Një jetë ditke shërbyer me besnikëri në kishë
Ikonom atë Theodhor (Todi) Toni (1895-1981)
Lindi më 1895, në fshatin Gra- dishtë të rrethit Lushnjë, nga një fa- mi Ije vllahe e ardhur aty rreth vite- ve 1810-1820 nga Voskopoja. Më- simet e para në shqip e greqisht i mori në Manastirin e Ardenicës. Në vitin 1915 vijoi të merrte mësimet në Korçë në fushën e historisë dhe gjeografisë. Më 1916 është mësu- esi që hapi të parën shkollë shqipe në fshatin Gërmenj të Lushnjës, fshat që është i vendosur në vargun e kodrave të buta, që fillojnë në Gradishtë e përfundojnë në Sulzo- taj. Më vonë, në vitin 1919, medë- shirën e tij dhe me këmbënguljen e këshillit të kishës dhe veçanërisht të epitropit Gaqi Sterjo (Naçi), ai u dërgua në Janinë për të mësuar mbi theologjinë Orthodhokse. Më pas u kthye në fshatin e lindjes ku u
hirotonis dhjakon e më pas prift. Nga viti 1923 i shërbeu kishës deri në vitin 1967, kurregjimi komunist rrafshoi dhe kishën shumëvjeçare të Shën Minait, si shumë objekte të tjera të kultit.
Përveç fshatit Gradishtë i banu- ar nga vllehë, ai shërbeu dhe në fshatrat Fierseman, Gungës, Korije dhe Sh. Gjergj, të banuara nga or- thodhoksë. Në këtë enori ekzistonin dhe kishat e Shën Ilias, Shën Gjergj it dhe Shën Kollit. Marrëdhëniet e atë Theodhorit me besimtarët ishin shumë të mira, i trajtonte të gjithë të barabartë dhe me respekt. Atë Theodhori shquhej për seriozi- tetin dhe korrektësinë në detyrë. Dallohej për urtësinë e gjykimit të gjërave, kishte horizont për shumë fusha në shkencat shoqërore dhe
ekzakte. Gëzonte respektin e kole- gëve të tij si të atë Konstandinit, i cili shërbente në qytetin e Lush- njës, atë Lluka Danit, i Krutjes dhe atë Sakos, i Divjakës. Ashtu si në gjithë Shqipërinë feja edhe shër- bëtorët e saj shiheshin jo me sy të mirë dhe propagandohej kundër tyre. Edhe atë Theodhori nuk i shpëtoi dot kësaj përndjekjeje. Kë- shtu ai u izolua për afro dy vjet e gjysmë (1949-1951) në Manastirin e Ardenicës nga pushteti i asaj kohe.
Gjatë viteve 1951-1953 shërbeu në kishën e fshatit Këmishtaj. Në vitin famëkeq të genocidit komunist kundër fesë, 1967 ai u izolua në shtëpinë e tij. I mbyllur dhe i rrethuar nga dashuria dhe respekti jo vetëm i familjes, por edhe i shumë
besimtarëve të moshuar, të cilët e vizitonin për t’i dhënë kurajë për atë që i ndodhi atij dhe të tjerëve, me besimin se dita e bekuar që të ringrejë Shën Minain do të vinte përsëri. Atë Theodhori i kaloi vitet duke lexuar ato libra të paktë fetarë që kishte në shtëpi, duke lotuar mbi to. Në vitin 1977 ai u verbua. Fjeti më Zotin me shpresën dhe besimin tek Ai.
Atë Theodhori ndërroi jetë më 18 mars 1981, i përcjellë me nderim e respekt nga shumë njerëz të ardhur jo vetëm nga fshatrat përreth, por edhe nga shumë qytete të Shqi- përisë si Lushnja, Fieri, Berati, Du- rrësi, Tirana etj.
Spiro Toni (i biri), Durrës