Me rastin e Krishtlindjeve, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij vizituan Kryepiskopatën e Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kryeministri u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas. Kryeministri i uroi be- simtarëve të krishterë orthodhoksë dhe gjithë be- simtarëve në tërësi, këtë ditë të shenjtë, duke e vlerësuar atë si “ditën e shpresës më të madhe të njeriut, ditën e besimit më të thellë në vlerat më të arrira te Krishti, te Zoti, te vendi.” “Dua të falënderoj me shumë përzemërsi të gjithë klerikët e komunitetit orthodhoks dhe të komuniteteve të tjera për ndih- mesën jashtëzakonisht të çmuar që kanë dhënë dhe japin në ndërtimin e kodit moral dhe shpirtëror të qytetarëve”, u shpreh Kryeministri. “Kjo ditë, thek- soi Kryeministri, është ditë e shenjtë, ditë e përje- tësisë së njeriut, ditë në të cilën njeriu frymëzohet, merr forcë, shumëfishon besimin, sheh me optimi-
zëm Krishtlindjet e tjera dhe Vitin e Ri që vjen. Është ditë që nderon vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore”.
Në pritje erdhi për të uruar Kryepiskopin dhe gjithë besimtarët orthodhoksë edhe Kryetari i Parti- së Socialiste dhe njëkohësisht i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama.
Gjithashtu, erdhën për të uruar edhe Kryetarja e Parlamentitznj. Jozefina Topalli, zëvendëskryetari z. Ylli Bufi, Ministri i Brendshëm z. Sokol Olldashi, sekretari i PS, z. Pandeli Majko, deputetë, kryetarë e përfaqësues partish, intelektualë të njohur, diplo- matë etj.
Uruan Kryepiskopin Anastas edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, Hirësia e Tij Selim Muça, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Ha- xhi Dede Reshat Bardhi, përfaqësues të komunitetit halvetian, të bashkësisë ungjillore etj.