Manastiri i Cepos, ose i Gurit të Lartë (Ipsilis Petras) ngrihet në një lartësi, prej nga hapet një pamje e gjerë e luginës së lumit Drino.
Nga manastiri kanë mbetur ve- tëm kisha dhe një konak, të cilat paraqitnin dëmtime serioze të struk- turave konstruktive, që i kishin çuar në një gjendje, e cila mund të quhej katastrofike.
Kisha është tipit bazilikal me kupolë. Përbëhet nga naosi dhe ambienti i altarit. Nuk ka narteks, as hajat. Në anën perëndimore ru- hen gjurmë murature, të cilat mund
Manastiri i Cepos, të kenë qenë të narteksit ose të ha- jatit. Naosi është trenefësh, i mbu- luar me një sistem harqesh e kalo- tash sferike.
Konaku është ndërtuar në anën lindore të kishës. Është një ndër- tesë me zhvillim gjatësor dykatëshe dhe me nga dy ambiente në çdo kat. Gjurmë murature në anënjugo- re dëshmojnë për vazhdimin e ndër- tesës në këtë anë.
Kompozimi planimetrik i kona- kut është i zakonshëm për ndërti- met monastike: Në pamjen ballore zhvillohet një hajat i hapur, ku dalin
ose i Gurit të Lartë
dyert dhe dritaret e dhomave të ka- tit. Në katin përdhe hajati mbështe- tet mbi një sërë galerish të vazhdu- eshme dhe të mbuluara me qemerë cilindrikë.
Gjendja në të cilën ndodhej mo- numenti kërkonte ndërhyrje të me- njëhershme konsoliduese dhe res- tauruese për ta shpëtuar atë nga rrënimi i plotë.
Me porosi të veçantë të Kryepi- skopit Anastas, Bërthama e Tra- shëgimisë Kulturore përgatiti pro- jektin e ndërhyrjeve restauruese. Pas kësaj Kryepiskopi akordoi edhe
fondin për punimet dhe ndërhyrjet restauruese në manastir.
Rikthimi i qëndrueshmërisë së konstruksionit u realizua me mëny- rat tradicionale dhe të zbatuara gje- rësisht në monumentet e tjera të të njëjtit karakter, siç janë fugatimet dhe injektimet.
Me përfundimin e punimeve të restaurimit u bë e mundur shpëtimi i monumentit, si dhe iu riktheu banord ve të gjithë zonës simbolin e her- shëm të tyre, manastirin e Cepos.
Ark. Rest. Joan Stratobërdha