Edhe këtë vit fëmijët e krye- qytetit u mblodhën së bashku dhe shkuan në disa familje besimtarësh tiranase për t’ iu lajmëruar atyre ardhjen e festës së Krishtlindjes, në- përmjet kolendrave (këngëve tradicionale) dhe vizitave të tyre ngazë- lluese.
Ata, duke trokitur në çdo derë, këndonin këngë tradicionale dhe këngë të reja krishtlindjesh, ku me zërin e tyre të ëmbël dhe melodioz ndanë me familjet tiranase gëzimin e kësaj feste. Ata vizituan 35 familje, mensën e Kishës sonë për të varfrit si edhe Kryepiskopatën.
Mbresëlënëse ishte dhe vizita e tyre në radion “Ngjalla” ku drejtpër- sëdrejti në valët 88.5 MHz ata laj- mëruan të gjithë dëgjuesit për ardhjen e festës së Krishtlindjes.
Në një intervistë të shkurtër, fë- mijët shprehën gëzimin dhe kënaqë- sinë që kishin ndjerë nga mikpritja
e besimtarëve. Në fund të emisionit fëmijët u larguan duke dhënë uri- min e tyre për të gjithë njerëzit: “Krishti lindi! Lavdërojeni Atë!”
Në fund të vizitave të ardhurat që fëmijët mblodhën nga besimtarët vendosën që t’ua shpërndanin të varfërve”.