EmailFacebookKontakt

Përshpirtje për Dostojevskin

Më 11 nëntor, në kishën e Apostujve Petri dhe Pavli, në Shën Pe- tërburg, u bë një shërbesë përshpirtjeje në 185-vjetorin e lindjes së gji- gantit të letrave dhe të shpirtit, Fjodor Dostojevskit.

Me këtë rast janë zhvilluar shumë konferenca ndërkombëtare në Rusi dhe në mjaft vende të tjera.

Thellësia shpirtërore e besimtarit të përkushtuar orthodhoks ndihej në gjithë veprën e tij. Ai vetë thoshte se “Vetëm besimi tek Perëndia ga- ranton mbijetesën morale të çdo qenieje njerëzore dhe të gjithë nje- rëzimit.”