EmailFacebookKontakt

Një dhuratë më shumë për Institutin “Frymë Dashurie” – Liturgjia e parë në Paraklisin e Tre Hierarkëve

Një dhuratë më shumë për Institutin “
N
ë një atmosferë lutëse dhe
dashurie vëllazërore u krye
Liturgjia e parë Hyjnore në Para-
klisin e ri të Tre Hierarkëve, në In­
stitutin Profesional “Frymë dashu­
rie” në Tiranë. Më 30 janar, ditën
e kremtimit të shenjtorëve mbrojtës
të arsimit, mes shumë studentëve
dhe stafit pedagogjik të Institutit
ishte i pranishëm edhe Kryepiskopi
Anastas.
“Duhet të përpiqemi për dijen e
lartë dhe në të njëjtën kohë duhet
të jemi njerëz të dashurisë që të
transmetojmë diellin e drejtësisë.
Prandaj ne kryem Liturgjinë e parë
Hyjnore në Paraklisin e Tre Hie-
rarkëve dhe uroj të jeni në një nivel
të lartë shpirtëror dhe arsimor në
çdo kohë.” – tha në fjalën përshë-
ndetëse Kryepiskopi.
Litursiia e parë
Më tej, Fortlumturia e Tij nënvi-
zoi, se këta shenjtorë janë bashkë-
kohorë edhe për Shqipërinë. Prania
e tyre kishte ndikim edhe në vendin
tonë që në shekullin e katërt.
Shenjtorët nuk bëjnë pjesë në një
kohë të ndryshme, por janë të ba-
shkuar me Perëndinë dhe me hirin
e dashurisë që kanë mbeten mbroj-
tësit e gjithë bij ve të tyre. Ata ishin
dhe mbeten pararojë e dijes dhe të
gjitha njohuritë e tyre i vendosën
në shërbim të njerëzve të thjeshtë.
Ata treguan dashuri të veçantë për
të rinjtë, të sëmurët ose të përndje-
kurit. Ata njohën vetë Perëndinë, i
Cili është dashuria e mishëruar.
“Përpiquni që t’i keni këta she-
njtorë si shembujt tuaj dhe përpa-
roni në njohje të reja shkencore.
Ajo që i bën njerëzit të jenë të vyer
s’mund të ekzistojë nëse s’ka për-
gjegjësi dhe ideale. Brenda besimit
të krishterë theksohet liria, por që
kjo liri të japë fryte, duhet të frymë-
zohet nga dashuria. Në këtë drej-
tim, besimi i krishterë është i pazë-
vendësueshëm. Ky besim jep she-
mbuj si mund të realizohen këto
gjëra. Krishti është shembulli i
përsosur i dashurisë”.
Në fund të bisedës, Kryepiskopi
i uroi studentët për një vit të bekuar
duke marrë në konsideratë të ve-
çantë për këtë vit edhe përballjen
me gjërat e vogla. Gjërat e vogla
shpeshherë na pengojnë nga për-
pjekjet që duam të ndërmarrim.
Kur ka çështje të vogla, të cilat
shpesh krijojnë vështirësi në marrë-
dhëniet tona, çdo herë t’i përballoj-
më me zemër të madhe. Ai u bëri
thirrje të rinjve të kenë kujdes nga
gjërat e vogla, sepse shpeshherë
shkaktojnë probleme të mëdha.

në Paraklisin e Tre Hierarkëve
Frymë Dashurie”
dhe bashkëkohorë është që ta pë-
rdorin këtë dije për të gjithë shoqë-
rinë dhe në mënyrë të veçantë për
ata që janë të privuar”- tha Krye­
piskopi.
Duke uruar gjithë personelin e
shkollës dhe të gjithë studentët,
Kryepiskopi Anastas u bëri thirrje
që të ndërtojnë bërthamën që lidh
dashurinë, njohurinë dhe besimin.
Ky institut duhet të jetë në pararojë
të këtyre vlerave.
Instituti i Formimit Profesional
“Frymë Dashurie” u krijua në vitin
2000 dhe ka një profil të mirëfilltë
profesional në fusha dhe shkenca
të ndryshme. Ai ofron mundësinë
e arsimimit pas mbarimit të shko-
llës së mesme, duke pasur si qëllim
një vend pune të suksesshëm.
(Vijon në faqen 4)

Një dhuratë më
shumë për Institutin
“Frymë Dashurie”
(Vijon ngafaqja 3)
Studimet në Institut zgjatin 2 vjet dhe bëjnë të mundur
përgatitjen dhe afirmimin e një brezi të ri profe-
sionistësh me njohuri bashkëkohore. Së shpejti në këtë
vend do të nisin edhe veprimtaritë e shumta shpir-
tërore dhe kulturore me studentët e Institutit dhe të
rinjtë e të rejat e zonës përreth.
Isidor Koti
Çast nga Liturgjia Hyjnore në paraklisin e Institutit