M
e moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit ofruan ndihmën dhe kontributin e tyre për fëmijët talase- mikë. Sesioni i dhurimit vullnetar të gjakut u organizua në qendrën rino- re orthodhokse “Bethlehem”, më 20 janar, me një pjesëmarrje të gje- rë të të rinjve dhe të të rejave.
Një javë më parë, dy mjeke të ardhura nga Kryqi i Kuq Shqiptar dhanë një informacion paraprak për procedurën e dhurimit të gjakut.
Në Kishën Orthodhokse dhurimi vullnetar i gjakut është përsëritur disa herë, me një pjesëmarrje aktive të të rinjve. Sesione të tjera të dhurimit të gjakut janë zhvilluar vit për vit edhe në qendra të tjera të Kishës Orthodhokse, si në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në qendrat rinore orthodhokse në Ti- ranë dhe Elbasan etj.
Të rinjtë falënderuan dhe shpre- hën mirënjohje ndaj Perëndisë për
mundësinë e ndihmës ndaj vëlle- zërve që kanë probleme shënde- tësore. Krahas shumë të rinjve, i pranishëm ishte dhe Arkimandrit Kozma Prifti. Ai ishte edhe she- mbulli i parë si dhumes në këtë ditë, duke dhënë mesazh shumë të bu- kur dhe mbresëlënës për të kuptuar se çfarë do të thotë të dhurosh nga vetja jote. Atë Kozmai tha se me-
sazhit: “Dhuro gjak, shpëto jetë”, mund t’i shtohet edhe një mesazh tjetër i bukur: “Më i lumtur është ai që dhuron sesa ai që merr”. Vetë jeta e njeriut është një dhuratë nga Perëndia.
Prandaj le të bëhemi edhe ne dhurues edhe ndihmues për të tje- rët, pasi kjo do të na japë më shumë kënaqësi dhe lehtësi për veten tonë.
Të rinjtë orthodhoksë të kryeqytetit, me këtë akt humanitar kujtuan veprën hyjnore të Zotit tonë Jisu Krisht, i Cili me gjakun e Tij në Kryq lau mëkatet tona dhe na shpe- ngoi nga mëkati, duke na blerë me gjakun e Tij.
Dorina Skënderi