Intervistë
e atë Artur Liolinit
dhënë gazetës
“Shqip”
I urojmë
punë të mbarë
dhe të bekuar!
Kancelari i Kishës Orthodhokse të Bostonit, e cila është një vatër jo vetëm fetare për shqiptarët e Shteteve të Bashku- ara të Amerikës, shumë i njohuri atë Artur Liolini, tregohet menjë- herë i gatshëm të flasë për situa- tën në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe për probleme të tjera në lidhje me shqiptarët kudo që ndodhen. Duke folur në një intervistë eks- kluzive për gazetën “Shqip”, atë Liolini, synon të japë një me- sazh pajtimi mes orthodhoksëve, duke lëshuar për të parën herë një mesazh që nuk e kishte thënë më parë, duke i kërkuar Presidents të Republikës, që t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepisko- pit Anastas.
Së fundmi, në Shqipëri ka shpër- thyer një polemikë, në lidhje me emërimin e një prifti joshqiptar, por me kombësi dhe nënshtetësi greke, si drejtues i komunitetit orthodhoks të Jugut të Shqipë- risë. A mund të më thoni ju lutem, opinionin tuaj në lidhje me këto zhvillime?
Kam lexuar për emërimin e mitropolitit Dhimitër (Sinaiti) në fronin e Gjirokastrës. Imzot Dhi- mitri ka shërbyer si arkimandrit dhe dekan i kësaj kishe për afro 14 vjet me radhë, periudhë në të cilën nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë veçse fjalë të mira për sjelljet e tij. Besoj se edhe President! i Republikës mori pjesë në shërbesat e kësaj kishe vitin e kaluar për festat e Krisht- lindjes dhe dha komente për shqi- pen e bukur që dëgjoi gjatë shërbesës. Kështu, me këto të dhë- na jemi të gëzuar se një shërbëtor i Zotit me nam të mirë udhëheq ta-
ni peshkopatën e Gjirokastrës, e cila ishte vakant për shumë vite. Kemi shpresë se imzot Dhimitri, i cili ka shërbyer në gjuhën shqipe, si dhe greqisht, do plotësojë detyrat për të mirën e famullisë së tij.
Atë Liolin, me emërimin e mitropolitit të Gjirokastrës me kombë- si greke, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë dominohet nga klerikë grekë, duke prishur kështu eku- ilibrin e autoqefalisë. Ju Hirësi, si i konsideroni këta ekuilibra të tjerë?
Sipas lajmeve zyrtare nga Kry- esia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, anëtarët e Si- nodit të Shenjtë janë 4 klerikë të lartë me kombësi shqiptare, 1 që është arvanitas dhe dy me prejardhje nga Greqia. Por për më shumë rëndësi, të gjithë kanë shërbyer në Shqipëri për vite me radhë me sje- llje tepër korrekte dhe të përshtat- shme siç u takon klerikëve të nder-
shëm. Jemi të gëzuar se në të njëjtin vendim u zgjodhën edhe dy pe- shkopë të tjerë: Imzot Nikolla (Hyka), i cili do të kryesojë Akade- minë Teologjike në Durrës, dhe imzot Andon (Merdani). Të gjitha këto janë shenja pozitive dhe raste për t’u gëzuar. I urojmë punë të mbarë dhe të bekuar.
Kreu i kishës së Shën Marisë në Elbasan, atë Nikolla Marku, ka kërkuar që në situatën aktuale në gjirin e Kishës Orthodhokse, duhet të ndërhyjë edhe komuni- teti shqiptar i SHBA-së dhe në veçanti, ka kërkuar ndërhyrjen Tuaj si personalitet jo vetëm i or- thodhoksëve shqiptarë. A e shi- koni të arsyeshme ndërmjetësi- min për të qetësuar, apo për të zgjidhur këtë polemikë ndërmjet orthodhoksëve në territorin e Republikës së Shqipërisë?
Nuk e shoh si të përshtatshme ose të nevojshme, në fakt, për një klerik të Kishës Orthodhokse të
Amerikës të ndërhyjë në punët e brendshme të Kishës Autoqcfale të Shqipërisë. Megjithatë, nuk jemi indiferentë. Gjatë udhëtimeve të mia në 2005-ën, si dhe udhëtimin e episkopit shqiptaro-amerikan, Niko i Bostonit, në pranverën e kaluar, e pamë që struktura e kishës atje është vendosur mirë dhe me kujdes, si dhe udhëheqësit vazhdojnë të bëjnë çdo gjë për të mirën e të gjithë besimtarëve atje, e vendimet e për- shtatshme për shtetin shqiptar. Në përgjithësi, përgatitjet për një kua- dër të klerit – si famullitarë të thje- shtë ose si klerikë të lartë – janë në një rrugë të mirë që i takon një kishe autoqefale.
