EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas shpallet “Qytetar nderi” i Korçës

Kryepiskopi Anastas shpallet “Qytetar nderi” i Korçës
Në mbledhjen e tij të datës 18 dhjetor, Këshilli
Bashkiak i qytetit të Korçës mori në shqyrtim
kërkesën për të shpallur “Qytetar nderi” Kryepi-
skopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Kërkesa ishte bërë nga 250 intelektualë të njohur
të qytetit dhe bazohej në veprën e jashtëzakon-
shme të Fortlumturisë së Tij për ringjalljen e be-
simit orthodhoks në përgjithësi dhe në veçanti në
kontributin për qytetin dhe gjithë Dioqezën e
Korçës, për ringritjen e godinave dhe strukturave
kishtare etj.
Në fund, me shumicën dërrmuese të votave, nga
të dy krahët politikë, u vendos që Kryepiskopi
Anastas të shpallet “Qytetar nderi” i Korçës.