“Drita e Krishtit shndrit mbi gjithçka”
Nga 15-18 shkurt, në Lutherstadt-Wittemberg,
Gjermani, u zhvillua takimi i stadit të tretë të di-
alogut ekumenik, në rrugën drejt Asamblesë së
Tretë Ekumenike Evropiane, që do të mblidhet
në shtator në Sibiu, Rumani. Në takim merrnin
pjesë 150 përfaqësues nga 44 vende, anëtarë
të Konferencës Evropiane të Kishave dhe Kë-
shillit të Konferencës Evropiane të episkopëve
romanokatolikë. Takimi u hap me një ceremoni
në katedralen historike të qytetit, për të vazhduar
më pas në mjediset e Universitetit. Wittembergu,
qyteti i veprimtarisë ka edhe një kuptim simbolik,
sepse është qyteti i Martin Luterit.
Kjo asamble është e konceptuar me 4 taki-
me-stade paraprake përgatitore, si një lloj pele-
grinazhi shpirtëror simbolik mes kishave të ndry-
shme të kontinentit tonë. Stadi i katërt do të je-
të vetë Asambleja e Sibiut, nga 4-9 shtator, me
pjesëmarrjen e 2500 delegatëve, të cilët do të
mblidhen për herë të parë në një vend me shu-
micë orthodhokse.
Tema e takimit ishte: “Duke rizbuluar dhu-
ratën e dritës që përbën Ungjilli i Krishtit për
Evropën e sotme”. Ndër temat e diskutuara
ishin edhe: “Shekullarizimi si një sfidë për
Evropën”, “Përvojat ekumenike dhe shqetë-
simet e sotme”, “Cili është vizioni për Evropën
e sotme, duke u përgatitur për Sibiun”, “Pajtimi
në Evropë” etj.
Një ngjarje e veçantë ishte takimi me Presi
dentin e Republikës Federale të Gjermanisë, më
16 shkurt, z. Horst Koler. Gjithashtu, programi
përmbante takime me kishat lokale, vizita në
vende historike etj.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
ishte e përfaqësuar në këtë veprimtari nga
Kryepiskopi Anastas, i cili është edhe zëvendës-
president i Konferencës Evropiane të Kishave,
që ishte bashkëorganizatore e takimit.