EmailFacebookKontakt

Papa benedikti xvi takohet me patriarkun ekumenik

Papa Benedikti XVI zhvilloi nga 28 nëntor -1 dhjetor një vizitë në Turqi. Ajo u konsiderua si një vi- zitë historike, e kryer në një kon- tekst të vështirë historik e social, ku vend kryesor zë çështja e tolerances fetare dhe liria e ushtrimit të besimit fetar. Dhe mbase çasti më kulmor ishte vizita zyrtare në Patriarkanën Ekumenike.

“Shenjtëria Juaj dhe vëlla shu- më i dashur më Krishtin, ne të uroj- më mirëseardhjen me gëzim shumë të madh, nder dhe dashuri. I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit” theksoi Patriarku Ekumenik Var- tholomeu I, teksa përshëndeti Papën dhe i uroi atij mirëseardhjen në aeroportin e Stambollit. Mbërritja e Papës në Fanar, u shoqërua me rënien festive të kambanave dhe u pasua nga një Dhoksologji në

menike të Kishës së hershme, vendi ku shumë shenjtorë, martirë, konfe- sorë, theologë dhe mësues të Kishes u ndriçuan, vendi nga ku besi- mi i Orthodhoksëve i dha fuqi botes”- tha Patriarku.

Më 30 nëntor Papa Benedikti XVI mori pjesë në festën e Apostullit shën Andrea, Shenjtit Mbrojtës të Patriarkanës së Konstandinopojës. Papa u prit nga vetë Patriarku Ekumenik, që e shoqëroi deri në fronin e vendosur në Katedralen e Shën Qjergjit.

Pas celebrimit të Liturgjisë, të dy primatët diskutuan për çështje të ndryshme, me respekt dhe për- kushtim ndaj angazhimeve të tyre si drejtuesit e dy Kishave respek- tive e në fund të këtyre bisedime- ve nënshkruan një Deklaratë të përbashkët të rëndësishme.