EmailFacebookKontakt

Shënime historike – Dioqeza e Gjirokastrës

Shënime historike

Dioqeza e Gjirokastrës

Dioqeza e Gjirokastres përbë- het nga episkopatat e vjetra të Dri- nupojës, të Finiqit, të Butrintit, të Anhezmit dhe të Himarës, të cilat për arsye të pakësimit të populla- tave të tyre (orthodhokse) në të shkuarën, janë bashkuar në një dio- qezë me qendër Gjirokastrën. Këtu po japim disa shënime historike në bazë të burimeve të pakta që kemi.

Episkopata e Drinupojës, e cila njihet edhe me emrat e Adria- nopojës dhe e Justinianopojës, e kishte qendrën në qytetin e vjetër të Drinupojës, që gjendej midis fshatrave të sotëm të Dropullit, Go- ricë dhe Terihat, në vendin ku edhe sot duken ca gërmadha shtëpish të vjetra dhe kishash, si dhe një kishë e ndërtuar mbi ca themele ciklo- pike, me emrin e Metamorfozës së Shpëtimtarit. Kjo kishë ka qenë katedralja e episkopatës.

Në kohët e para të krishterimit, qyteti i Drinupojës ishte i madh dhe i pasur. Ypati, episkopi i saj, ka lozur një rol të madh në sinodin lokal të Epirit, më 516 pas Krishtit. Mirëpo më 558 u prish krejt nga Gotët dhe banorët u shpërndanë. Froni epi-

skopal u transferua atëherë në një fshat të Dropullit që quhej Kladianë dhe që më vonë mori emrin Episkopi (episkopatë). Këtë qendër të re të episkopatës perandori Aleks Komneni e pajisi me privilegje dhe dhurata të mëdha pas kërkesës së episkopit të atëhershëm Metodit, i cili ishte njeri i ditur dhe i urtë. Deri më sot gjendet në atë fshat kisha katedrale e kësaj episkopate. Por

edhe kjo qendër u prish në kohën e kryqëzatave. Kështu, froni episko- pal u zhvendos në Kardhiq, afër kishës së Shën Kollit të Manastirit të Cepos. Kjo kishë u përdor si katedrale për episkopatën dhe ish ndërtuarnga perandori Konstandin Pogonati, më 668 pas Krishtit.

Më 1183 Andronik Paleologu e ripërtëriu, e zmadhoi dhe e zbuku- roi, duke e mbuluar me plumb dhe

duke i dhënë mjaft privilegje. Nd Manastirin e Cepos qendra episko- pale mbeti gjer në vitin 1395. Atë vit qeveritari i atëhershëm i Gjiro- kastrës Gjon Yenevisi e transferoi nd Gjirokastër, ku ka qëndruar deri me sot.

(Vijon në numrin e ardhshëm’)

Botuar nd Jeta Kristiane, 1944

DhimitdrBeduli