EmailFacebookKontakt

Pashkë në mitropolinë e gjirokastrës

Në të gjitha enoritë e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, sidomos në qytetet e mëdha që përfshihen në të, me një pjesëmarrje të përgjith- shme dhe jo vetëm të besimtarëve Orthodhoksë dhe me thellësi shpir- tërore, u kremtua ngjarja më e rëndësishme e historisë së njerëzimit dhe njëherësh thelbi i besimit tonë.

Në qytetin e Gjirokastrës shërbesat dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri. Gjatë gjithë periudhës së Kreshmës së Madhe Mitropoliti pati rastin të vizitojë enori të tjera të mëdha dhe të kryejë shërbesat arkieratike, por edhe t’u flasë të rinjve, nxë- nësve tanë dhe grupeve të katekizmit për rëndësinë që duhet të tregojnë për përgatitjen e tyre shpirtërore për të pritur Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht.

E Premtja e Madhe me Shërbesën e Epitafit edhe njëherë tjetër mbushi rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës me besimtarë nga të dyja e kishat për t’u bashkuar, nën kryesimin e Mitropolitit, në sheshin qendror të qytetit‘ku u lexua Ungjilli. Qindra besimtarë, të cilët gjatë gjithë ditës kishin qëndruar nëpër kisha dhe ishin falur mbi Trupin e Zotit tonë, ndoqën këto shërbesa. E njëjta atmosferë ishte edhe në Sarandë, ku dalja e epitafit në bulevardin anës detit i jep një tjetër bukuri ceremonisë. Në Përmet, ishin tre epitafe, që dolën dhe u takuan në sheshin para kishës së të Tërë- shenjtës Mari, ku ishin të pranishëm pothuajse gjithë banorët e qytetit.

Gjithashtu në të gjitha fshatrat e tjera të Dropullit e Vurgut, në qytezën e Himarës dhe Delvinës) me praninë edhe të qindra të rinjve që erdhën për këto Pashkë nga Greqia ku jetojnë e punojnë, atmosfera ishte madhështore.

Eshtë e rëndësishme të theksojmë se gjatë gjithë periudhës së Kreshmës të rinjtë tanë, nxënësit që marrin pjesë në grupet e katekizmit apo shkollohen në institucionet arsimore të Kishës, ishin shumë aktivë në përgatitjen e kishave dhe aktivitetet shpirtërore. Ata kudo ndihmuan klerikët për të kryer shërbesat dhe Liturgjitë Hyjnore. Nxënësit e Shkollës së Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” shoqëruan në trajtën e vizitave shpirtërore, Hirësinë e Tij Dhimitrin në fshatra të ndryshme malore, në zonën e Pogonit dhe të Dropullit.

Shumë nga klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës, sikundër është bërë traditë për të përballuar nevojat e besimtarëve kryen Akolluthinë e Ngjalljes në disa fshatra radhazi që të Shtunën në mbrëmje, por edhe gjatë të Dielës herët në mëngjes.

Kudo ku u krye Liturgjia Hyjnore e së Dielës, por edhe gjatë ditëve të javës së Ndritur, u lexua mesazhi paskal i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasit si dhe u ndoqën transmetimet televizive të ceremonive kishtare dhe të pritjeve në Kryepiskopatën e Tiranës, gjë që ngriti emocionalisht të gjithë grigjën Orthodhokse të Mitropolisë së Gjirokastrës.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”

PASHKË NË MITROPOLINË E GJIROKASTRËS
Në të gjitha enoritë e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, sidomos
në qytetet e mëdha që përfshihen në të, me një pjesëmarrje të përgjith-
shme dhe jo vetëm të besimtarëve Orthodhoksë dhe me thellësi shpir-
tërore, u kremtua ngjarja më e rëndësishme e historisë së njerëzimit dhe
njëherësh thelbi i besimit tonë.
Në qytetin e Gjirokastrës shërbesat dhe Liturgjia Hyjnore u kryesuan
nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri. Gjatë gjithë periudhës
së Kreshmës së Madhe Mitropoliti pati rastin të vizitojë enori të tjera të
mëdha dhe të kryejë shërbesat arkieratike, por edhe t’u flasë të rinjve, nxë-
nësve tanë dhe grupeve të katekizmit për rëndësinë që duhet të tregojnë
për përgatitjen e tyre shpirtërore për të pritur Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht.
E Premtja e Madhe me Shërbesën e Epitafit edhe njëherë tjetër
mbushi rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës me besimtarë nga të dyja e
kishat për t’u bashkuar, nën kryesimin e Mitropolitit, në sheshin qendror
të qytetit‘ku u lexua Ungjilli. Qindra besimtarë, të cilët gjatë gjithë ditës
kishin qëndruar nëpër kisha dhe ishin falur mbi Trupin e Zotit tonë, ndoqën
këto shërbesa. E njëjta atmosferë ishte edhe në Sarandë, ku dalja e epi­
tafit në bulevardin anës detit i jep një tjetër bukuri ceremonisë. Në Përmet,
ishin tre epitafe, që dolën dhe u takuan në sheshin para kishës së të Tërë-
shenjtës Mari, ku ishin të pranishëm pothuajse gjithë banorët e qytetit.
Gjithashtu në të gjitha fshatrat e tjera të Dropullit e Vurgut, në qytezën
e Himarës dhe Delvinës) me praninë edhe të qindra të rinjve që erdhën
për këto Pashkë nga Greqia ku jetojnë e punojnë, atmosfera ishte
madhështore.
Eshtë e rëndësishme të theksojmë se gjatë gjithë periudhës së
Kreshmës të rinjtë tanë, nxënësit që marrin pjesë në grupet e katekizmit
apo shkollohen në institucionet arsimore të Kishës, ishin shumë aktivë
në përgatitjen e kishave dhe aktivitetet shpirtërore. Ata kudo ndihmuan
klerikët për të kryer shërbesat dhe Liturgjitë Hyjnore. Nxënësit e Shkollës
së Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” shoqëruan në trajtën e vizitave
shpirtërore, Hirësinë e Tij Dhimitrin në fshatra të ndryshme malore, në
zonën e Pogonit dhe të Dropullit.
Shumë nga klerikët e Mitropolisë së Gjirokastrës, sikundër është bërë
traditë për të përballuar nevojat e besimtarëve kryen Akolluthinë e
Ngjalljes në disa fshatra radhazi që të Shtunën në mbrëmje, por edhe
gjatë të Dielës herët në mëngjes.
Kudo ku u krye Liturgjia Hyjnore e së Dielës, por edhe gjatë ditëve
të javës së Ndritur, u lexua mesazhi paskal i Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasit si dhe u ndoqën
transmetimet televizive të ceremonive kishtare dhe të pritjeve në
Kryepiskopatën e Tiranës, gjë që ngriti emocionalisht të gjithë grigjën
Orthodhokse të Mitropolisë së Gjirokastrës.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”