E Diela e katërt e Kreshmëve
Joani i Shkallës
Nëse librat bëhen të njohur dhe
të afirmuar nga fama e autorit të
tyre, në të kundërt, Shkalla e mre-
kullueshme psikoanatomike i dha
emër Joan Sinaitit dhe e bëri të
famshëm. Do ishte i panjohur si
shumë e shumë të tjerë…
U lind me sa duket në vitin 525,
nuk dihet se ku. Që në moshën 16
– vjeçare kishte shumë kulturë
(ndaj dhe quhet skolastik d.m.th. i
ditur) dhe hyri në manastirin e Sinait
nën urdhrat e ava Martirit, i cili vdiq
pas pak vitesh.
Në moshën 19-vjeçare, pasi
kishte vizituar qendra manastiriale
të Egjiptit, u tërhoq vetë në një
shpellë të një shkretëtire të largët
në Thola të Sinait. Aty u ushtrua
për dyzet vjet në mënyrë të thje-
shtë dhe jo me ekzagjerime që të
mos mburrej dhe përjetoi përvoja
hyjnore.
Më pas e zgjodhën me zor igu-
men të Sinait. Gjatë drekës pas
fronëzimit të tij, ceremoninë e
“drejtonte” një njeri misterioz, pro-
feti i madh, Moisiu (4 shtator)!
Dikur lutja e tij solli shiun e
shumëpritur, një herë tjetër çliroi një
murg nga lufta trupore. Më parë
kishte shpëtuar Moisiun, nxënësin
e vetëm që kishte në shkretëtirë
nga shtypja e një shkëmbi.
Kur disa ziliqarë e akuzuan si
llafazan, ai i ndaloi predikimet e tij
jetëdhënese saqë vetë ata u lutën
dheirifilloi.
Duke iu bindur mikut të tij Joan,
igumen i Raithos, ai kompozoi
Shkallën, gëzimi dhe “ungjilli” i
murgjve, një tekst gjenial rrezatues,
i dendur, me një bukuri letrare të
paarritshme dhe një thellësi të
pallogaritshme, Psikologjia e The-
llësisë (Etërit asketë e kishin gjur-
muar shumë shekuj para nesh).
Si një veprim i çmuar për çdo
besimtar, sepse i ngjan një aparati
radioskopik të shpirtit, u përkthye
në shumë gjuhë të vjetra e të reja.
Si një shkallë tjetër e Jakovit
(Gjen. 28.12) lartëson drejt Qiellit
me tridhjetë Fjalët-shkallë të saj.
Fillon nga e ulëta, trajton ligësi dhe
virtyte dhe përfundon në hyjnizimin
nëpërmjet dashurisë. Mbyllet me Fja-
lën monumentale-shtesë drejtuar
Bariut, d.m.th. udhëheqësit shpirtëror.
Oshënari fjeti më 30 mars, për-
sëri në shkretëtirë (600) pasi kishte
hequr dorë si igumen dhe në vend
të tij kishte vendosur vëllanë e tij,
Jorgon (festohet së bashku me
Martirin e lartpërmendur të Mërku-
rën e Ndritshme).
Shenjti kremtohet edhe ditën e
fjetjes së tij pra, më 30 mars.