EmailFacebookKontakt

Nga Fjala e Kryepiskopit Anastas në dorëzimin e Hirësi Nikollës

Nga Fjala e Kryepiskopit Anastas
në dorëzimin e Hirësi Nikollës

Hirësi, Episkop i z.gjedhur i Apollonisë,

Biri im Nikolla,

…Në këto vite tëjetës sate pranove në mënyrë të habitshme, dhuratat e Perëndisë njëra pas tjetrës. U linde para 35 vjetësh dhe i kalove vitet e fëmijërisë në një kohë, kur Shqipërinë e kishte mbuluar errësira e dendur e ateizmit. Por Perëndia jo vetëm, që të udhëhoqi në kohë në vitet e tua të rinisë në botën e ndritshme të Mbretërisë së Dashurisë, por edhe të ftoi Ta ndjekësh.

Studiove në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, u bëre klerik, vazhdove studimet e mëtejshme në Fakultetin Theologjik të Athinës me rezultate të shkëlqyera. Fitove me anë të jetës sate të paqortueshme, me sjelljen tënde fisnike dhe korrektesën e madhe, vlerësimin dhe dashurinë e profesorëve dhe bashkëstudentëve të tu. Dhe sot Kisha të nderon me gradën episkopale. “Sepse me hir jemi të shpëtuar me anë të besimit – na thekson pjesa e sotme e leximit nga Apostulli – dhe kjo nuk është prej jush, po është dhuratë e Perëndisë. Jo prej veprash që të mos mburret ndonjë”. (Efes. 2:8)

…Të gjitha këto duhet të kenë bosht të qëndrueshëm “në Jisu Krishtin”. Kjo është e fshehta e episkopit Orthodhoks, që jeton më Krishtin. Na frymëzon përjetimi i apostull Pavlit: “Dhe nuk rroj më unë, po Krishti iron tek unë” (Gal. 2:20). Të vetëm ne, nga ana jonë, nuk kemi asgjë thelbësore për të thënë. Episkopi si pasues i Apostujve, duhet vazhdimisht të ketë ndjesinë se e ka dërguar dikush tjetër; i dërguari kryesor i Perëndisë, Krishti. “Sikundër Ati më ka dërguar mua, edhe unë po ju dërgoj juve” (Joan 20:21-22)…

Dhe një gjë të fundit biri im. Dy episkopët e Shqipërisë, që kishin para teje titullin e episkopatës dikur shumë të famshme të Apollonisë, qenë njerëz të bekuar në mënyrë të veçantë. Si episkopi Irine, ashtu dhe Episkopi Kozma. Të dy në vitet e persekutimit të egër të besimit, qëndman të patundur, rezistentë si diamantë dhe shkëlqyen brenda errësirës së thellë me besimin dhe aktivitetin e tyre të pareshtur. Përkujdesu pra edhe ti që të nderosh titullin e Episkopit të Apollonisë, që merr sot, me jetë shenjtërie, krijimtarie, “të mbushur me përdëllim dhe punë të mira”.