Kremtohet festa e Tre Hierarkëve në Berat
“Sëpari të veprosh dhepastaj tëedukosh”
Traditave të shumta të Beratit, iu shtua dhe festa e Tre Hierarkë- ve. Tre Arkondët e famshëm, Shën Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti njihen kudo në të gji- thë botën e krishterë dhe veçanë- risht në atë orthodhokse si mbrojtës dhe ndriçues të arsimit, të mësues- ve, pedagogëve, nxënësve, studen- tëve etj. I nisur nga ky fakt, Krye- bariu i dioqezës së Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Im- zot Ignati organizoi në mjediset e hotel “Tomorri” një takimnë të cilin ishin të ftuar nga tre përfaqësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeça- re të Beratit, (gjithsej 21 shkolla), si dhe një përfaqësi nga Drejtoria Arsimore e qytetit, të cilën e krye- sonte drejtori i këtij institucioni. Në takim morën pjesë rreth 70 mësues dhe mësuese ku mes të tjerëve veçojmë dhe përfaqësuesit e shko- llës së mesme medrese “Vexhi Buharaja”, si dhe përfaqësuesit e shkollës fillore romanokatolike “MotratFilipini”.
Programin e hapën fëmijët e katekizmit, të cilët me shumë për- zemërsi përshëndetën Imzot Igna- tin si iniciatorin e këtij takimi si edhe gjithë mësuesit e pranishëm që me shumë dashuri dhe durim kanë nxje- rrë në jetë dhjetëra breza nxënësish.
Fjalimin e rastit e mbajti Imzot Ignati, i cili ndër të tjera theksoi: “Sa shumë munden të ndryshojnë të rinjtë e vendit tonë, nëse do të përpiqen për të zbatuar këshillat e vlefshme të Hierarkëve Ekumeni- kë, mbrojtës, përkrahës dhe ndriçu- es të arsimit. Të tre Hierarkët ishin njerëz me shumë fuqi, me shumë entuziazëm dhe me një punë tepër komplekse. Shpeshherë linin tribu- nën dhe penën për të qetësuar dhi- mbjen e të sëmurit, për të ushqyer të uriturin, për të mbrojtur njeriun që i ishte mohuar e drejta. Gëzim i tyre ishte gëzimi i të tjerëve dhe jeta e tyre ishte ndihma dhe përkra- hja e nevojtarëve”.
Që të tre këta edukatorë të shkël- qyer, qysh në moshë të re, iu përve- shën me zell të madh studimit dhe përvetësimit të njohurive për t’u bërë dijetarë në fushat përkatëse.
Duke pasur etje të pashuar për di- turi, ata pa u lodhur vizituan dhe studiuan në qendrat më të rëndësi- shme arsimore e shkencore të she- kullit të katërt si: në Bizant, në Qe- sari të Kapadokisë, në Antioki të
Sirisë, në Athinë etj. Ata karakteri- zoheshin në jetë si njerëz me moral të lartë, me vullnet të paepur, me sjellje të virtytshme në shërbim të Zotit, duke u bërë në këtë mënyrë (vijon në faqen 8)
Kriteri i tyre në jetë dhe në veprimtari ishte parimi pedagogjik “Së pari të veprosh dhe pastaj të edukosh”. Ndonëse jetuan në një periudhë krize shpi- rtërore dhe shthurjeje sho- qërore, e shndërruan, atë periudhë me jetën dhe bë- mat e tyre, në shekull të artë. Me gjithë ngarkesën e madhe të veprimtarisë baritore, gjenin kohë të
përshtatshme për t’iu ku- shtuar punës me rininë. Shën Joan Gojarti thotë: “Të gjitha lihen mënjanë, përveç kujdesit për rininë”.
