EmailFacebookKontakt

Himne të Bekimit të Madh të Ujit

Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot për ne,
atëherë falja e Shën Trinisë kudo u shfaq,
se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza
dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe
Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte
çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u
shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty!
(Përlëshorja)
U Shfaqe me lavdi, në tërë botën, edhe Dri-
ta Jote ndriçoi mbi ne sot, pra të himnojmë
me kuptim: Erdhe dhe zbulove vetveten, O
Dritë e Paafruarshme. (Shkurtorja)
* * *
Zëri i Zotitpo thërret mbi ujërat e thotë: Ejani
të gjithë, merrni Shpirtin e urtësisë, Shpirtin
e kuptimit dhe Shpirtin efrikës së Perëndisë,
Zotit Jisu Krisht që u shfaq në Jordan.
Sot bekohet natyra e ujërave, sot Jordani po
hapet më dysh dhe valët e tij po qëndrojnë,
duke parë Zotin të pagëzohet.
Si njeri erdhe në lumë, o Mbreti ynë Jisu
Krisht, edhe kërkon të pagëzohesh si shër-
bëtor për mëkatet tona, nga dora e Profetit
(Joan), O Njeridashës.
(Himne të Bekimit të Madh të Ujit)