EmailFacebookKontakt

E Shtuna e Llazarit

Java që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinës ose e Luleve. Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përmendin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon ta ngjallë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtunës, Kisha, në himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin drejt Betanisë, në varrin e Llazarit. Të Premten në mbrëmje, vigjilja e kremtimit të Ngjalljes së Llazarit, “dyzet ditët e mëdha shpëtimtare” të Kreshmës së Madhe, formalisht kanë arritur në një përfundim:

E Shtuna e Llazarit është një kremtin paskal. Eshtë hera e vetme në tërë vitin kishtar, që shërbesa e Ngjalljes e së Dielës kremtohet në një ditë tjetër. Në Meshën e së Shtunës së Llazarit, Kisha lavdëron Krishtin si “Ngjallja dhe Jeta”, i Cili me anë të ngjalljes së Llazarit ka konfirmuar, madje edhe përpara pësimit dhe vdekjes së Tij, ngjalljen e përgjithshme të njerëzimit.

O Krisht Perëndia Ynë, kur ngjallët Llazarin prej së vdekurish, përpara Pësimit Tënd, tregove Ngjalljen e Përgjithshme. Prandaj edhe ne porsi fëmijët që mbanin palma e lule në duar, shenja të fitores dhe triumfit, po të thërrasim: “O Mundës i Vdekjes, Hosana më të lartat! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (Përlëshorja e Festës).

Krishti Perëndi, gëzim i të gjithëve dhe dritë e shkëlqim dhe ngjallje e të gjithë njerëzve, përmbi dhenë u shfaq tani dhe sipas mirësisë së tij, na dha shëmbëllesën e Ngjalljes së nesërme, mëshirën dhe ndjesën e mëkateve (Shkurtorja (Kondaqi)}.