhe mundin tim për t’i
kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi
dhe një kërkim për të kapur erën;
nuk kishte asnjë përfitim nën diell.”
***
Pa një qëllim në jetë, pa patur
“një arsye për të jetuar dhe një ar-
sye për të vdekur”, gjithçka mbetet
një kotësi e kotësive. Pikërisht këto
dy arsye, për fat keq, nuk i jep më
qytetërimi ynë. Mungesa e mendi-
mit rreth jetës dhe qëllimit të ekzis-
tencës së saj nuk do të thotë se nje-
riu mund të shpëtojë nga kjo pyetje
torturuese. Ndonëse në qytetërimin
e sotëm pyetja rreth qëllimit të
ekzistencës është bërë e rrallë dhe
ndoshta nuk vjen tek të gjithë
njerëzit me të njëjtën forcë, përsëri
kjo pyetje vjen para qenies njerëzo-
re, herë më me forcë dhe më e
qartë dhe herë më e dobët dhe e
turbullt, sidomos në tri gjendje
themelore të saj: a) Në çastet e
dëshpërimit dhe fatkeqësive të
mëdha, si personale, ashtu edhe
kombëtare apo botërore. b) në ça-
ste gëzimi kur para njeriut zbulohet
një vizion i ri i gjithçkaje rreth tij
dhe c) në çastet e kotësisë, kur jeta
nuk ka më as gëzim dhe as tri-
shtim. Në gjendje “normale” nje-
rëzit ndalojnë së pyeturi veten për
qëllimin e ekzistencës, por kur ek-
zistenca e tyre tronditet, kur jeta e
tyre preket në themelin e saj është
vetë ajo, jeta që i pyet njerëzit se
kush është qëllimi i tyre.
Fatkeqësitë e mëdha padyshim
e trondisin njeriun dhe çdo njeri për-
piqet të gjejë një arsye për atë që
ka ndodhur. Pyetje të pafundme
lindin tek ai. Gjithçka që ai ka jetuar
vihet në diskutim. Ai kërkon kuptim
për qëllimin e ekzistencës. Para tij
hapet një humnerë e madhe e cila
nuk mund të mbushet dot’me për-
gjigje dhe përjetime sipërfaqësore.
“Pse, pra më nxore nga barku”, i
ankohet Zotit Jobi mb as atyre fat-
keqësive të mëdha që i ndodhën
atij. Fatkeqësia e madhe kërkon
përgjigje. Po ashtu edhe në fatke-
qësi të mëdha kombëtare ose pla-
netare para njeriut del përsëri pyetja
bazike e qëllimit të ekzistencës.
Kërkohet një shpjegim për vuajtjen
e madhe. Nëse nuk do të ketë për-
gjigje, nëse njeriu nuk do të gjejë
një arsye, atëherë dëshpërimi do të
zërë vend me tërë pasojat e tij
shkatërruese.
Po ashtu edhe në gëzime të më-
dha, kur para njeriut hapet një vizion
tjetër që e transhendenton realitetin
para tij vjen pyetja e qëllimit të ek-
zistencës. Horizonti i ri i zbuluar
kërkon përgjigje, sepse këto përje-
time japin thellësi dhe ky dimension
i thellë përjetimi kërkon kuptim.
Emocionet e mëdha hapin para
shpirtit njerëzor dimensione të reja,
të cilat ndoshta ishin të panjohura
më parë. Janë pikërisht ato që e
bëjnë njeriun një qenie transhende
ntale. Trashendenca krijon pyetje
dhe pyetjet duan përgjigje.
Çdo njeri në jetën e tij ndeshet
me kotësinë e kësaj jete. Të dallosh
kotësinë kërkon dituri, ashtu si të
dallosh marrëzinë kërkon urtësi
dhe të dallosh mëkatin kërkon
shenjtëri. Të mos dallosh kotësinë
e jetës, do të thotë të jetosh në kotë-
si dhe në një jetë shumë sipërfaqë-
sore, apo siç e shpreh më mirë edhe
Paskali se “ai njeri që nuk e dallon
kotësinë e jetës, është me të vërtetë
i kotë”. Ndeshja me këtë realitet
patjetër do ta bëjë njeriun të me-
ndojë për qëllimin e ekzistencës së
tij. Shpeshherë kjo mund ta çojë
njeriun në depresion dhe nihilizëm.
Shmangia nga mendimi nuk është
zgjidhje, ajo është dehje dhe dehja
është një jetë në iluzion, d.m.th. jo
jetë.
***
Humbja e qëllimit të jetës dhe
bashkë më të humbja e vetes së
vërtetë është diçka katastrofike
për njeriun dhe për shoqërinë njerë-
zore.
Humbja e qëllimit vjen nga hu
mbja e besimit në ekzistencën e
Perëndisë. Duke mos pranuar ek-
zistencën e Perëndisë nuk mund të
pranohet as Ligji Moral dhënë nga
Perëndia. Duke mos qenë Ligji
Moral, nuk mund të ketë besnikëri
dhe duke mos patur besnikëri, nuk
mund të ketë martesë. Duke mos
patur një martesë normale, nuk
mund të ketë një familje normale
dhe duke mos patur një familje
normale, ne nuk mund të kemi një
shoqëri normale.
Vetëm një shoqëri e cila udhë-
ton së bashku drejt një destinacioni
të përbashkët mund të jetë funksio-
nale. Prandaj, qëllimi në jetë, nevo-
ja për të patur “një arsye për të je
tuar dhe një arsye për të vdekur”,
janë të domosdoshme, si në planin
individual ashtu edhe në atë sho-
qëror. Sepse vetëm njerëz që kanë
një qëllim në jetë mund të ndërtojnë
një komunitet. Dhe vetëm nëse
ndërtohet një komunitet mund të
ndërtohet një qytetërim. ■
Marrë nga revista “Tempulli”Nr. 12,2007