EmailFacebookKontakt

Bekohet qendra studentore e Kishës sonë në Qytetin Studenti

N

jë mjedis i vogël, por një bekim i madh për të rinjtë orthodhoksë që banojnë në Qytetin Studenti është qendra e re, e beku- ar më 14 janar 2007 nga Kryepi- skopi Anastas. Ajo kishte nisur veprimtarinë një vit më parë, kur nisën shërbesat, takimet shpirtëro- re të ditës së martë, bisedat biblike të së mërkurës, trajnimet dhe për- gatitjet për pagëzim etj. Pas një viti punë dhe përkushtim, përveç akti- viteteve shpirtërore, kulturore e argë- tuese (funksionon nga ora 9°°-2100), ajo ka gjithashtu edhe një sallë të re kompjuterash dhe një bibliotekë, duke u kthyer në një vend takimi me Perëndinë dhe njohje me njëri- tjetrin për dhjetëra studentë, banord të kësaj qyteze.

Shërbesa e Ajazmës, e cila kry- het gjatë çdo fillimi të një vepre, u celebrua nga Kryepiskopi Anastas dhe Episkop Andoni, në prani të shumë studentëve. Më tej Kryepiskopi vizitoi mjediset e qendrës dhe zhvilloi një bisedë me të pranishmit

“Ju jeni një brez i privu’ar. Njohja që keni rreth besimit është e kufi- zuar. Jeni ende në stadet e para të besimit dhe fakti që dimë disa gjëra rreth Dhiatës së Re dhe Dhiatës së Vjetër nuk mjafton. Keni shumë gjëra për të mësuar rreth besimit. I gjithë personaliteti i njeriut është i hapur para Hirit të Perëndisë, nuk është çështje intelekti. Në besim keni përpara një oqean të madh. Këto pak gjëra që keni përgjegjësi t’i ndani me të tjerët. Rinia është një grupim që duhet të marrë për- gjegjësi edhe në këtë moshë. Mos e shuani këtë besim të paktë” – theksoi Kryepiskopi gjatë bisedës.

Ai premtoi se shumë shpejt do të ketë edhe një vend paraklisi si edhe do të jetë një qendër e hapur edhe për aktivitetet me fëmijët. Duke iu përgjigjur pyetjeve të studen- tëve, Kryepiskopi tha se rinia shqip- tare përballet me një krizë vlerash.

“Nga vitet 90’ e deri sot filloi një periudhë e re për vendin. Ju keni avantazhin që të shikoni se Shqipë- ria është në zhvillim e sipër. Ju ndo- dheni në një çast historik dhe duhet të jepni ndihmesën tuaj. Shumë janë ata që flasin rreth lirisë, por liria

s’mund të ekzistojë nëse s’ka për- gjegjësi dhe ideale. Brenda besimit të krishterë theksohet liria, por që kjo liri të japë fryte, duhet të frymë- zohet nga dashuria. Në këtë drej- tim, besimi i krishterë është i pazë- vendësueshëm. Ky besim jep she- mbuj si mund të realizohen këto gjëra. Krishti është shembulli i përsosur i dashurisë”.

Në fund të bisedës, Kryepiskopi i uroi studentët për një vit të bekuar duke marrë në konsideratë të ve- çantë për këtë vit edhe përballjen me gjërat e vogla. Gjërat e vogla shpeshherë na pengojnë nga për- pjekjet që duam të ndërmarrim. Kur ka çështje të vogla, të cilat shpesh krijojnë vështirësi në marrë- dhëniet tona, çdo herë t’i përballoj- më me zemër të madhe. Ai u bëri thirrje të rinjve të kenë kujdes nga gjërat e vogla, sepse shpeshherë shkaktojnë probleme të mëdha.

Qendra Studentore e Kishës i ka filluar veprimtaritë e saj që prej vitit 1994 dhe vazhdon edhe sot t’u shërbejë të rinj ve me ushqimin shpi- rtëror dhe kulturën e besimit të krishterë orthodhoks.

Elena Krakulli