Nga 1-3 dhjetor u zhvillua në Përmet konferenca rinore e Mitro- polisë së Gjirokastrës, me një pjesë- marrje të gjerë të të rinjve dhe të rejave orthodhokse nga enoritë e kësaj Mitropolie. Kjo konferencë priti edhe të rinj nga Tirana dhe Elbasani, nxënësit e liceut kishtar “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër dhe të shkollës së mesme në Meso- potam të Sarandës, të cilët morën pjesë aktive në të gjitha veprim- taritë shpirtërore dhe kulturore që u organizuan gjatë tri ditëve, duke e çuar afërsisht në 200 numrin e pjesëmarrësve, si rrallëherë në të till a konferenca.
Gëzimi dhe entuziazmi i të rinjve mbushi vakuumin e këtij qyteti të vogël, por shumë mikpritës. Ashtu sikurse hë konferencat e zhvilluara edhe nëpër dioqezat e tjera, tema ishte: “Qëllimi i jetës sonë si të kri- shterë orthodhoksë”, që u referua nga Motër Thekla. “Qëllimi i jetës sonë gjendet brenda Shkrimit të
Shenjtë. Ne duhet t’I ngjajmë Perëndisë. Kjo dhuratë lidhet ngushtë me zgjedhjen tonë, sepse qëllimi i vërtetë është Parajsa, at- dheu ynë i humbur dhe bashkimi me Perëndinë.” – theksoi ajo.
Referati i dytë u mbajt nga z. Dhimitër Vavaka, me temë “Enoria dhe jeta brenda saj”. Referuesi u ndal në disa nga pikat kryesore për mënyrën se si duhet të fun- ksionojë një enori dhe çfarë duhet të bëjmë ne sot për ta pasuruar atë. “Të bashkohemi të gjithë në Kishë dhe të marrim pjesë në misteret e saj, të bashkëpunojmë për të fun- ksionuar enoria jonë duke mbledhur materiale për shërbime të ndryshme, të ndihmojmë anëtarët e eno- risë për të plotësuar nevojat shpirtë- rore dhe materiale, të hapim qendra rinore për të marrë edukatë shpir- tërore dhe për të mësuar tekno- logjitë e reja, si edhe të vijnë anë- tarë të rinj në mënyrë që ata të bë- hen aktivë në enorinë tonë. Të gji
tha këto që Zoti Krisht të jetë gjith- çka për të gjithë ne”.
Lutjet e përbashkëta ishin një tjetër aktivitet i rëndësishëm i kësaj konference, duke filluar me Shër- besën e Paraklisit të premten. Të shtunën, në kishën e Shën e Premies u vazhdua me Shërbesën e Mëngjesores, ndërsa në kishën e Shën Nikollës u zhvillua ajo e Mbrëmësores.
Lojërat e ndryshme argëtuan të gjithë të rinjtë, bashkë me këngët e vallet karakteristike përmetare.
Të dielën në mëngjes, pjesë- marrësit ishin të ftuar nga Mitro- politi i ri i Gjirokastrës, Dhimitri, për të ndjekur Liturgjinë Hyjnore në kishën “Metamorfoza e Shpëtim- tarit. Në fund të saj, Hirësi Dhimitri i takoi të gjithë të rinjtë duke u kër- kuar atyre të jenë sa më aktivë në veprimtaritë e Kishës dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të saj.