EmailFacebookKontakt

“Konferenca Botërore e Feve për Paqen”

“Konferenca Botërore e Feve për Paqen”
(World Conference of Religions for Peace),
ose në mënyrë më përmbledhëse “Fetë për
Paqen” (Religions for Peace), me seli në
Nju-Jork, është sot organizmi më i madh i
komuniteteve fetare në botë dhe ka si qëllim
bashkëpunimin e tyre për kapërcimin e
konflikteve, fuqizimin e paqes dhe progre­
sin për të gjithë. U themelua në vitin 1970
dhe përfshin mbi 70 Këshilla Nacionalë dhe
Lokalë të Këshillave Ndërfetarë. Në këtë or-
ganizëm marrin pjesë të Krishterë (Ortho-
dhoksë, Katolikë, Protestantë), Myslimanë
(Sunitë dhe Shiitë), Hebrenj, Budistë,
Induistë, Sikhë etj.).
President Nderi i këtij organizmi botë-
ror është edhe Kryepiskopi i Tiranës dhe i
gjithë Shqipërisë, Anastasi, i cili, si Profe-
sor i Historisë së Feve i Universitetit të
Athinës, merr pjesë në mbledhjet e Konfere-
ncës që nga vitet ’80.