EmailFacebookKontakt

Mesazhi i Krishtlindjeve 2006 – Të mendojmë për shenjtërinë e familjes

MESAZHII KRISHTLIND.TEVE 2006

Të mendojmë për shenjtërinë e familjes

t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

•gjisë, të Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, – çështje 3ij të shtrenjtë më Zotin, dhe për- e të tyre

“Virgjëresha lindi sot të Përmbiqenëshmen Fjalë. ” (Shkurtorja e Krishtlindjeve)

Hyjnore, bashkimin e natyrës njerëzore me atë hyjnore. Njeriut iu dha nga vetë Krijuesi tij qysh në pikënisjen e historisë së njerëzi- iiit, dëshira e zjarrtë për t’iu përafruar Pe- •ëndisë dhe për t’u bashkuar me Të. Dhe ;iç tregohet në faqet e para të Shkrimit të ihenjtë, djalli shfrytëzoi pikërisht këtë dë- hirë për të mashtruar të parëkrijuarit. “Mos u bindni Perëndisë, kërkoni pavarësinë tuaj Ihe atëherë sytë tuaj kanë për t’u hapur dhe ίο të jeni si Perëndi”. (Zanafilla 3:4). Por, 2 parëkrijuarit duke ndjekur këtë këshillë jallëzore nuk u bënë “si Perëndi”, por të yve iu hapën sytë dhe “ata panë se ishin ikuriq” (Vargu 7). E kuptuan se ishin të hveshur, të dobët dhe të pambrojtur. Edhe

pasardhësit e tyre jetuan një aventurë të mbu- shur me dhimbje, konflikte dhe dështime.

Por dashuria e Perëndisë ndërhyn në këtë rrugëtim paranojak të njerëzimit. I Përmbi- qenëshmi trupëzohet me vullnetin e Tij duke marrë natyrën njerëzore, për ta çuar gjininë njerëzore drejt Hyjnizimit të dëshiruar. E bën këtë nëpërmjet përulësisë, mohimit të vetes

dhe dashurisë, rrugë kjo që në përfundim do të ndriçohet me Kryqin dhe dritën e tërë- ndritshme të Ngjalljes së Perëndinjeriut. Kjo e vërtetë tronditëse përshkruhet nga himn- shkruesi në një mënyrë përmbledhëse, duke iu drejtuar Hyjlindëses së Përmbishenjtë, e cila bashkëpunoi në Trupëzimin e Fjalës Hyjnore: “Dëshirë më nxiti gjarpri dinak, për t’u bërë i barabartë me Krijuesin e me këtë rob më zuri. Por, o e Tërëshenjtë, me ba- shkëpunimin tënd u thirra përsëri (në lavdinë e parë) e me të vërtetë u hyjnizova. Dhe ti, Nënë e Perëndisë, linde Atë që më hyjnizoi mua). (Kanoni i Shën Nikollës, ode e parë).

Mashtrimi i parë i kryer në fillesën e hi- storisë së njerëzimit, u vazhdua më tej në forma të ndryshme. Nxitje të tjera të ngja- shme djallëzore e çuan njerëzimin drejt kata- (vijon nëfaqen 7-8)

Të mendojmë për shenjtërinë e familjes

(vijon ngafaqja 1)

Larg Perëndisë. Pa Pe- rëndinë. Kjo parullë e la- shtë dëgjohet shumë shpesh edhe sot, në variante të ndry- shme, duke pasur si requital robërinë ndaj vetëshka- tërrimit, poshtërimin e personit njerëzor, hyjnizimin e pasioneve dhe skllavëri- min ndaj interesave të pa- ligjshëm.

strofës. Udhëheqës fodullë të çdo lloji propozuan në kohë të ndryshme idetë dhe teoritë e tyre, që njerëzit të bëhen “si perëndi”. Ata vetë dëshiruan shpeshherë pushtete hyjnore dhe kërkuan të drejtojnë njerëzimin në begati me të njëjtën predispozitë bazë: Larg Perëndisë. Pa Perëndinë. Kjo pa- rullë e lashtë dëgjohet shumë shpesh edhe sot, në variante të ndryshme, duke pasur si rezultat robërinë ndaj vetëshkatërrimit, poshtërimin e personit njerëzor, hyjnizimin e pasioneve dhe sklla- vërimin ndaj interesave të pa- ligjshëm.

Kish a, – “Trupi i Krishtit”- du- het të veprojë në këtë aventurë të rrezikshme me urtësinë, fuqinë dhe parimet e Krishtit Perëndinjeri, i Cili është Kryeja e saj e përjet- shme. Kisha duhet të theksojë vlerën e personit njerëzor – pava- rësisht gjinisë, moshës, prejar- dhjes dhe arsimimit. Duhet të interesohet në mënyrë të veçantë për ata të cilëve iu është bërë pa- drejtësi, për të varfrit dhe të hi- dhëruarit. Kisha duhet të kultivojë respektin e sinqertë për dinjitetin e çdo njeriu si “ikonë e Perëndi- së”, që është thirrur të ecë drejt “shëmbëllimit”, duke e përdorur siç duhet lirinë e tij dhe dashurinë, për lartësimin e mbarë gjinisë njerëzore.

