Nga Hirësia e Tij,
Mitropoliti i Korçës JOANI
(vijon nga numri i kaluar)
* * *
Njeriu e ka humbur kuptimin dhe qëllimin e ekzistencës së tij. Duke hequr Perëndinë iku edhe qëllimi. Duke hequr këtë sistem, me një
Krijues dhe me një qëllim, bota është kthyer në një objekt të pa- kuptueshëm, të huaj dhe indife- rent. Njeriu ndihet i trembur dhe i humbur në tërë këtë univers. Bota dhe gjithçka tjetër rrotull është kthyer në një tjetër. Konflikti ndër- mjet ekzistencës njerëzore dhe indiferentizmit të universit krijon pasiguri dhe konfuzion. Njeriu gje- ndet i pafuqishëm para kësaj gjithë- sie të pakuptueshme. Duke hequr Perëndinë nga botëkuptimi i tij (si- domos një Perëndi personal), rapo- rti me botën rrotull tij u bë i frik- shëm; ai ndodhet tashmë nënfatin e pamëshirshëm dhe jeta e tij është kthyer në ankth dhe tragjedi. Është plot kuptim që vizioni i shumë mi- stikëve të mëdhenj të krishterimit nuk e paraqet ferrin me cfurqe, zjarr dhe squfur, por si një vend ku shpir- trat enden pa kuptim. A nuk na kuj-
ton ky vizion botën e sotme? Milio- na e miliona qenie njerëzore enden pa kuptim – të humbur. Dhe termi të humbur është termi fetar ekui- valent me të dënuar.
Humbja e qëllimit të jetës ka bërë që ai të humbasë veten e tij. Ajo që shihej para disa dekadash vetëm tek neurotikët, tashmë është bërë diçka e zakonshme për shumi- cën. Cekëtia e jetës, humbja e çdo interesi për pyetjet bazike të ekzis- tencës, largimi nga vetja e vërtetë dhe deformimi, shpesh distancimi i plotë, i lidhjes me thelbin e ekziste- ncës së tij psikike, e kanë bërë nje- riun të humbasë qëllimin e ekziste- ncës së tij, madje më tepër se kaq, sepse tani as pyetet më për qëllimin e ekzistencës. Ajo që dikur shihej si pakti me djallin, kur dikush e braktiste veten duke shitur shpirtin e tij dhe që në termat psikiatrikë
quhet “huajësimi nga vetja”, tash- më nuk është më vetëm rast neuro- tik, por po bëhet një nga tiparet dalluese të qytetërimit të sotëm.
Në librin e tij Sëmundje për Vdekje, Kierkegaard e quan pikë- risht humbjen e vetes “sëmundje për vdekje”. Studimet psikologjike dhe vëzhgimet klinike koincidojnë me pohimin e Kierkegaardit. Tra- gjedia është sepse njerëzit nuk janë më të vetëdijshëm për humbjen e vetes dhe ka humbur sensi i kuestit, i kërkimit për të gjetur dhe përmbu- shur veten. Kjo ka bërë që njeriu ta dëmtojë jashtëzakonisht qenien e tij dhe me të edhe lirinë e tij, sepse ato nuk mund të ndahen dot nga njëra-tjetra, ato përcaktojnë njëra-tjetrën.
Në një botë indiferente, të pakuptueshme, të huaj dhe pa qëllim, (vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9) ekzistenca e njeriut është e kufi- zuar dhe ankthi i tij ekzistencial bë- het i padurueshëm. E vetmja mëny- rë për të përballuar tashmë këtë ankth mbetet dehja – dehja në forma të ndryshme. Kjo nuk e zgjidh problemin. Ta shmangësh problemin duke u dehur, është në fakt jo zgjidhje, por humbje. “Neuroza e së Dielës” godet njerëz që në një moment pushimi, të “çdehur” nga dehja e zënies me punë gjatë ditëve të javës, ballafaqohen me munge- sën e qëllimit të jetës së tyre. Bosh- llëku ekzistencial, si rezultat i mu- ngesës së qëllimit në jetë, lind një etje të shfrenuar për ta mbushur dhe njeriu përpiqet ta mbushë me një jetë të rreme. Disa mundohen ta mbushin me drogime, me lak- minë për pasuri dhe pushtet dhe të tjerë në dëshira epshore: Të gjitha këto droga të llojeve të ndryshme. Të tjerë, fatkeqësisht, në tentativa vetëvrasjeje. Dhe sa më shumë që thellohet vakumi ekzistencial aq më shumë shtohet etja për ta mbushur atë, duke e zhytur njeriun gjithmonë e më shumë në një errësirë intelek- tuale, emocionale dhe shpirtërore.
Duke humbur qëllimin e vërtetë në jetë, mijëra gjëra, të cilat nuk kanë në vetvete ndonjë vlerë të rëndësishme, bëhen qëllime. Har- xhohen energji pa fund për gjëra të kota, duke e shtuar shqetësimin dhe stresin dhe duke e bërë jetën një ankth dhe mundim.
