Traditë e bukur
me ish-studentët e
Akademisë Teologjike
Eshtë kthyer tashmë traditë dita e enjte, për pjesën më të madhe të ish-studentëve të diplomuar në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe të punësuar në qendra të ndryshme të Kishës sonë në Tiranë, që të mblidhen së bashku në pasdite për studim biblik. Ky studim drejtohet nga misionarët tanë shumë të përkushtuar, të cilët kanë ardhur për të ndihmuar Kishën Orthodhokse në Shqipëri, duke dhënë një shembull apostolik tek të rinjtë dhe të gjithë besimtarët shqiptarë.
Për këtë vit, takimi filloi me dhjakon Hektorin e në vazhdimësi do të jetë z. Nathan Hoppe. Studimi bazohet mbi Shkrimin e Shenjtë e më pas do të përqendrohet në librin e teologut të famshëm Aleksandër Shmeman, “Jeta e botës”.
Diskutimi i parë ishte mbi Ungjillin sipas Llukait, në paravolitë e gjykatësit të padrejtë, e fariseut dhe tagrambledhësit, i riu pasanik dhe i verbri i Jerikos. Secila prej këtyre paravolive përcillte mesazhe të pafundme dhe çështje për diskutim. I këndshëm ishte diskutimi, pyetjet e ngritura dhe përjetimi shpirtëror. Ajo që të bën përshtypje dhe që ia vlen për t’u përgëzuar është dëshira, gatishmëria, prania dhe këmbëngulja e të tjera virtyte, të cilat nxisin pjesëmarrësit të marrin iniciativa të tilla.Udhëtimi ynë i përvitshëm ka nisur, prandaj le të kemi këmbëngulje në lutje, në vepra të mira, të kemi kërkesë për Mbretërinë e Oiejve, të kemi veprën e Farisuet dhe përulësinë e Tagrambledhësit, sensibilitetin e të qenit fëmijë në jetën tonë të përditshme, në mënyrë që të trashëgojmë atdheun e humbur.
Takimi u mbyll me një kokteil i përgatitur me shumë dashuri ngd dhjakonesha Ekaterinë.
Elena Krakulli