B

“Virgjëresha lindi sot
të Përmbiqenëshmen Fjalë. ”

Tregimi i Ungjillit në lidhje me ngjaqen e Lindjes së Zotit, na fton të përqendrojmë vëmendjen tonë edhe në një pikë tjetër: I Për- mbiqenëshmi, Biri i i Perëndisë, duke ardhur në botë, mohoi ko- moditetet, banesën, mohoi pasu- ritë dhe shumë nga ato që njerëzit i konsiderojnë të domosdoshme. Ai zgjodhi dhembshurinë e Nënës së Tij të Tërëshenjtë, si të nevoj- shme dhe të mjaftueshme. Ai, i Cili si Perëndi është vetë dashuria që ekziston, pranon dashurinë e në- nës si përshëndetjen më të vërte-

të njerëzore. E Tërëshenjta, me dhembshuri, “e mbështolli me shpërgënj dhe e vendosi në grazhd”. (Luka 2:7). Në ikonat bizantine, foshnja Jisu nuk duket thjesht se po pranon përkujdesjet e dhembshura të Nënës së Tij,

por edhe i përgjigjet asaj me Da- shurinë e Tij Hyjnore. Ekziston reciprocitet.

Josifi i drejtë, nga ana e tij, mbështet dhe e përforcon ngroh- tësinë e Nënës, heshturazi, me ur- tësi dhe mirësi, duke i ofruar Krishtit të sapolindur dhe Nënës së Tij të Tërëqashtër mbrojtjen njerëzore. Merr përsipër të mbro- jë Foshnjën Hyjnore, meqenëse mjedisi rreth e rrotull kthehet nga një ambient indiferent dhe jomik- pritës, në agresiv dhe i rrezik- shëm. Ata që e sigurojnë Fosh- njën e pambrojtur Hyjnore, ndaj kërcënimeve dhe përndjekjeve, janë dy përfaqësues të gjinisë njerëzore.

E Tërëshenjta dhe Josifi E shpëtojnë, duke emigruar në Egjipt, dhe janë po ata që E sje- llin përsëri në tokën e shenjtë dhe E çojnë për t’u falur në Jerusalem kur ishte dymbëdhjetë vjeç. Krishti si fëmijë “iu bindej

atyre”. (Luka 2:51). Pra, bërthama e parë njerëzore, në të cilën zhvillohet Perëndinjeriu gjatë fazës së parë të jetës së Tij, është mjedisi

familjar. Krishti e bekon familjen edhe në vazhdim, në fillim të aktivitetit të Tij, kur bën mrekulli- në e parë në Kanë të Galilesë. Familja bëhet në këtë mënyrë qeliza bazë e shoqërisë, qelizë që frymë- zohet nga besimi i krishterë.

Megjithëkëtë, pështjellimi i përgjithshëm ideologjik dhe shpirtëror në ditët tona, i cili për- buz vlerat njerëzore të dhëna nga Perëndia, e ka çuar familjen në një krizë të shumanshme. Si mund të ekzistojë harmoni familjare pa (vijon në faqjen 8)

Të mendojmë për shenjtërinë e familjes

(Vijon ngafaqja 7)
një besnikëri të ndërsjellë, pa
pasur mirëkuptim, frymë faljeje,
përkushtim dhe vetësakrifikim?
Marrëdhëniet familjare janë hel-
muar nga ide dhe prirje të tjera;
madje kjo ndodh edhe në marrë-
dhëniet më të natyrshme dhe të
shenjta, siç janë ato midis fëmi-

jëve dhe prindërve. Gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për konflik- te brenda në familje, madje edhe për dhunë brenda saj; dukuri që i vënë fitilin qëndrueshmërisë e paqes së familjes dhe traumati- zojnë psiqikisht të mëdhenj dhe të vegjël. Por kur kjo bërthamë bazë e shoqërisë tronditet, pra

vatra familjare, që e mbron nje- riun dhe siguron progresin e tij, – atëherë plagoset rëndë vetë njeriu si personalitet; dhe çon në shkallë të gjerë në dekadencë shpirtërore.

* * *

“Virgjëresha lindi sot
të Përmbiqenëshmen Fjalë. ”

Vëllezërit e mi, le të mbushet zemra jonë me lavdërim dhe mi- rënjohje për ardhjen e Fjalës Hyj- nore në historinë £ njerëzimit. Edhe mendja jonë le të mos resh- të kurrë së menduari përpasojat shpëtimtare të kësaj ngjarjeje.

Në të njëjtën kohë le të mendo- jmë me më seriozitet për shenjtërinë e familjes. Forcimi i solidaritetit dhe i dhembshurisë brenda familjes përbën një shprehje thelbësore të besimit dhe të mirënjohjes sonë ndajZotittonë.

Le të kërkojmë nga Krishti dhe Nëna e Tij e Tërëshenjtë të na falin diçka prej dashurisë së tyre të vërtetë; dhe le t’i përgjigjemi kësaj dashurie duke e ofruar atë, gjatë Vitit të Ri, si në mjedisin tonë fa- mi Ijar, ashtu dhe më gjerë në sho- qërinë ku jetojmë.

Me lutje të zjarrta tek Perëndia t Anastasi