EmailFacebookKontakt

Fetë për paqe – një sfidë për terrorizmin dhe ekstremizmin

Deklarata nga Këshilli Evropian i Liderëve Fetarë-Fetë për paqen, Birmingam, 12-14 shkurt 2007

K

ëshilli Evropian i Liderëve Fetarë- Fetë për paqen i mbledhur në Birmingam nga 12-14 shkurt, shqyrtoi problemin e situatës së mysli- manëve në Britani, i bindur se përvojat në këtë vend, kanë një rëndësi të madhe të marra në kontekstin evropian.

Myslimanët janë minoriteti më i madh fetar në Britani, sikundër ndodh edhe në vende të tjera të Evropës. Disa nga sfidat që përballet komuniteti mysliman janë unike, kurse disa të tjera janë të përbashkëta me ato të minoriteteve të tjera fetare.

Zhvillimet që pasuan sulmet terroriste në Lo- ndër, në korrik 2005 dhe arrestimi i nëntë te- rroristëve të dyshuar në Birmingam në fund të janarit të këtij viti, si dhe efekti i shkaktuar në marrëdhëniet midis komuniteteve, çelën një mjedis të përshtatshëm për diskutimet tona. Si liderë fetarë, ne dënojmë çdo lloj akti terrorist, veçanërisht kur ato kryhen në emër të fesë dhe ne afirmojmë shtetin e së drejtës. Megjithatë, ne nuk pranojmë veprimet e disa individëve, që e kanë bërë zakon të stigmatizojnë një komunitet të tërë. Në valën e terrorizmit e të lidhjeve që bë- hen në këtë rast, pason një thyerje e mirëbesimit midis individëve, fqinjëve dhe komuniteteve.

Ky stereotip bie edhe mbi grupet e minoriteteve të tjera. Liderët politikë nuk duhet të shfry- tëzojnë këto stereotipe, e duhet të punojnë së bashku me udhëheqësit fetarë për t’i kundër- shtuar ato. Politikanët duhet të shikojnë shkaqet sociale, ekonomike dhe politike të ekstremizmit. Gjithashtu, mediat kanë një rol kyç në kundër- shtimin e këtij paragjykimi.

Sfidat serioze, që qëndrojnë sot përballë nesh si udhëheqës fetarë, kërkojnë një angazhim të ri së bashku me traditat tona fetare. Të gjitha traditat fetare promovojnë një jetesë paqësore, po gjithashtu pranojnë faktin se ato mund të shfrytëzohen për të lindur urrejtjen dhe agre- sionin. Ne duhet të kuptojmë se kur ndodh një gjë e tillë dhe të përballemi me ata që abuzojnë me religjionin. Ne pranojmë faktin se ekziston një nevojë urgjente për diskutime ndërkomunit- are për këto probleme të vështira.

Në komunitetin mysliman të Britanisë, duhet të ekzistojë përpjekja për të kryer një reflektim teologjik, mbi gjendjen e këtij minoriteti, brenda kuptimit se si kjo situatë e krijuar është e ndrysh- me nga konteksti, në të cilin pjesa më e madhe e mendimit mysliman evoloi në fillimet e tij. Kjo thirrje është e rëndësishme për të gjitha komuni- tetet fetare sot, meqë Evropa po zhvillohet brenda suazës së një shoqërie multietnike dhe multi- kulturale. Ne besojmë se kjo mund të realizohet me secilën prej traditave tona fetare, pa ushqyer paragjykime për integritetin e tyre. Duhet të për- ballemi me pretendimet sekulare që përjashton rolin e fesë në shoqëri.

Edukimi fetar i rinisë, si një mangësi e duk- shme, është një çështje debati në pjesën më të madhe të vendeve evropiane të sotme. Megji- thëse ka kaluar koha që një komunitet fetar ose një pikëpamje botërore të monopolizojë sistemin e edukimit, ne jemi të bindur se feja mund, kur flitet në mënyrë qartë, se mund të ofrojmë një sens të identitetit dhe besimit tek vetja, me anë të të cilave mund t’i mbrojmë kundër ndi- kimeve të ekstremizmit. Është e rëndësishme që të rinjtë të mësojnë të njohin traditat e tyre fetare. Në të njëjtën kohë ata kanë nevojë të mësojnë për traditat e të afërmit të tyre, për të kuptuar botën në të cilën, ata jetojnë dhe të jenë

të aftë për të biseduar me të tjerët në mënyrë të frytshme dhe që t’i respektojnë ata.

Prania e fortë islame në shumë vende të Evropës në ditët e sotme ka kontribuar në ripër- tëritjen e interesimit për rolin dhe vendin e fesë në hapësirën publike…

Si udhëheqës fetarë, ne duhet të mendojmë me kujdes për rolin e fesë më gjerë në shoqëri. Kur ata që përfaqësojnë fenë, ngrenë proble- matika që janë shqetësimi i popullit sot, feja mund dhe duhet të ketë një efekt shërues. Ne nxitim si udhëheqësit fetarë dhe ata politikë që të njohin potencialin shërues, që feja ka dhe t’i japin këtij faktori hapësirën e duhur.

Takimi ynë në Birmingam ka qenë një për- vojë dialogu të vërtetë. Një dialog kaq i shpeshtë ka qenë një kundërshti e fortë ndaj një seri monol ogësh që janë mbajtur më parë. Për më tepër, dialogu i vërtetë krijon një arenë në të cilën, ne mund të shqyrtojmë probleme të një rëndësie madhore dhe me anë të kësaj të ndërtojmë besi- min e konfidencën midis grupimeve të ndrysh- me. Në këtë dialog ne duhet të fitojmë besim për të prekur problemet më të vështira dhe vet- ëm në këtë mënyrë ne mund të shikojmë tjetër- sinë e tjetrit. Vetëm duke pranuar tjetrin dhe duke respektuar në mënyrë të vërtetë të tjerët, mund të vlerësojmë humanizmin tonë të përbashkët.