Atmosferës festive të Krishtli- ndjeve i paraprinë mjaft veprimtari. Që dhjetë ditë më parë e në vijim
Berat – Ngazëllim i përgjithshëm
në Krishtlindje
kishat, rrugët e qytetit u zbukuruan
me banderola dhe drita shumëngjy-
(vijon në faqen 4)
(vijon ngafaqja 3) rëshe, sheshi kryesor i Beratit dhe çdo shtëpi e tij u pajis me bredhat tradicionalë etj.
Më 20 dhjetor, ditën e Hierodëshmor Ignat Hyjmbajtësit në kishën e Shën Spiridhonit u mbajt Liturgjia Hyjnore, e drejtuar nga Mitropoliti, Hire- si Ignati, i ndihmuar nga priftërinj të ardhur nga enori të ndryshme të dioqezës. Gjatë meshës u bë hirotonisja në dhjak e ish-katekistit Nikolla Lushi.
Gjithashtu, natën e 23 dhjetorit, në selinë e Mitropolisë dhe në shtëpitë beratase u pritën me ngazëllim, me bujari dhe me qerasje simbo- like grupet e rinisë orthodhokse, që mbanin në duar kutitë me ikonën e Krishtit dhe me yllin udhërrëfyes e që këndonin me frymëzim këngën e kolendrave: “Zotërinj e zonja, erdhëm t’ju gëzojmë, se në Betlehem lindi një mbret sot…”. Duhet theksuar se kjo traditë e bukur po rilind gjithmonë e më shumë nga viti në vit.
Dhe ja, erdhi edhe dita e shumëpritur, 25 dhjetori, që simbolizon Lindjen e Shpëtimtarit të të gjithë njerëzimit. Besimtarë të panumërt u nisën qysh në orën 5 të mëngjesit nga drejtime të ndryshme për në kishën e Shën Spiridhonit në Gorricë, dhe në ish-Katedralen e Shën Mari- së, në kala, ku në orën 6 u celebrua me madhë- shti Liturgjia Hyjnore.
Në të dyja këto kisha, në mbarim të Meshës Hyjnore, u lexua dhe u dëgjua me vëmendje të
posaçme mesazhi i Hirësi Ignatit drejtuar kle- rit dhe besimtarëve shpresëtarë orthodhoksë, ku, ndër të tjera, theksohet: “Kush do t’ i bëjë njerëzit vëllezër? Kush do të bëhet Shpëtimtar dhe Çli- rimtar për çdo njeri dhe për tërë njerëzimin? Kush tjetër, përveç Atij që u lind në Betlehem, i Biri i Virgjëreshës dhe i Perëndisë, Jisu Krishti, i Adhuruari ynë? Sepse Engjëlli tha: “Mos kini frikë; se ja, ju sjell lajmin e mirë për një gëzim të madh që do të ketë gjithë populli, se sonte ju ka lindur në qytetin e Davidit Shpëtimtari, që është Krishti, Zoti” (Llk. 10-11). Mesazhi përfu- ndon me porosinë e vyer: “…Në kishat tona, këtu, ja ku është Perëndia i pasur që u varfërua për t’u pasuruar të gjithë ne. Le t’i afrohemi me pendim dhe t’i kërkojmë ndjesë. Le të marrim vendim për një jetë të virtytshme. Dhe atëherë do të jemi të sigurt se Grazhdi Hyjnor do të bëhet edhe për ne stacion dhe liman Shpëtimi.” Në selinë e Mitropolisë erdhën për të uruar prefekti i Beratit, i shoqëruar nga bashkëpu- nëtorët e tij, kryetari i bashkisë me anëtarët e këshillit bashkiak, përfaqësues të Myftinisë së Beratit, të cilët i priti me ngrohtësi dhe përzemërsi të veçantë Imzot Ignati, i cili shkëmbeu me të gjithë thirrjen e zjarrtë të paqes, bashkëpunimit, tolerancës, vëllazërimit për të mirën dhe begatinë e bashkëqytetarëve tanë.
Ilia Mihai Zaka