GEZUAR KRISHTLINDJET!
Edhe Josifi, bum i saj, duke qenë i drejtë, e duke mos dashur t’i nxjerrë asaj zë të lig, deshi ta lëshojë fshehurazi. Po ndërsa ai ishte duke menduar këto, ja një engjëll i Zotit tek iu duk në ëndërr, duke thënë: Josif, bir i Davidit, mos u frikëso të marrësh me vete gruan tënde Mariamin; sepse mbarsja që u bë tek ajo është nga Shpirti i Shenjtë. Edhe do të lindë djalë dhe do t’ia quash emrin Jisu; sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga fajet e atyre.
Edhe gjithë kjo u bë, që të përmbushet e thëna prej Zotit me anë të profetit, që thotë: “Ja virgjëresha tek do të mbarset, dhe do të lindë djalë, dhe do t’ia quajnë emrin Emanuel”, që e përkthyer domethënë, Perëndia bashkë me ne.
Edhe Josifi, si u zgjua nga gjumi, bëri siç e urdhëroi engjëlli i Zotit, dhe mori pranë vetes gruan e tij. Edhe nuk e njohq atë, derisa bëri të birin e saj, të parëlindurin; dhe ia vuri emrin Jisu.
Matth 1:19-25