EmailFacebookKontakt

Shënime historike

(Vijon nga numri i kaluar)

Episkopata e Finiqit e ka patur qendrën në katundin e sotëm Finiq të Vurgut të Delvinës, i cili në kohët e vjetra ka qenë qytet i madh dhe i lulëzuar. Kisha katedrale e epi- skopatës nderohej me emrin e Bu- rimit Jetëdhënës. Episkopë të njohur të saj janë: Peregrini që për- mendet në kohën e perandorit Leon dhe Filipi në vitin 516. Pas prishjes së qytetit, qendra e episkopatës u shpërngul më 668 nga Finiqi në Manastirin e Mesopotamit, i cili në atë kohë ishte mjaft i madh dhe i pasur dhe që, për pak kohë ka qe- në dhe qendër e një eksarku të Pa- trikanës. Episkop ka qenë në atë kohë Eustathi, i cili mori titullin “i Mesopotamit dhe i Finiqit”. Por edhe këtu episkopata nuk mbeti për gjithmonë. Në kohën e Mesjetës froni episkopal i Finiqit u transfor- mua nga Mesopotami në Delvinë, ku u ndërtua dhe kisha episkopale me emrin e Hyjlindëses. I pari episkop që mori titullin “i Delvinës dhe Finiqit”, ka qenë Masiu. Qysh atë- herë Delvina ka patur selinë e saj episkopale, gjersa siç do shohim u bashkua me atë të Drinupojës.

Episkopata e Butrintit, me qe- ndër Butrintin e vjetër, qytet i madh dhe i lulëzuar, ka qenë themeluar më vonë se dy të parat, aty nga mbarimi i shekullit të V-të, por ka qëndruar më shumë se ato, gjer po- thuaj nga fillimi i shekullit të XIX- të. Episkopë të njohur të saj gjatë shekujve të parë janë: Stefani, i cili përmendet në letrën që episkopët e Epirit i kanë drejtuar perandorit Anastas të Bizantit dhe Mattheu, i cili përmendet në letrën që i është drejtuar Papës Ormisda më 516 pas Krishtit.

Episkopata e< Onhezmit e ka patur qendrën afër qytetit të sotëm të Sarandës dhe është nga episko- patat e para të Shqipërisë së Jugut. Kisha Katedrale e saj, gërmadhat e së cilës gjenden edhe sot afër bre- gdetit dhe që për herë të parë i ka vënë re i ndieri N. Mystaqidhi nga Dhrovjani, nderohej me emrin e Ungjillëzimit të Hyjlindëses. Epi- skopë të njohur të saj gjatë kohëve të para janë: Klaudi ose Kladeu që përmendet në Sinodin e Halqidho- nës dhe Hristodhori ose Hristofori më 531 pas Krishtit. Në kohën e invadimit të Gotëve më 552 kjo episkopatë pësoi mjaft shkatërrime, por megjithëkëtë mundi të qëndrojë gjer në vitin 1060, kur përsëri bano- rët bashkë me fronin episkopal u shpërngulën për në Himarë. Episkopata e Himarës, me qendër Himarën e sotme, eshtë më e reja nga të gjitha të parat. Duhet të jetë themeluar në shekullin e VII- të a të IX-të, dmth. pas shkatërrimit të episkopata ve të para të Shqipërisë së Jugut. Në kohën e okupacionit Anzhuin qe vënë nën Kishën e Ro- mës, por më 1363 Fra Nikolla e bashkoi përsëri me Kishën e Kon- standinopojës, në kohën e Patrikut Kalist, i cili e bashkoi atëherë me atë të Delvinës. Të katër episkopatat e para, gjer në shekullin e IX-të ishin nën juri- diksionin e Mitropolisë së Niko- pojës, afër Prevezës së sotme. Në kohën e perandorit të Bizantit Va- silit Bulgarokton, u vunë, bashkë dhe me atë të Himarës nën juridi- ksionin e Kryepiskopit të Bullgarisë nën të cilin ishin edhe më përpara, në kohën e mbretërve Simeon dhe Petër. Pas vdekjes së Niqifor Fo- kajt, këto u shkëputën përsëri dhe iu dhanë Mitropolisë së Naupaktit. Më 1284 u krijua Mitropolia e Ja- ninës, së cilës i është ngjitur në fillim episkopata e Drinopojës e më vonë edhe ato të Himarës e Butrintit. Nën juridiksionin e Mitropolisë së Janinës kanë qëndruar këto episko pata, bashkë dhe me atë të Delvi- nës, gjer më 1835. Në korrik të këtij viti, episkopata e Drinopojës me vendim patriarkal e sinodik bëhet Mitropoli dhe i vihen nën juridi- ksion episkopatat e Delvinës dhe e Himarës, me titullin “Mitropolia e Drinopojës, e Delvinës dhe e Hima- rës”. I pari Mitropolit i Drinopojës ka qenë zgjedhur e hirotonisur në Stamboll Pais Moraiti, i cili më përpara ka qenë kryedhjak i Mitro- politit të Janinës, por nuk arriti të vendoset në fronin e tij se vdekja e rrëmbeu nga kjo botë. Mitropolia e Drinopojës-Delvinës dhe Himarës mbante të 64-tën shkallë në radhën e mitropolive të Patrikanës Ekume- nike. Më 1922, kur në Kongresin Orthodhoks të Beratit u shpall Autoqefalia, kjo Mitropoli u ul në episkopatë me titullin “e Gjiroka- strës-Delvinës dhe Himarës” dhe qysh atëherë është pjesë të pandarë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Është një nga episkopatat më të mëdha të Kishës sonë. Administrativisht ndahet në katër zëvendësira”; në të Delvinës, të Sa- randës, të Himarës dhe të Pogonit, në krye të të cilave qëndron nga një përfaqësonjës i episkopit. Ka një shumicë manastiresh të vjetër dhe historikë, që dëshmojnë se sa e zhvilluar ka qenë në kohët e kalua- ra jeta monakale dhe veprimtaria mirëbërëse në atë krahinë. Ka edhe shumë kisha historike, monu- mente të vërtetë të kohës e të artit Bizantin-Orthodhoks në vendin tonë, si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Peshkëpisë etj. DhimitërBeduli