/zVlera, besime, identitet”
– Veprimtari e Konferencës Evropiane të Kishave –
Me rastin e 50-vjetorit të Trak- tatit të Romës, udhëheqësit fetarë dhe pjesëmarrës nga 50 kisha dhe 28 vende nga e gjithë Evropa u takuan në datat 12 dhe 13 dhjetor 2006 në Bruksel me ftesë të Komisionit për Kishën dhe Shoqërinë të Konfe- rencës së Kishave Evropiane. Takimi u zhvillua pikërisht në kohën kur debati për të Ardhmen e Evropës dhe të Traktatit Konstitucional Evropian është në një udhëkryq.
Veprimtaria u hap mbasditen e datës 12 dhjetor, me temën “Vlerat evropiane – dialogu i kishave me institucionet politike evropiane”. Një sesion i dytë iu kushtua temës: “Mbi ç’vlera u ndërtua Evropa. Kontributi i kishave.”
Në datën 13 Konferenca vazhdoi me temën: “E ardhmja e projektit evropian”. Në të folës ishte edhe Kryepiskopi Anastas, që është edhe Zëvendëspresident i këtij organizmi, i cili mbledh në gjirin e vet 125 Kisha të krishtera të Evropës, si dhe 40 orga- nizata të asociuara. KEK u themelua në vitin 1959.
Në fund Konferenca miratoi edhe një deklaratë të përbashkët, të cilën po e botojmë pjesërisht në këtë numër.