Ndahet prej nesh motra jonë më Krishtin, Fania Ziku
Me dhimbje të madhe
përjetuam ndërrimin e jetës
të motrës sonë të dashur
Fania Ziku, e cila u nda prej
nesh më 15 dhjetor 2006.
Nënë Fania ishte pjesëtare
e Grupit të Grave Vullneta-
re të Kishës që në vitin
1993.
Gjatë gjithë kohës ajo
punoi me shumë përkushtim
dhe vetëmohim në shërbim
të njerëzve nevojtarë. Në
vitet e para kur mungonin
ambientet ajo përdori shtë-
pinë e saj si magazinë për
të futur të gjitha ndihmat që
vinin nga Greqia dhe pastaj
ndaheshin me makinë në-
për familjet e varfra. Nënë
Fania nuk u lodh për 10 vjet
me radhë të vizitojë jetimët
dhe nevojtarët në kohë me
shi, të ftohtë, vapë por për-
kundrazi ajo ndihej e gëzuar
dhe e lumtur se i shërbente
vëllezërve dhe motrave më
Krishtin.
Nga besimi që gratë e
grupit kishin tek ajo, e zgjo-
dhën anëtare të komisionit
të hapjes së arkave të ndih-
mave për të varfrit. Të gji-
thë besimtarët do ta kujtojnë
nënë Fanien me shumë da-
shuri, nderim dhe mail.
Rajmonda Shqevi