Krishtlindje të
gëzuara
në Mitropolinë e
Gjirokastrës
Me madhështi u kremtua edhe këtë vit Lindja e Zotit tonë Jisu Krisht në trevat e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Atmosfera e këtij viti veç gëzimit të përher- shëm që mbart kjo ardhje e Zotit tonë Jisu Krisht në Tokë, kishte edhe gëzimin e besimtarëve Ortho- dhoksë për faktin që pas vendime- ve të Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë edhe Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës ka tanimë bariun e saj shpirtëror.
Kështu edhe Liturgjia Hyjnore e Pragkrishtlindjeve, që u krye në kishën e Kryeengjëjve, në Varrosh të Gjirokastrës edhe gjithë aktivite- ti adhurues i periudhës së Kreshmës nën kryesimin e Hirësisë së Tij Dhimitrit pati më shumë rrezatim.
Liturgjia Hyjnore e Krishtli- ndjeve, filloi herët në mëngjes në Kishën Katedrale “Metamorfoza e Shpëtimtarit”, në një nga lagjet më tradicionale të qytetit, nën kryesi- min e Mitropolitit. Liturgjia gru- (vijon në faqen 4)
Krishtlindje
të gëzuara në Mitropolinë
e Gjirokastrës
(vijon ngafaqja 3) mbulloi dhjetëra besimtarë, që ishin përgatitur shpirtërisht për këtë ditë të mrekullueshme, me pendim dhe rrëfim dhe u kunguan kështu me misteret e shenjta, nga Mitropoliti i ri. Ishte shu- më domethënës fakti që në këtë Liturgji krem- tuese, morën pjesë dhjetëra të rinj, kryesisht stu- dentë që studiojnë larg vatrave familjare, dhe që pikërisht kjo festë bëhet një arsye për t’u mbledhur.
Në vazhdim Mitropoliti priti popullin në ambi- entet e Mitropolisë së Shenjtë për të shkëmbyer urimet e rastit, por edhe për të shkëmbyer dhurata. Për fëmijët në veçanti ishte një gëzim i madh të marrin si shpërblim për këngët dhe vjershat e tyre të bukura bekimin dhe ëmbëlsirën nga dora e atit të tyre shpirtëror.
Për të shprehur urimet erdhën edhe persona- litete të jetës publike, të arsimit etj., nga qyteti dhe rrethinat.
Liturgji Hyjnore kremtuese u kryen gjithashtu edhe në qytetet e tjera të Mitropolisë në veçanti në Përmet dhe Sarandë, me pjesëmarrjen e qi- ndra e qindra besimtarëve. Edhe nëpër fshatra, nën kujdesin e Mitropolitit, u morën masa për të pasur liturgji dhe akolluthi të tjera në mos ditën e Lindjes së Krishtit gjatë gjithë javës që i parapriu dhe asaj pasardhëse, për t’u dhënë mu- ndësi besimtarëve të marrin pjesë në adhurim dhe të kungohen.
Në ditët në vazhdim Hirësia e Tij Mitropoliti i Gjirokastrës vazhdoi vizitat në qendra të rëndë- sishme të periferisë mitropolitane nën përgjegjë- sinë e Tij. Kështu të nesërmen, për “Mbledhjen e Perëndilindëses”, Mitropoliti me klerikë të tje- rë të zonës kreu Liturgjinë në kishën “Ungjillë- zimi i Hyjlindëses”, në Delvinë. Dhjetëra besim- tarë u mblodhën nga qyteza, por edhe fshatrat përreth për të marrë pjesë në misterin hyjnor, por edhe për të shkëmbyer urimet e rastit. Në ditën e kujtimit të protçdhjakonit dhe dëshmorit Stefan, Hirësia e Tij meshoi në kishën e Krye- engjëjve në Poliçanin malor, në zonën e Pogonit. Vijoi në vazhdim një bisedë e ngrohtë shpirtërore me përfaqësues që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e zonës, por edhe diskutim për proble- met e mëdha të tyre dhe për vazhdimin e kontri- butit të Kishës sonë për zgjidhjen e tyre.
Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kudo ku u kryen liturgjitë u lexua Mesazhi i Krishtlindjeve i Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”