Mungesa e qëllimit e ka bërë jetën pa gëzim, sepse kjo i heq asaj vetë tharmin e jetës. Duke humbur qëllimin, fillojnë dhe humbasin edhe shumë gjëra të tjera që mund të dukeshin si të dhëna, por që në fakt janë pjesë e vlerave të formuara nga një kulturë që ka një qëllim në jetë dhe një mendim të kultivuar të realizimit të këtij qëllimi. Ne jemi vetëm në fazën e parë të përballimit me rrezikun që vjen nga humbja e vlerave, por shumë shpejt rreziku do të jetë akoma më i madh. Etika, kultura dhe mendimi i brezave të sotëm ndikohen akoma, edhe kur ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë, nga vlerat tradicionale. Është njësoj si me një tokë e cila
është ujitur nga shiu. Edhe kur pushon së rëni shi ajo përsëri është e lagur. Edhe për pak kohë ajo mund të ushqejë bimët që ndodhen në atë. Por dihet me siguri, se nëse toka nuk do të ujitet përsëri, ajo do të thahet; dhe së bashku me tokën edhe bimët që ushqehen prej saj. E njëjta gjë ndodh edhe kur humbasin vlerat. Mund të ushqehen edhe për pak kohë disa breza, por përfundi- misht vlerat do të thahen, sepse nuk po ujiten dhe së bashku me to edhe shoqëria që ushqehet prej tyre.
***
Mendimi dhe Etika e sotme janë njëdimensionalë, ose në rastin më të mirë dydimensionalë. Ato me- rren zakonisht vetëm me çështjen se si njerëzit duhet të ndërveprojnë ndërmjet tyre. Ndërsa Etika e vje- tër ishte tredimensionale, d.m.th. ajo e shikonte njeriun në etikën indi- viduale, në atë sociale dhe në atë më të rëndësishmen, se këto dy di- mensione ishin në shërbim të di- mensionit të tretë, atë të qëllimit të ekzistencës. Metafora e C.S. Luisit (Lewis) e jep qartë vizionin tredi- mensional të Etikës së vërtetë. Ai i shpjegon me një metaforë të tri gjë- rat që i duhen një flote në lundrim. E para: çdo anije duhet të dijë se si të qëndrojë që të jetë në gjendje lu- ndrimi. Kjo është etika individuale. E dyta: anijet duhet të mbajnë di-
Mungesa e qëllimit e ka bërë jetën pa gëzim, sepse kjo i heq asaj vetë tharmin e jetës. Duke humbur qëllimin, fillojnë dhe humbasin edhe shu- më gjëra të tjera që mund të dukeshin si të dhëna, por që në fakt janë pjesë e vlerave të formuara nga një kulturë që ka një qëllim në jetë dhe një mendim të kultivuar të realizimit të këtij qëllimi.
stancat e duhura që të mos përpla- sen me njëra-tjetrën. Kjo është etika sociale dhe eticistët e sotëm merren pothuaj vetëm me këtë. E treta dhe më e rëndësishme, është që flota duhet të dijë në radhë të parë përse ajo është në det. Kush është misioni dhe kush është de- stinacioni i saj?
E njëjta gjë ndodh edhe me ne. Patjetër që ne na duhet të dimë të parën, d.m.th., të dimë se si të ndër- tojmë karakterin, për të dalluar vir- tytin nga vesi dhe për të qenë në gjendje edhe për ndërveprimin me të tjerët, sepse shumë probleme dhe konflikte lindin nga mosfunksi- onimi i etikës individuale, ngaqë etika sociale përbëhet nga ndërvepri- mi i individëve të ndryshëm. Po ashtu duhet të dimë edhe të dytën, d.m.th., të dimë mënyrën se si të ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme për jetën sociale të njerëzimit. Por, sado të rëndësishme që të jenë dy të parat, e treta është më rëndësish- mja: të dimëpërse jemi në këtë jetë, cili është qëllimi i ekzistencës sonë dhe cili është destinacioni ynë përfundimtar. Pa këtë të tretën, edhe dy të parat nuk do të funksio- nojnë normalisht. “Përmua – thotë Gëte – gjëja më e madhe në këtë botë nuk është aq shumë se ku po rrimë, por në çfarë drejtimi po shkojmë. ”
Fatkeqësisht, mendimi modern pothuajse nuk merret fare me pyetjen themelore të ekzistencës. “Ndoshta – shkruan Peter Kreeft – kjo është arsyeja përse shumi- ca e filozofisë moderne duket tek njerëzit e zakonshëm kaq e dobët dhe qaramane, kaq e speciali- zuar dhe elitiste dhe mbi të gjitha kaq e mërzitshme. Mendoj se e di përse filozofët modernë nuk guxojnë ta ngrenë këtë, më të madhen pyetje: sepse ata nuk kanë një përgjigje për të. Ka një gropë kaq të madhe sa vetëm kuraja e një ekzistencialisti, ose besimi i një ateisti mund ta mbushë… ”,.
(vijon në numrin e ardhshëm)
Marrë nga revista “Tempulli” Nr. 12, 2007