EmailFacebookKontakt

Presidenti Moisiu uron Krishtlindjet dhe feston në Lezhë

President! Moisiu
uron Krishtlindjet dhe feston
në Lezhë

President! i Republikës, z. Alfred Moisiu, uroi me një mesazh Krye- piskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastasin. Në të ndër të tjera thuhej: “Lindja e Krishtit ndryshoi rrjedhën e historisë së njerëzimit dhe, në këtë ditë të madhe, të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën falënderojnë Zotin për da- shurinë dhe shpëtimin që i fali. Gë- zimit dhe haresë së Krishtlindjes i bashkohen dhe besimtarët ortho- dhoksë shqiptarë, të cilëve, nëpër- mjet Jush, i uroj nga zemra për më shumë mirësi, dashuri, lumturi, drejtësi, zhvillim e prosperitet, kudo që jetojnë dhe punojnë.

Festa e shenjtë na rikujton ne- vojën e ripërtëritjes shpirtërore për të qenë më pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të dhimbjes

dhe për të kultivuar me dashuri e përkushtim virtytet më të mira nje- rëzore, ndër to, atë të ndjeshmërisë dhe të tolerancës ndërfetare. Kam besimin se me përpjekje të përbashkëta do të arrijmë të ruajmë këtë thesar, që populli shqiptar e ka trashëguar ndër shekuj. Dhe një herë Ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjet! Zoti qoftë me shqiptarët!”

Urimet për Krishtlindjet nga President! besimtarët e krishterë shqiptarë i morën edhe nga qyteti i Lezhës, të cilin kreu i shtetit e zgjodhi për të kremtuar ditën historike të Lindjes së Krishtit. Ai bëri një vizitë edhe në Kishën Orthodhokse të Lezhës dhe zhvilloi një bisedë me Episkopin e Krujës, Hirësinë e Tij Andonin.

Korresp i “Ngjallja ”