Berat
Edhe pas një viti festa e Epifanisë së Zotit tonë Jisu Krisht i gjeti beratasit të mbledhur aty pranë Osumit duke pritur me padurim bekimin e ujërave dhe he- dhjen e kryqit të nderuar. Kjo është një nga festat më të mëdha të vitit, sepse për- fshin gjithë qytetin dhe qy- tetarë të të gjitha besimeve fetare, si në një festë popu- llore.
Kremtimi nis në të aguar të datës 6, kur besimtarë të shumtë nga të gjitha lagjet e Beratit i drejtohen Shën Spiridhonit. Ndalesa e parë është aty tek ikonat e Shën Spiridhonit dhe më pas në ndjekjen e Liturgjisë Hyjno- re. Më pas njerëzit mbushin rrugët që të drejtojnë në urën e vjetër të Gorricës, ku hidhet dhe Kryqi. Në fakt, nëse dëshiron që të shikosh litaninë që nis që nga kisha dhe përfundon aty tek Ura, duhet të zësh vend që herët, sepse sokakët, rrugët dhe anët e lumit janë mbushur plot me njerëz.
Liturgjia Hyjnore u cele- brua nga Mitropoliti i Beratit
Ignati, nga atë Petraq Sim- sia dhe nga dhjakonët Dhi- mitër Loshi e Niko Lushi. Duke folur për rëndësinë e madhe që ka kjo ditë për gjithë orthodhoksinë Imzot Ignati u ndal gjerësisht në Trinitetin e Perëndisë sonë dhe tha se gjithë doktrina e Kishës sonë mbështetet mbi këtë të vërtetë, pra në Trinitetin e Perëndisë, në këtë mënyrë u shfaq i plotë dhe hapur besimi ynë. Pas Litur- gjisë Hyjnore u krye Beki- mi i madh i ujit dhe në va- zhdim të gjithë me në krye bariun e tyre Imzot Ignatin, duke psalur përlëshoren e Epifanisë, u drejtuan për në Urën e Gorricës, ku në pra- ninë e mijëra besimtarëve dhe të pushtetit lokal Imzot Ignati pasi bekoi hodhi Kry- qin e nderuar në ujërat e lumit Osum. Menjëherë u ho- dhën disa grupe të rinjsh sipas traditës, për të kapur kryqin. Më pas të shoqëruar nga psaltët dhe populli të gjithë u kthyen në kishën e Shën Spiridhonit ku dhe u mbyll shërbesa.
A.N.