EmailFacebookKontakt

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e besimtarëve orthodhoksë të Tiranës

Tiranë

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e
besimtarëve orthodhoksë të Tiranës

Madhështia e Javës së Pësimeve të Zotit Krisht dhe shkëlqimi i Ngjalljes ndriçoi në të gjitha zonat e dioqezës së Tiranës.

Në kryeqytet shërbesat, të cilat u ndoqën gjatë gjithë javës nga besimtarë të shumtë, u kryen në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” dhe u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas. Gjatë çdo të kremteje ai përcolli për të gjithë besimtarët mesazhe jetësore. “…Pa fryte të dashurisë, të durimit, të faljes dhe pa gatishmëri në shpirt për të dëgjuar mesazhet e Perëndisë, pa këtë shpresë, besimi ynë mbetet si një pemë pa fryte. Duhet që lutja të ketë besim dhe jo thjesht një përsëritje fjalësh. Zoti thotë që të gjitha t’i kërkoni me besim dhe të gjitha do t’i merrni…” – theksoi Kryepiskopi.

Të Premten e Madhe Kryepiskopi nënvizoi në omelinë e tij, sc ishte një kohë kur disa persona në Shqipëri për 23 vjet me radhë u përpoqën la shuanin besimin. Por ja që besimi zuri vend përsëri në shpirtin e njerëzve ndaj duhet të falënderojmë Zotin për këtë fakt. Pas një persekutimi kaq të frikshëm, Kasha jonë pa një zhvillim, ndaj duhet të gëzohemi me këtë gëzim.

Në mbrëmjen e asaj dite, mijëra besimtarë shoqëruan Epitafin e Zotit Krisht, i cili përshkoi Rrugën e Kavajës, i shoqëruar nga psaljet e himneve të mrekullueshme orthodhokse.

Të Shtunën në mbrëmje Kisha dhe gjithë sheshi përreth saj ishin tejmbushur nga besimtarë dhe banorë të kryeqytetit, të cilët me qirinj nëpër duar prisnin të merrnin “Dritë nga drita që nuk perëndon!” Pas leximit të mesazhit të Pashkëve nga Kryepiskopi, kur ora shënoi 00.00, tropari i Ngjalljes pushtoi zemrat e besimtarëve. Shkëlqimi i festës u shoqërua me fishekzjarrë dhe trokitjet e vezëve të Pashkës, por mbi të gjitha me urimin “Krishti u Ngjall!” dhe emocionet e vërteta të një feste madhështore, më e madhja e të gjitha kohërave.

(vijon në faqen 8)

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e
besimtarëve orthodhoksë të Tiranës

(vijon nga faqja 7)

Një interesim të veçantë për këto ditë tregoi edhe media kombëtare dhe ajo lokale. Televizioni Publik transmetoi Shërbesën e Ngjalljes dhe Liturgjinë Hyjnore që e pasoi, ndërsa televizionet dhanë mesazhin e Kryepiskopit dhe çaste nga shërbesat e ditëve të ndryshme.

Të dielën paradite në Kryepiskopatën e Shenjtë, në Tiranë, erdhën për të bërë urimet e rastit për Pashkët drejtues të komuniteteve të tjera fetare, politikanë dhe personalitete të ndryshme. Mes tyre ishin edhe President! i Republikës z. Alfred Moisiu, Kryeministri z. Sali Berisha, Kryetari i PS dhe bashkisë së Tiranës z. Edi Rama, kryetari i Komunitetit Mysliman Hafiz Selim Muça, i atij Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi, krerë të partive politike, diplomatë, akademikë e profesorë dhe besimtarë të shumtë, të cilët uruan Kryepiskopin Anastas në emër të të gjithë be- simtarëve orthodhoksë shqiptarë, duke vlerësuar kontributin e tij dhe të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Korresp. i Gazetës “Ngjallja”

