EmailFacebookKontakt

Tempulli dhe qëllimi i ekzistencës

Nga Hirësia e Tij,
Mitropoliti i Korçës JOANI

Cili është qëllimi i ekzistencës individual, apo cila është arsyeja që ekziston gjithësia, janë pyetje që duhet të ngrihen në çdo shpirt e mendje njerëzore, sepse kjo është pyetja kryesore e jetës. Një jetë që të jetë e plotë duhet të ketë patjetër një qëllim, sepse pa të jeta humbet vetë jetën, duke u kthyer në një jetë të kotë. Është njësoj si një udhëtim, që nëse nuk ka një destrnacion përfundimtar, ai fillon e bëhet i lodhshëm, i mërzitshëm dhe i kotë.

Jeta e njeriut është me të vërtetë një udhëtim dhe udhëtimi presu- pozon se ka një destinacion përfu- ndimtar. Vlerat universale të njerë- zimit janë formuar pikërisht nga ideja e destinacionit të tij përfu- ndimtar dhe nga përmbushja e këtij destinacioni. Ato janë konsoliduar nga përgjigjet që çdo qytetërim i ka dhënë qëllimit të ekzistencës, duke e bërë njeriun që të kuptojë se ek- zistenca e tij është përtej thjesht gjallesës. Jeta e tij është një udhë- tim dhe një kërkim. Koha dhe ha- pësira janë korniza e përmbushjes së ekzistencës së tij, por qëllimi i ekzistencës është për ta kapërcyer kohën dhe hapësirën: njeriu është një qenie transhendentale. la vlen të përmendet thënia e Pompeit të Madh se të jetosh nuk është e rë- ndësishme, por të udhëtosh është, që do të thotë se nëse jeta nuk është një udhëtim, por është vetëm

thjesht një gjallim, atëherë ajo është një jetë e gjymtuar. Pa këtë dimension të jetës vlerat e saj do të humb- nin kuptimin dhe dalëngadalë do të thaheshin, duke e bërë njeriun të humbë jo vetëm qëllimin e ekzisten- cës, por edhe njerishmërinë e tij.

Fatkeqësisht, ne jetojmë sot në një kohë kur njeriu e ka humbur nocionin e qëllimit të ekzistencës. Nga të gjitha qytetërimet që kanë ekzistuar në historinë botërore ve- tëm ky i sotmi nuk ka më një përgji- gje për pyetjen bazike të jetës. Qy- tetërimet e mëparshme në forma të ndryshme i përgjigjeshin kësaj pyetjeje. Madje ato ishin formuar nga mënyra sesi i përgjigjeshin kësaj pyetjeje. Ndërsa sot ne jemi para një fakti tronditës. Duke mos pasur përgjigje rreth kësaj pyetjeje jeta jonë po çoroditet dhe duke u çoroditur po gjymtohet dhe, nëse ne nuk kemi më as pyetje, do të

thotë që ne po humbasim humani- tetin tonë, thelbin e asaj që e bën njeriun njeri.

Sepse, tragjikisht, jo vetëm që nuk ka më përgjigje për këto çë- shtje, por shihet që as nuk ka më pyetje për këto. Pyetja për qëllimin e ekzistencës së njeriut sa po vjen e po rrallohet. Gjithmonë e më pak njerëz i drejtojnë vetes këtë pyetje. Nëse ne nuk do të kemi më këtë pyetje, për qëllimin e ekzistencës sonë, atëherë si do kemi një përgji- gje? Përgjigjja është e domosdo- shme për ekzistencën e njeriut dhe për përmbushjen e kësaj ekzisten- ce. Ajo nuk është thjesht një shpje- gim teorik për të kënaqur intelektin njerëzor, por është një ndihmesë e domosdoshme për ta ndihmuar njeriun që të përmbushë këtë qëllim ekzistence. Dimension! i saj është një dimension ontologjik, pa të dëm- tohet vetë qenia. Prandaj përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje ishte bazike. Tempulli i çdo besimi apo qytetërimi ishte për t’ i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Madje ai nuk ishte thjesht vetëm për t’ i dhënë njeriut kuptimin e tij të vërtetë të ekzistencës, por

(vijon në faqen 10)

ishte edhe vendi ku njeriu mund ta përmbushte këtë qëllim, për ta bërë atë një qenie të plotë, një qenie transhendentale dhe për ta kthyer atë nga një homo animalis në homo humanus.

Gjatë zhvillimit të qytetërimeve të ndryshme dhe të zhvillimit të mendimit njerëzor mund të themi se ka pasur tri rryma kryesore në lidhje me qëllimin e ekzistencës së jijeriut dhe të universit. Ndër to dy i japin njeriut një përgjigje për qëllimin e ekzistencës së tij dhe të universit, ndërsa e treta jo.

E para, filozofia e vjetër antike, e cila shikonte një harmoni në tërë universin, ndonëse për atë universi (e tëra) ishte mbi individin, sepse pjesa (në kuptimin tonë njeriu) ishte për hir të së tërës. “Ti harron se krijimi nuk është për përfitimin tënd: ti ekziston për hir të universit.” Njeriu ishte vetëm një pjesë e universit dhe pesha e këtij universi e shtypte njeriun në ekzistencën e tij. Ky lloj vizioni e çonte njeriun lehtësisht në dëshpërim dhe në anonimat. Nganjë vizion i tillë ishte i pashmangshëm stoicizmi apo hedonizmi, dy anët e ndryshme të së njëjtës medalje.

Ndërsa pikëpamja fetare në përgjithësi dhe sidomos ajo biblike në veçanti i jep më përparësi njeriut: bota është krijuar për hir të tij. Kjo pikëpamje jo vetëm që i jep njeriut një qëllim të ekzistencës së tij dhe të universit, por i jep atij edhe një përgjegjësi për përmbushjen e ekzistencës së tij. Në këtë mënyrë ajo e vendoste njeriun në pozicionin optimal të qenies: në atë transhendentale.

