Takimi vëllazëror i dy primatëve të Kishave rinovon angazhimin e tyre drejt rivendosjes së bashkimit midis të dy Kishave, që është vullnet dhe urdhër i Perëndisë.
Të dy Prelatët evokuan me mirënjohje paraardhësit e tyre, Papët Pavli VI dhe Gjon Pavli II, si edhe Patriarkët Ekumenikë Athenagoras dhe Dhimitrios, të cilët hapën rrugën drejt pajtimit midis dy Kishave, nëpërmjet takimeve dhe vizitave të tyre të ndërsjella, ashtu si edhe heqja e anatemave të shek. të ΧΙ-të midis Romës dhe Konstandinopo- jës. Ata u bënë thirrje besimtarëve të dy Kishave të forcojnë lutjet dhe përpjekjet e tyre drejt unitetit të Kishave.
Ata shprehën gëzimin dhe kënaqësinë për rinisjen zyrtare të Dialogut Theologjik midis të dy Kishave, ashtu si edhe për takimin e pak ditëve më parë të sesionit plenar të Komisionit të Përbashkët për Dialogun Theologjik, në Beograd, duke ofruar mbështetjen e tyre të plotë për të. 4. Ata nënvizuan detyrën e Kishës për të çuar mesazhin e Ungjillit në botën e sotme, sidomos në vendet e krishtera, ku, veçanërisht në Perëndim, vërehen shekullarizim, relativizëm e madje nihilizëm. Trashëgimia e përbashkët e të dy Kishave duhet të marrë parasysh rrjedhat moderne kulturore. kërkesat si edhe problemet e njerëzimit në botën e sotme.
Duke iu referuar formimit të Bashkimit Evropian, ata theksuan se: “Ne vlerësojmë pozitivisht ecjen drejt krijimit të Bashkimit Evropian. Aktorët e kësaj nisme të madhe me siguri do të marrin në konsideratë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me personin njerëzor e të drejtat e tij të padiskutueshme, sidomos lirinë e besimit, dëshmitare dhe garantuese të respektimit të çdo të drejte tjetër. Në çdo nismë për unifikimin, mi- norancat duhet që të mbrohen me traditat e tyre kulturore dhe specifikat fetare. Në Evropë, së bashku, të krishterët orthodhoksë dhe ata romano- katolikë, duke mbetur të hapur ndaj besimeve të tjera dhe kontributit të tyre në kulturë, duhet të bashkojmë forcat për të ruajtur rrënjët, traditat dhe vlerat e krishtera, për të siguruar respektin për historinë, si edhe për të kontribuar në kulturën e Evropës së ardhshme, si edhe për cilësinë e marrëdhënieve njerëzore në të gjitha nivelet. Në këtë kontekst, si
mund të mos evokosh kujtimin e martirëve të hershëm dhe të trashë- gimisë së lavdishme të Krishterë të vendit në të cilin jemi takuar, duke u nisur nga ç’thotë Libri i Veprave të Apostujve, duke evokuar figurën e Shën Pavlit, Apostullit të Kombeve? Në këtë tokë, u takuan mesazhi i Ungjillit dhe tradita antike filozofike. Kjo lidhje, që kaq shumë ka kontribuar në trashëgiminë tonë të përbashkët të Krishterë, mbetet aktuale dhe në të ardhmen do të sjellë sërish fryte, për ungjillëzimin dhe unitetin tonë”
Ata kthyen sytë nga vendet ku të Krishterët ndeshen me vështirësi dhe ku mbizotërojnë luftëra, terrorizmi dhe uria, ashtu si edhe shfrytëzi- mi shumëformësh i të varfërve, emigrantëve, grave dhe fëmijëve.
Ata u bëjnë thirrje Orthodhoksëve dhe Romanokatolikëve të ndërmarrin aksione të përbashkëta për respektimin e të drejtave njerëzore të të gjithëve dhe për mbrojtjen e jetës njerëzore nga masakra të të pafajshmëve, sidomos kur bëhet në emër të Perëndisë.
Veçanërisht, ata kthyen sytë nga Lindja e Mesme, ku Zoti jetoi e ku të krishterët kanë jetuar prej shekujsh. Ata theksuan nevojën për riven- dosjen e paqes në atë zonë dhe për një bashkëjetesë paqësore dhe bashkë- punim midis popujve, kishave dhe besimeve, si dhe nxitën dialogun ndërfetar, në mënyrë që të kundërshtohet çdo formë dhune dhe diskriminimi.
Ata shprehën shqetësimin përballë rrezikut të madh që vjen nga shkatërrimi i mjedisit natyror dhe pasojat negative për njerëzimin dhe për gjithë krijesën, të shkaktuara nga progresi i pakontrolluar ekonomik dhe teknologjik. Si udhëheqës shpirtërorë, ata mbështetën çdo përpjekje për mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që t’u lihet brezave të ardhshëm një planet ku mund të jetohet.
Së fundi, ata iu drejtuan të gjithë besimtarëve Romanokatolikë dhe Orthodhoksë kudo në botë, klerikëve, murgjve dhe laikëve, duke iu dhënë bekimin dhe sigurinë se ata do të kenë lutjet dhe dashurinë e tyre, ashtu si edhe të gjithë të krishterët e tjerë, ndaj të cilëve janë të predispozuar dhe të gatshëm për të hyrë në dialog dhe bashkëpunim.