EmailFacebookKontakt

Ukrainë – Uniatët përpiqen të rrëmbejnë një kishë orthodhokse

Ukrainë
Uniatët përpiqen të
rrëmbejnë një kishë
orthodhokse
Një grup anëtarësh të kishës
uniate të Ukrainës u përpoqën të
pushtonin një kishë orthodhokse në
fshatin Zarechevo, rajoni i Trans-
karpathisë. Për dy javë besimtarët
orthodhoksë nuk bënë dot shër-
besat në kishën e tyre, pasi ajo ishte
e bllokuar nga uniatët, të mbë-
shtetur edhe nga episkopi i tyre
lokal.
Në rajonin e Transkarpathisë
uniatët përbëjnë vetëm 2 për qind
të popullsisë, por janë dalluar për
qëndrimet e tyre agresive. Kështu,
megjithëse nga autoritetet lokale iu
ishte ofruar ngritja e një kishe, ata
tentuan okupimin me forcë të
kishës orthodhokse.