EmailFacebookKontakt

Pull quote: Shpallja kanonike e Kishës së Shqipërisë në autoqefale…

/ —
Shpallja kanonike e Kishës së Shqipërisë në autoqefale
konfirmonte edhe një herë pafuqinë e prirjeve të ndryshme
jokishtare për t’u përballur me ndërgjegjen orthodhokse të
anëtarëve të saj, me lidhjet e tyre të ngushta me besimin e të
parëve dhe me vendosmërinë e tyre për t’ua përcjellë atë të
pacënuar brez.ave të ardhshëm. Po ashtu, konfirmonte misio­
nin ekumenik të Patriarkanës së Konstandinopojës në ruajtje
të përbashkësisë së besimit orthodhoks, përparësia e së cilës
qëndron mbi çdo lloj interesi apo tendence tjetër.