Kremtohet festa e Tre Hierarkëve në Berat
(yijon nga faqja 7)
miq midis tyre dhe sidomos miq të rinisë. Kriteri i tyre në jetë dhe në veprimtari ishte parimi pedagogjik “Së pari të veprosh dhe pastaj të edukosh”. Ndonëse jetuan në një periudhë krize shpirtërore dhe shthurjeje shoqërore, e shndërruan, atë periudhë me jetën dhe bëmat e tyre, në shekull të artë. Me gjithë ngarkesën e madhe të veprimtarisë baritore, gjenin kohë të përshtat- shme për t’iu kushtuar punës me ri- ninë. Shën Joan Gojarti thotë: “Të gjitha lihen mënjanë, përveç kujde- sit për rininë”.
Shën Vasili i Madh na këshillon: “Jeta e rinisë është e bashkëlidhur me një shumicë të këqijash”. Shën Grigor Theologu, duke folur për shumë të rinj të Athinës, nga përvo- ja e tij si bashkëstudent, por edhe si pedagog thekson: “sulmohen nga mania e sofistikës”
Shën Joan Gojarti shton: “Kur rinisë i mungon kujdesi i të rriturve dhe nuk ka ideale të larta dhe mbetet pa punë, zhytet në mëkate dhe bëhet më e rrezikshme se egërsira”. Shën Vasili i Madh ka botuar një studim të shquar që iu kushtohet problemeve të rinisë me titull: “Si do të jetë e dobishme le- tërsia greke”. Në këtë studim ai u jep këshilla të vyera pedagogjike të rinjve që nisin rrugën e jetës dhe themelojnë godinën e tyre shpirtë- rore, të përparojnë me të vërtetë dhe të arrijnë lumturinë e përjet- shme. U interesua personalisht që
të ketë në Qesari të Kapadokisë, në atdheun e tij, një stadium për t’u ushtruar të rinjtë dhe që t’i shma- ngen jetës së shthurur, këshilla këto që tingëllojnë aq aktuale dhe në ditët e sotme. Por dhe Joan Gojarti u përqendrua shpeshherë në pro- blemet e të rinjve, të cilët, si sot, dhe atëherë kishin vështirësitë dhe kundërshtimet e tyre. Prandaj, për- veç ligjëratave të tilla “për edukimin e fëmijëve”, nëpërmjet të cilave këshillonte prindërit si t’i edukonin ata, vazhdimisht në fjalimet e tij raportonte për të rinjtë. Qortonte me takt pedagogjik sjelljet e gabu- ara të rinisë së asaj kohe, duke e nxitur për një jetë, të hijshme, të pastër dhe të shenjtë. Ftonte tërë besimtarët duke u thënë: “Lutjuni
të gjithë së bashku Perëndisë për rininë, dhe madje, për rininë besim- tare që, me hirin e Tij, të bëjnë një jetë të mirë për të fituar një pleqëri të mbarë”.
Më tej, Hirësi Ignati iu tha ar- simtarëve se këshillat dhe porositë e Tre Hierarkëve të lartpërmendur, krahas literatures pedagogjike, psi- kologjike dhe edukative të autorëve të shquar shqiptarë, do të jenë të vlefshme në punën tuaj mësimore- edukative. Duke u bazuar në she- mbullin e Tre Hierarkëve, arsimta- rët do të thellohen në studime dhe në specializime për ngritjen pro- fesionale që të pajisin nxënësit me njohuri të sakta bashkëkohore.
Pas fjalimit të Imzot Ignatit, fjalën e morën mësues të ndry- shëm, të cilët me shumë përzemërsi falënderuan Hirësinë e Tij për iniciativën e marrë si dhe theksuan rolin që ka besimi në edukimin e fëmijëve. Disa prej tyre kujtuan rë- ndësinë e mësimit fetar që për një periudhë të gjatë kohe ishte dhënë si lëndë e veçantë nëpër shkollat publike, apo prindërit e tyre të cilët me aq urtësi dhe dashuri ndaj Zotit i merrnin prej dore dhe i mësonin t’i faleshin Perëndisë nëpër Kisha.
Joan Qako
Korrespondent i Mitropolisë së Beratit