Linja e tretë, materializmi, duke përjashtuar ekzistencën e një inteli- gjencie në formimin dhe drejtimin e universit, e përjashton në vetvete ekzistencën e një qëllimi. Për njeriun e sotëm, jo vetëm që bota nuk është për hir të tij, por as ai për hir të botës. Për atë, fatkeqë- sisht, universi nuk ka ndonjë qëllim. Sepse nëse nuk do të kishte një ar- sye në krijimin e universit atëherë si do të kishte një qëllim në jetë? Ja si shprehet një ateist i madh, por fatmirësisht i sinqertë. “Pyetja,

‘Kush është qëllimi i jetës njerë- zore?’ është bërë shumë herë; kurrë nuk ka marrë ndonjë për- gjigje të kënaqshme… Kështu, përsëri, vetëm feja është në gje- ndje t’i përgjigjet pyetjes së që- Uimit të jetës. Vështirë se do të ishte gabim të konkludoje, se ideja e një qëllimi në jetë qën- dron apo bie me sistemin fetarP Duke rënë ky si stem fetar, çdo njeri me një logjikë normale do të mendonte, në një mënyrë të natyr- shme, se nuk ka më një qëllim në jetë. Vetëm feja, e cila e shikon je- tën si një udhëtim drejt një desti- nacioni përfundimtar, mund t’i japë njeriut një qëllim në ekzistencën e tij dhe nëse humbet feja, atëherë humbet edhe destinacioni përfu-

Vetëmfeja, e cila e shikon jetën si një udhëtim drejt një destinacioni përfundimtar, mund t’i japë njeriut një që- llim në ekzistencën e tij dhe nëse humbet feja, atëherë humbet edhe destinacioni përfundimtar. Duke humbur destinacioni përfundimtar ka humbur edhe qëllimi i ekzi- stencës dhe kështu ka hum- bur edhe vetë jeta e njeriut.

ndimtar. Duke humbur destinacioni përfundimtar ka humbur edhe që- llimi i ekzistencës dhe kështu ka humbur edhe vetëjeta e njeriut. Nëse nuk ka një qëllim, atëherë nuk ka më as edhe një të vërtetë dhe gjith- çka mund të bëhet qëllim dhe e vërtetë. Dhe pikërisht është kjo që ka krijuar tërë këtë konfuzion men- dor dhe moral në botën e sotme. Çfarë mund të bëjë një njeri i cili nuk beson në një destinacion për- fundimtar të tij? Jeta e tij dalë- ngadalë do të humbasë të gjitha vle- rat e krijuara, të cilat janë bazuar në qëllimin e ekzistencës njerëzore dhe si pasojë do të degradohet ve- tëm në nivelin e gjallesës. Duke humbur qëllimin e ekzistencës njeriu humbet thelbin e jetës së tij dhe dëm- ton rëndë, ontologjikisht, qenien e tij.

Humbja e qëllimit të ekzisten- cës, që vjen si rezultat i humbjes së fesë, ka pasoja katastrofike për

qeniet njerëzore. Sepse shumë vle- ra, të cilat e mbajnë akoma shoqëri- në njerëzore, mendimin dhe etikën e saj, janë formuar pikërisht nga be- simi në një destinacion të njeriut dhe nga një qëllim real në ekzistencën. Ja si shprehet një tjetër ateist i madh:

“Perëndia nuk ekziston… dhe ne duhet të përballemi me të gjitha konsekuencat e kësaj Ekzi- stencialisti i kundërvihet fuqi- shëm një lloji të etikës sekulare që do të donte ta hiqte Perëndinë me koston sa më të vogël… Për- kundrazi, ekzistencialisti, me- ndon se është shumë e dhimb- shme që Perëndia nuk ekziston, sepse e gjithë mundësia e gjetjes së vlerave në një qiell të ideve hiqet së bashku me Atë; nuk mund të ketë një të Mirë a priori meqenëse nuk ka një ndërgjegje të përsosur dhe infinite për ta menduar atë. Askund nuk është shkruar se e Mira ekziston, se ne duhet të jemi të ndershëm, se nuk duhet të gënjejmë; sepse fakti është që jemi në një plan ku ka vetëm njerëz. Dostojevski thotë: ‘Nëse Perëndia nuk ekziston, të gjitha do të ishin të lejueshme. ’ Kjo është vetë pikënisja e ekzi- stencializmit…dhe si pasojë njeriu është i dëshpëruar, sepse as brenda dhe as jashtë tij, ai nuk mund të gjejë diçka për t’u ka- pur… nëse Perëndia nuk ekziston, ne nuk gjejmë as vlera dhe as ur- dhërime ku mund të drejtohemi për ta legjitimuar sjelljen tonë. ”

Kështu mund të themi se përku- fizimi i historisë, kulturës, mendimit dhe në përgjithësi i gjithë qytetërimit perëndimor, bërë nga Çesterton, se: “Paganizmi ishte gjëja më e madhe në botë dhe Krishterimi ishte më i madh, dhe gjithçka tjetër më pas ka qenë krahasueshmërisht e vo- gël”, është jashtëzakonisht i për- shtatshëm edhe për mendimin rreth qëllimit të ekzistencës. Paganizmi jepte një tablo ku mund të kultivo- heshin virtyte të mëdha, Krishterimi ishte më i madh sepse jepte një qëllim të qartë të ekzistencës dhe mundësinë e arritjes së këtij që- llimi; dhe gjithçka tjetër më pas ësh- të realisht më e vogël.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Marrë nga revista “Tempulli” Nr. 12, 2007