Tiranë
Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e
besimtarëve orthodhoksë të Tiranës
Madhështia e Javës së Pësimeve të Zotit Krisht dhe shkëlqimi i
Ngjalljes ndriçoi në të gjitha zonat e dioqezës së Tiranës.
Në kryeqytet shërbesat, të cilat u ndoqën gjatë gjithë javës nga
besimtarë të shumtë, u kryen në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” dhe
u kryesuan nga Kryepiskopi Anastas. Gjatë çdo të kremteje ai përcolli
për të gjithë besimtarët mesazhe jetësore. “…Pa fryte të dashurisë, të
durimit, të faljes dhe pa gatishmëri në shpirt për të dëgjuar mesazhet e
Perëndisë, pa këtë shpresë, besimi ynë mbetet si një pemë pa fryte.
Duhet që lutja të ketë besim dhe jo thjesht një përsëritje fjalësh. Zoti
thotë që të gjitha t’i kërkoni me besim dhe të gjitha do t’i merrni…” –
theksoi Kryepiskopi.

Të Premten e Madhe Kryepiskopi nënvizoi në omelinë e tij, sc ishte
një kohë kur disa persona në Shqipëri për 23 vjet me radhë u përpoqën la
shuanin besimin. Por ja që besimi zuri vend përsëri në shpirtin e njerëzve
ndaj duhet të falënderojmë Zotin për këtë fakt. Pas një persekutimi kaq të
frikshëm, Kasha jonë pa një zhvillim, ndaj duhet të gëzohemi me këtë gëzim.
Në mbrëmjen e asaj dite, mijëra besimtarë shoqëruan Epitafin e
Zotit Krisht, i cili përshkoi Rrugën e Kavajës, i shoqëruar nga psaljet e
himneve të mrekullueshme orthodhokse.
Të Shtunën në mbrëmje Kisha dhe gjithë sheshi përreth saj ishin
tejmbushur nga besimtarë dhe banorë të kryeqytetit, të cilët me qirinj
nëpër duar prisnin të merrnin “Dritë nga drita që nuk perëndon!” Pas
leximit të mesazhit të Pashkëve nga Kryepiskopi, kur ora shënoi 00.00,
tropari i Ngjalljes pushtoi zemrat e besimtarëve. Shkëlqimi i festës u
shoqërua me fishekzjarrë dhe trokitjet e vezëve të Pashkës, por mbi të
gjitha me urimin “Krishti u Ngjall!” dhe emocionet e vërteta të një feste
madhështore, më e madhja e të gjitha kohërave.
(vijon në faqen 8)

Triumfi i Ngjalljes pushtoi zemrat e
besimtarëve orthodhoksë të Tiranës
(vijon nga faqja 7)
Një interesim të veçantë për këto ditë tregoi edhe media kombëtare
dhe ajo lokale. Televizioni Publik transmetoi Shërbesën e Ngjalljes dhe
Liturgjinë Hyjnore që e pasoi, ndërsa televizionet dhanë mesazhin e
Kryepiskopit dhe çaste nga shërbesat e ditëve të ndryshme.
Të dielën paradite në Kryepiskopatën e Shenjtë, në Tiranë, erdhën
për të bërë urimet e rastit për Pashkët drejtues të komuniteteve të tjera
fetare, politikanë dhe personalitete të ndryshme. Mes tyre ishin edhe
President! i Republikës z. Alfred Moisiu, Kryeministri z. Sali Berisha,
Kryetari i PS dhe bashkisë së Tiranës z. Edi Rama, kryetari i Komunitetit
Mysliman Hafiz Selim Muça, i atij Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi,
krerë të partive politike, diplomatë, akademikë e profesorë dhe besimtarë
të shumtë, të cilët uruan Kryepiskopin Anastas në emër të të gjithë be-
simtarëve orthodhoksë shqiptarë, duke vlerësuar kontributin e tij dhe të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në zhvillimin e shoqërisë
shqiptare.
Korresp. i Gazetës “Ngjallja”