I nderuar atë Liolini, kreu i Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosi, ka aplikuar sërish për të marrë shtetësinë shqiptare te Presidenti i Republikës. Ju si mendoni, a do të ishte kjo zgjidhja e duhur, apo vendi ynë është i përgatitur, që të ketë në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale një shqiptar të pastër, siç ka dashur gjith- monë Imzot Noli?
Më duket se Imzot Anastasi e meriton një lloj nënshtetësie, për ta nderuar punën e tij të palodhur, të ndershme dhe të shumanshme për të mirën e një pjese të madhe të popullsisë shqiptare dhe për një institucion të rëndësishëm siç është Kisha Autoqefale, si dhe për sjelljet e tij shembullore pa dallim feje. Një gjest nderi i këtillë do të pritet mirë nga udhëheqësit fetarë në Evropë dhe do të forcojë imazhin e Shqi- përisë, si një shtet që vërtet duhet pranuar në Bashkimin Evropian. Të gjithë e dimë se Imzot Fan Noli shpresonte për një kishë autoqefale në gjithë kuptimin e fjalës. Besoj se edhe Imzot Anastasi vepron për këtë qëllim, siç ka thënë më shumë se një herë publikisht. Por nuk duhet ta kufizojmë mendjen e Nolit ose ta shohim vetëm si një figurë të mbetur në hapësirën kohore kur ka pasur aktivitetin, pra në vitin 1911. Historia kalon, ndryshon dhe evoluon, dhe na jep sfida të ndry- shme për ta kapërcyer. Ka shumë raste në jetën dhe veprat noliane kur e shikonte realitetin me sy të qartë dhe cilësonte çdo rast me vë-
(Vijon në faqen 4)
(Vijon nga faqja 3)
mendje dhe largpamësi. Për mendimin tim, unë jam i sigurt
se Noli do ishte mik me Imzot Anastasin, se të dy gëzojnë
arsim të lartë e të thellë, vizion të gjerë intelektual dhe një
frymë të hapur e të gjerë jo vetëm për orthodhoksinë, por
edhe për rolin e besimit për njeriun në përgjithësi. Të dy
shfaqin respekt për traditën dhe zakonet e ndryshme, ka-
luan nëpër sfida, ambiente dhe punë të rëndësishme, de-
likate dhe të lodhshme. Dhe të dy trupëzojnë një frymë
më përparimtare dhe një mendje të hapur për fenë e tyre.
Berati në rrjedhat e historisë
KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
Atë Arturi, duke qëndruar në marrëdhëniet shqipta-
ro-greke, kohët e fundit në Shqipëri ka pasur debate,
në lidhje me varrezat e ushtarëve grekë që janë vrarë
në territorin shqiptar, gjatë periudhës së Luftës së
Dytë Botërore. Në këtë debat u përfshinë edhe disa
priftërinj orthodhoksë që nisën zhvarrimin e disa va-
rreve për të gjetur eshtra shqiptarësh, par edhe diplo-
matë grekë. Citi do të ishte opinioni juaj?
Më duket një çështje që ishte komplekse dhe patjetër
u rritën emocionet. Siç e di unë prej së largu, prifti i
Kosinës bëri vetëm lutje dhe detyrat e tij fetare që i për-
kasin një kleriku. Kur u nisën bisedimet zyrtare për këtë
çështje, u formua një komision që duhej të merrej menjë-
herë me detajet e kësaj pune delikate. Edhe këtu e kanë
në dorë të dy qeveritë ta zgjidhin problemin dhe të gjitha
derivatet që dalin, në aspektet më specifike.
Duke Ju kërkuar ndjesë për shqetësimin, a mund
ta mbyllim intervistën me një mesazh tuajin për të
gjithë shqiptarët?
Si gjithmonë, urojmë gjithë shqiptarët të mbajnë lart
vlerat, trashëgiminë dhe aspiratat e tyre, me krenari, por
edhe me gjakftohtësi dhe objektivitet. Problemet e Shqipë-
risë janë lidhur jo vetëm me ato të rajonit ose të kontinentit
të tyre, por edhe me gjithë botën. Marrim shembullin edhe
këtu nga Fan Noli ynë, i cili kujdesej me mish e me shpirt
gjithmonë për Shqipërinë, por edhe kishte tru të zhvilluar
dhe mejtime shumë të gjera, kozmopolit dhe u interesua
për probleme botërore: të pushimit të luftërave, të ekologji-
së, të etikës dhe moralit dhe për një paqe midis të gjithë
popujve të botës. Ai dinte fort mirë se të gjithë ne banojmë
në një botë, ngrohemi nga një diell, kemi shpresa të për-
bashkëta, lutemi për një të ardhme paqësore dhe përpa-
rimtare dhe eventualisht do të hyjmë kështu tok, duke
shpresuar për një jetë më të mirë se deri tani për të gjithë
shqiptarët, kudo që ata jetojnë.
Boston, kisha e Shën Gjergjit