Elbasan
Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e
Shën Nikollës dhe më pas hedhja e kryqit
u bë në një kompleks pishinash ashtu si
është bërë traditë prej disa vitesh. Shërbesa
u ndoq nga dhjetëra besimtarë, që më pas
mbushën ujë, për ta çuar bekimin e tij në
çdo cep të qytetit dhe në fshatrat ku ka be-
simtarë orthodhoksë.