EmailFacebookKontakt

Plotësohet Sinodi i Shenjtë – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka edhe 3 episkopë të rinj

Plotësohet Sinodi i Shenjtë

– Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka edhe 3 episkopë të rinj –

Në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të datës 11 nëntor 2006, u vendos që të ngrihen në gradën episkopale 3 arkimandritë të Kishës sonë:

Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, 66 vjeç, u caktua Mitropolit i Gjiroka- strës (ku ka shërbyer në 15 vitet e fundi t si zëvendësmitropolit. Ai ka qenë pjesëtar i vëllazërisë së njohur murgërore të Sinait, në Egjipt, ku mund të përmendet edhe si një nga studiuesit dhe kataloguesit e dorë- shkrimeve të famshme që u zbuluan aty, mes të cilëve edhe dorëshkrimi më i vjetër që njihet i Dhiatës së Re). Në datën 16 nëntor u krye në Kishën-katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Krye- piskopi Anastas, Hirësi Ignati dhe Hirësi Joani shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandritit Dhi- mitër.

Liturgjia dhe Ceremonia e Fro- nëzimit të Mitropolitit të Gjiro- kastrës Hirësi Dhimitrit, u bënë në dt. 26.11.2006, në kishën e Krye- engjëjve në Gjirokastër. Ajo u krye në shqip dhe greqisht, sipas spe- cifikës së kësaj mitropolie, gjë që dëshmon harmoninë dhe respektin e ndërsjellë mes besimtarëve.

-Arkimandrit Nikolla Hyka, 35 vjeç, i cili mori titullin Episkop i Apollonisë. Në datën 19 nëntor u krye në Kishën-katedrale “Ungji- llëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandritit Nikollës.

-Arkimandrit Andon Merdani, 37 vjeç, i cili mori titullin Episkop i Krujës. Në datën 21nëntor u krye në Kishën-katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani, Hirësi Dhimitri dhe Hirësi Nikolla, shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandritit Andon Merdani.

(Vijon në faqen 8)

Hirësi Nikolla dhe Hirësi Andoni janë shqiptarë nga brezi i klerikëve të rinj të formuar në Akademinë Theologjike Ortho- dhokse “Ngjallja e Krishtit”, Durrës dhe në vazhdim kanë kryer me rezultate të shkëlqyera edhe studime të specializuara theologjike jashtë vendit.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Or- thodhokse Autoqefale të Shqipërisë tashmë përbëhet nga:

tKryepiskopi Anastas, Kryetar; Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Mitropoliti i Gjiro- kastrës Dhimitri, Episkopi i Apollonisë Nikolla, Episkopi i Krujës Andoni; Kryesekretar i Përgjithshëm, Proto- presviter Jani Trebicka.