jieofania në Durrës
Kryqi u hodh
në ujërat e Adriatikut
Kisha këtë ditë kremtoi Shfaqjen e Perëndi- ! në botë si Trini (Ati, Biri e Shpirti i Shenjtë) i momentin e Pagëzimit të Jisu Krishtit: Ati ishmoi që lartazi: “Ky është biri im i dashur, i të cilin jam i kënaqur”, Biri i Perëndisë i bërë eri që po pagëzohet dhe Shpirti i Shenjtë, duke ritur në formë pëllumbi.
Gjithashtu Pagëzimi i Krishtit hapi një faqe re në historinë njerëzore. Me anë të Pagëzimit Krishtit tregohet rëndësia dhe domosdosh- ‘na e pagëzimit për njerëzit, të cilët duhet të zohen si me anë të ujit ashtu edhe me anë ,npirtit të Shenjtë.
(vijon në faqen 2)
(vijon ng a faqja 1)
Pagëzimi i Krishtit është bekim dhe shenjtëri, pasi shenjtërohen të gjitha ujërat. Gëzon natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit të shenjtë- rohet dhe ajo, pasi Krishti nuk u pa- gëzua vetëm për njerëzit, por për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Kjo ditë është shkak pikënisjeje për një jetë më afër Krishtit, për të qenë të mbushur me Shpirtin e Shenjtë.
Në këtë kremtim solemn në ki- shat orthodhokse përveç Liturgjisë Hyjnore zhvillohet edhe Shërbesa e Shenjtërimit të Ujit, ku besimta- rët marrin prej këtij uji për bekim, shenjtërim, shërim sëmundjesh etj. Është bërë traditë që në vende ku ka lumë, liqen ose det të bëhet bekimi i ujërave duke hedhur kry- qin në to, i cili kapet nga besimtarë që hidhen në ujërat e ftohta.
Kjo festë mblodhi në Durrës, në kishën e Shën Pavlit dhe Shën Astit, qindra besimtarë orthodhoksë durrsakë dhe qytetarë të tjerë të ar- dhur nga Tirana dhe zonat përreth si edhe studentët e Akademisë Teo-
logjike në Shën Vlash. Mes kleri- këve dhe shumë besimtarëve ishte edhe Kryepiskopi Anastas, i cili kryesoi Liturgjinë Hyjnore, si edhe Shërbesën e Shenjtërimit (Bekimit të Madh të Ujit ose të quajtur ndry- she Ajazmës). Në këtë kremtim merrrnin pjesë Episkop Nikolla, Arkimandrit Kozma Prifti, atë Spiro Tola, atë Spiro Qosja, atë Asti Beshiri, kryedhjakon Asti Bakall- bashi e dhjakon Hektor Firoglani.
Pas bekimit të ujit, klerikët e besim- tarët u drejtuan me procesion ma- dhështor të shoqëruar edhe nga ba- nda filarmonike e qytetit drejt Portit të Durrësit, ku u krye edhe rituali i hedhjes së kryqit në detin Adriatik. 15-vjeçari Sofokli Xhavara kapi i pari kryqin në det, duke marrë edhe bekimin e veçantë për këtë fillimvit.
Në fund të Ajazmës dhe gjatë gjithë ditës besimtarët orthodhoksë dhe joorthodhoksë morën me vete
ujë të bekuar, si bekim dhe shpre- sëtari, duke pirë nga ky ujë, duke spërkatur me të shtëpitë, dyqanet arat etj. Këtë ujë ata e mbajnë gjat( gjithë vitit në shtëpi për bekim dh( shërim. Në fund ata uruan njëri tjetrin edhe për një vit të bekuar.
Thoma Çomën